Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Përpara përdorimit të parë _ _ _ _ _ _ _ _ 3
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4
Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _ _ _ 6
Tabelat e gatimit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 7
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 9
Si të veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 10
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
Lidhja elektrike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 12
Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 12
Probleme që lidhen me mjedisin _ _ _ _ _ 12
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Për sigurinë tuaj si dhe për një përdorim
të saktë të pajisjes, lexoni me kujdes
këtë manual përpara se të instaloni atë.
Mbajini këto udhëzime gjithmonë bashkë me
pajisjen, edhe kur e lëvizni apo e shisni.
Përdoruesit duhet të njohin plotësisht veçoritë
e përdorimit dhe sigurisë së pajisjes.
Përdorimi i saktë
• Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
• Kjo pajisje është projektuar vetëm për
përdorim shtëpiak.
• Pajisja nuk duhet të përdoret si sipërfaqe
pune ose për të mbështetur diçka sipër saj.
• Mos vendosni apo futni lëngje të
ndezshme, materiale që marrin flakë shpejt
apo objekte që shkrijnë (psh.fletë plastike
apo alumini) brenda ose pranë pajisjes.
• Bëni kujdes kur lidhni një pajisje elektrike
në prizat në afërsi. Bëni të mundur që
kabllot lidhës të mos bien në kontakt me
derën e furrës apo të mos kapen nën të.
• Mos i lini gatesat e lëngshme dhe ushqimet
në furrë pasi të keni përfunduar gatimin e
tyre, pasi lagështia mund të dëmtojë
smaltin ose të hyjë nëpër njësitë e furrës.
• Mos i bëni vetë riparimet, për të shmangur
plagosje apo dëmtim të pajisjes. Kontaktoni
gjithmonë Qendrën lokale të Shërbimit.
• Mos përdorni gërryes të fortë ose materiale
të mprehta metalike për të pastruar xhamin
e derës së furrës, pasi këto mund të
gërvishtin sipërfaqen, çka mund të
shkaktojë krisjen e xhamit.
Shënim mbi veshjen e smaltuar
Ndryshimi i ngjyrave të veshjes së
smaltuar të furrës si pasojë e përdorimit, nuk
ndikojnë në funksionimin normal e të mirë të
pajisjes. Për këtë arsye, ato nuk përbëjnë një
defekt të përfshirë në rregulloren e garancisë.
Siguria e fëmijëve
• Vetëm të rriturit mund ta përdorin këtë
pajisje. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes gjatë kohës që
është në punë e sipër. Pjesët e jashtme
mund të nxehen shumë gjatë përdorimit.
Ka rrezik djegieje.
Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u
përdorur nga persona (përfshirë fëmijët),
aftësitë fizike, ndjesore ose mendore të të
cilëve, ose mungesa e përvojës dhe
njohurive i pengon ata të përdorin pajisjen
me siguri pa mbikëqyrjen ose udhëzimet e
një personi përgjegjës, për të siguruar që
ata e përdorin pajisjen me siguri.
• Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Bëni kujdes dhe
mos prekni elementet ngrohës. Ka rrezik
djegieje.
• Largojuni gjithmonë pak pajisjes kur hapni
derën e furrës gjatë ose në përfundim të
gatimit që të lini avullin ose nxehtësinë e
krijuar të dalë jashtë.
2