• Hapeni me kujdes derën e pajisjes.
Përdorimi i përbërësve me alkool mund të
krijojë një përzierje alkooli dhe ajri.
• Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt
me shkëndija apo flakë të hapura kur
hapni derën.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalimit:
– mos vendosni enë furre ose objekte të
tjera drejtpërdrejt në fundin e pajisjes.
– mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në
pjesën e poshtme të hapësirës së
pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në
pajisjen e nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
• Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk
ndikon në funksionimin e pajisjes.
• Përdorni një tavë të thellë për kek të
lëngshëm. Lëngjet e frutave shkaktojnë
njolla që mund të jenë të përhershme.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Ajo
nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera,
për shembull për ngrohje dhome.
• Gatuani gjithmonë me derën e furrës të
mbyllur.
• Nëse pajisja është instaluar pas një paneli
mobilieje (p.sh. derë) sigurohuni që dera
të mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është
në punë. Mund të akumulohet nxehtësi
dhe lagështirë pas një paneli të mbyllur
mobilieje dhe mund të shkaktojë si
rrjedhim dëme në pajisje, njësinë brenda
së cilës ndodhet apo dysheme. Mos e
mbyllni panelin e mobilies derisa pajisja të
jetë ftohur plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose
dëmtimi të pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami
të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione
të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifike.
2.6 Shërbimi
• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën të autorizuar të shërbimit.
• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
2.7 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
ngecjen e fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake brenda pajisjes.
6 SHQIP