Electrolux EOA3450AOX Manual de utilizare

Tip
Manual de utilizare
EEA4235POX
EOA3450AAX
EOA3450AOX
SQ
Furrë Udhëzimet për përdorim 2
RO Cuptor Manual de utilizare 29
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................7
4. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË...................................................................7
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.............................................................................8
6. FUNKSIONET E ORËS.................................................................................... 10
7. PËRDORIMI I AKSESORËVE..........................................................................10
8. FUNKSIONET SHTESË................................................................................... 11
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA............................................................................ 11
10. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 20
11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 25
12. INSTALIMI...................................................................................................... 26
13. EFIKASITETI ENERGJETIK...........................................................................27
MENDOJMË PËR JU
Faleminderit që bletë pajisje Electrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me
vete dekada të tëra inovacioni dhe përvoje nga profesionistë. Ky produkt gjenial
dhe elegant është projektuar duke ju pasur juve në mendje. Pra, sa herë që ta
përdorni mund të ndiheni të sigurt do të merrni rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për zgjidhjen e
problemeve dhe për shërbimin:
www.electrolux.com
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të
këmbimit për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të
dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Informacion për sigurinë/kujdesin
Informacion i përgjithshëm dhe këshilla
Informacion mjedisor
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e
arritshme janë të nxehta.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ne rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
1.2 Siguria e përgjithshme
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë
pajisje dhe të ndërrojë kabllon.
Kur përdoret, pajisja nxehet nga brenda. Mos i prekni
elementet e nxehjes që gjenden në pajisje. Përdorni
gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur
aksesorët ose enët në furrë.
SHQIP 3
Përpara punimeve të mirëmbajtjes, shkëputni
furnizimin me rrymë elektrike.
Në mënyrë që të shmangni mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara
se të zëvendësoni llambën.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse
të mprehta metalike për të pastruar xhamin e derës,
sepse këto mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë e cila
mund të rezultojë në krisjen e xhamit.
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Për të hequr mbështetëset e rafteve, nxirrni fillimisht
jashtë pjesën e përparme të mbështetëses së raftit
dhe pastaj pjesën e pasme nga paretet anësore.
Montojini mbështetëset e rafteve në rendin e kundërt.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj
këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
Sigurohuni që pajisja të jetë e
instaluar nën dhe pranë strukturave të
sigurta.
Anët e pajisjes duhet të jenë pranë
pajisjeve ose njësive me të njëjtën
lartësi.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllin elektrike. Nëse kablloja e
korrentit duhet zëvendësuar, kjo
duhet kryer nga Qendra e Autorizuar
e Shërbimit.
www.electrolux.com4
Mos i lini kabllot që të prekin ose të
afrohen me derën e pajisjes,
veçanërisht kur dera është e nxehtë.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me
korrent dhe të izoluara duhet të
shtrëngohet në mënyrë të tillë që të
mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese:
çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në
neutral dhe kontaktorë.
Instalimi elektrik duhet të ketë një
pajisje instaluese e cila ju lejon të
shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike
në të gjitha polet. Pajisja instaluese
duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh dhe
goditjeje elektrike ose
shpërthimi.
Përdoreni këtë pajisje vetëm në
mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
Çaktivizojeni pajisjen pas çdo
përdorimi.
Bëni kujdes kur hapni derën e pajisjes
ndërkohë që pajisja është në punë.
Mund të çlirohet ajër i nxehtë.
Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos ushtroni presion mbi derën e
hapur.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune ose për të mbajtur sende.
Hapeni me kujdes derën e pajisjes.
Përdorimi i përbërësve me alkool
mund të krijoj një përzierje alkooli dhe
ajri.
Mos lejoni që pajisja të bjer në kontakt
me shkëndija apo flakë të hapura kur
hapni derën.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalimit:
mos vendosni enë furre ose
objekte të tjera drejtpërdrejt në
fundin e pajisjes.
mos fusni letër alumini
drejtpërdrejt në pjesën e poshtme
të pajisjes.
Mos hidhni ujë drejtpërdrejt në
pajisjen e nxehtë.
Mos lini enë të lagura dhe ushqim
në pajisje pasi të keni mbaruar
gatimin.
Bëni kujdes kur hiqni ose
vendosni aksesorët.
Çngjyrimi i emalimit nuk ndikon në
funksionimin e pajisjes. Ai nuk
konsiderohet defekt në kuptimin e ligjit
për garancinë.
Përdorni një tavë të thellë për kek të
lëngshëm. Lëngjet e frutave
shkaktojnë njolla që mund të jenë të
përhershme.
Kjo pajisje është vetëm për përdorime
gatimi. Ajo nuk duhet të përdoret për
funksione të tjera, për shembull për
ngrohje dhome.
Gatuani gjithmonë me derën e furrës
të mbyllur.
Nëse pajisja është instaluar pas një
paneli mobilieje (p.sh. derë)
sigurohuni që dera të mos mbyllet
asnjëherë kur pajisja është në punë.
Mund të akumulohet nxehtësi dhe
lagështirë pas një paneli të mbyllur
mobilieje dhe mund të shkaktojë si
rrjedhim dëme në pajisje, njësinë
brenda së cilës ndodhet apo
SHQIP 5
dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, zjarri ose
dëmtimi të pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Ka rrezik që panelet prej xhami të
thyhen.
Ndërrojini menjëherë panelet prej
xhami të derës kur janë të dëmtuara.
Kontaktoni qendrën e autorizuar të
shërbimit.
Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda
pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjent neutral. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të
ashpra pastruese, tretës ose objekte
metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në
paketim.
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse
ka) me asnjë lloj detergjenti.
2.5 Drita e brendshme
Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
PARALAJMËRIM!
Rrezik nga goditja elektrike.
Përpara ndërrimit të llambës,
shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifikime.
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
www.electrolux.com6
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamje e përgjithshme
8
7
11
9
10
5
4
1
2
3
31 64 52
1
Paneli i kontrollit
2
Çelësi i funksioneve të furrës
3
Simboli/treguesi/llamba e energjisë
4
Programuesi elektronik
5
Çelësi i temperaturës
6
Simboli/treguesi/llamba e
temperaturës
7
Elementi nxehës
8
Llamba
9
Ventilatori
10
Mbështetësja e rafteve, e
çmontueshme
11
Pozicionet e rafteve
3.2 Aksesorët
Rafti me rrjetë
Për enët e gatimit, tavat e kekëve dhe
të pjekjes.
Tavë për pjekje
Për ëmbëlsirat dhe biskotat.
Tigan skare/pjekjeje
Për të pjekur ose si tavë për të
mbledhur yndyrën.
Shinat teleskopike
Për raftet dhe tabakatë.
4. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
4.1 Pastrimi i parë
Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e
rafteve që mund të hiqen nga pajisja.
Referojuni kapitullit "Kujdesi
dhe pastrimi".
Pastroni pajisjen përpara përdorimit të
parë.
Vendosni aksesorët dhe mbajtëset e
rafteve që mund të hiqen në pozicionin e
tyre fillestar.
4.2 Vendosja e orës
Për të vënë në përdorim furrën, cilësoni
në fillim orën.
Treguesi i funksionit Ora e ditës pulson
kur lidhni pajisjen me prizën, nëse ka
pasur shkëputje energjie ose kur
kohëmatësi nuk është vendosur.
Shtypni butonin ose për të
vendosur orën e saktë.
Pas rreth pesë sekondash, pulsimi do të
ndalet dhe në ekran do të afishohet ora
që keni regjistruar.
4.3 Ndërrimi i orës
Nuk mund ta ndryshoni orën
e ditës nëse përdoret
funksioni Kohëzgjatja
ose Përfundimi .
Shtypni vazhdimisht derisa të pulsojë
treguesi i funksionit të orës së ditës.
Për të vendosur një kohë të re referojuni
"Regjistrimi i orës".
SHQIP 7
4.4 Ngrohja paraprake
Ngroheni paraprakisht pajisjen bosh për
të djegur yndyrën e mbetur.
1. Vendosni funksionin
dhe
temperaturën maksimale.
2. Lëreni pajisjen të punojë për rreth 1
orë.
3. Vendosni funksionin dhe
temperaturën maksimale.
4. Lëreni pajisjen të punojë për 15
minuta.
5. Vendosni funksionin
dhe
temperaturën maksimale.
6. Lëreni pajisjen të punojë për 15
minuta.
Aksesorët mund të nxehen më shumë
sesa zakonisht. Pajisja mund të nxjerrë
aromë të keqe dhe tym. Kjo është
normale. Sigurohuni që të ketë ajrosje të
mjaftueshme në dhomë.
Lëreni furrën të ftohet. Lagni një copë të
butë me ujë të ngrohtë dhe pak lëng
larës jo të fortë dhe përdoreni atë për të
pastruar hapësirën e furrës.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Dorezat e palosshme
Për të përdorur pajisjen, shtypni çelësin
e kontrollit. Çelësi i kontrollit del jashtë.
5.2 Aktivizimi dhe çaktivizimi i
pajisjes
Në varësi të modelit,
pajisja juaj ka simbole në
çelës, tregues ose llamba:
Treguesi ndizet kur furra
nxehet.
Llamba ndizet kur pajisja
është në punë.
Simboli tregon nëse
çelësi komandon
funksionet e furrës ose
temperaturën.
1. Rrotullojeni çelësin e funksioneve të
furrës për të zgjedhur një funksion
furre.
2. Rrotullojeni çelësin e temperaturës
për të zgjedhur një temperaturë.
3. Për ta çaktivizuar pajisjen, rrotullojeni
çelësin e funksioneve të furrës dhe
temperaturës në pozicionin e fikjes.
5.3 Funksionet e furrës
Funksionet e furrës Përdorimi
Pozicioni fikur Pajisja është e fikur.
Të lehta Për të aktivizuar llambën pa një funksion gatimi.
www.electrolux.com8
Funksionet e furrës Përdorimi
Gatim tradicio‐
nal
Për të pjekur ushqim në 1 pozicion rafti.
Nxehja nga sip‐
ër
Për të pjekur bukë, kekë dhe ëmbëlsira. Për përfun‐
dimin e gatimeve.
Nxehtësia e
poshtme
Për pjekjen e kekëve me bazë krokante dhe për
ruajtjen e ushqimit.
Pjekja në skarë Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta dhe për
të thekur bukë.
Skarë e shpejtë Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta në sasi
të mëdha dhe për të thekur bukë.
Pjekje me skarë
turbo
Për të pjekur copa mishi më të mëdha ose shpezë
me kocka në 1 pozicion rafti. Gjithashtu për të pje‐
kur dhe karamelizuar.
Ventilator i
plotë / Shkrirja
Për të pjekur në 3 pozicione të raftit njëkohësisht
dhe për të tharë ushqimin.Vendos temperaturën 20
- 40°C më poshtë se sa për gatimin tradicional.
Për të shkrirë ushqimin e ngrirë.
Cilësimi për pica Për të pjekur ushqim në 1 pozicion rafti, për pjekje
më intensive dhe bazë krokante. Vendosni një tem‐
peraturë 20°C - 40°C më të ulët se për gatimin tradi‐
cional.
5.4 Ekrani
A B C
A) Treguesit e funksioneve
B) Afishimi i kohës
C) Treguesi i funksionit
5.5 Butonat
Butoni Funksioni Përshkrimi
MINUS Për vendosjen e orës.
CLOCK (Ora) Për të vendosur një funksion ore.
PLUS Për vendosjen e orës.
SHQIP 9
6. FUNKSIONET E ORËS
6.1 Tabela e funksioneve të orës
Funksioni i orës Përdorimi
Ora e ditës Për të vendosur, ndryshuar ose kontrolluar orën ditore.
Kujtuesi i minu‐
tave
Për vendosjen e kohëmatësit. Ky funksion nuk ndikon në
funksionimin e pajisjes.
Kohëzgjatja Për caktimin e kohës së gatimit të furrës.
Përfundimi Për caktimin e orës së ditës kur duhet të çaktivizohet fur‐
ra.
Mund të përdorni funksionet
Kohëzgjatja dhe
Përfundimi njëkohësisht
për të caktuar kohën në të
cilën duhet të përdoret
pajisje dhe se kur duhet të
çaktivizohet pajisja. Kjo ju
lejon të aktivizoni pajisjen
me një vonesë në kohë. Në
fillim cilësoni Kohëzgjatjen
dhe më pas Përfundimin
.
6.2 Cilësimi i funksioneve të
orës
Për funksionin Kohëzgjatja dhe
Përfundimi , vendosni një funksion të
furrës dhe temperaturën e gatimit. Kjo
nuk është e nevojshme për Kujtuesin e
minutave .
1. Shtypni vazhdimisht derisa të
fillojë të pulsojë treguesi i funksionit
të nevojshëm të orës.
2. Shtypni
ose për të vendosur
kohën për funksionin e nevojshëm të
orës.
Funksioni i orës vihet në punë. Ekrani
shfaq treguesin për funksionin e orës që
vendosët.
Për funksionin Kujtuesi i
minutave, ekrani tregon
kohën e mbetur.
3. Kur përfundon koha, treguesi i
funksionit të orës pulson dhe bie një
sinjal akustik. Shtypni një buton për
ta ndalur sinjalin.
4. Rrotullojeni çelësin e funksioneve të
furrës dhe çelësin e temperaturës në
pozicionin e fikjes.
Me funksionet Kohëzgjatja
dhe Përfundimi
pajisja çaktivizohet
automatikisht.
6.3 Anulimi i funksioneve të
orës
1. Shtypni vazhdimisht, derisa
treguesi i funksionit të dëshiruar të
fillojë pulsimin.
2. Shtypni dhe mbani .
Pas pak sekondash funksioni i orës fiket.
7. PËRDORIMI I AKSESORËVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
www.electrolux.com10
7.1 Shinat teleskopike
Ruajini udhëzimet për shinat
teleskopike për përdorim në
të ardhmen.
Me shinat teleskopike mund t'i fusni e
nxirrni raftet më lehtë.
KUJDES!
Mos i pastroni shinat
teleskopike në enëlarëse.
Mos i lubrifikoni shinat
teleskopike.
1. Tërhiqni jashtë shinat teleskopike të
krahut të djathtë dhe të majtë.
°C
2. Vendoseni raftin me rrjetë mbi shinat
teleskopike e më pas shtyjini ato me
kujdes brenda pajisjes.
°C
Sigurohuni që shinat teleskopike t'i fusni
brenda plotësisht në pajisje përpara se të
mbyllni derën e furrës.
8. FUNKSIONET SHTESË
8.1 Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë
derisa të ftohet pajisja.
8.2 Termostati i sigurisë
Përdorimi i pasaktë i pajisjes ose pjesët
me defekt mund të shkaktojnë mbinxehje
të rrezikshme. Për ta parandaluar këtë,
furra ka një termostat sigurie që ndërpret
furnizimin me energji. Furra ndizet
aktivizohet përsëri automatikisht kur bie
temperatura.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
9.1 Informacione të
përgjithshme
Pajisja ka pesë pozicione të raftit.
Numërojini nivelet e raftit pajisjes
duke filluar nga poshtë.
Pajisja ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon
vazhdimisht avullin. Me këtë sistem ju
SHQIP 11
mund të gatuani në një mjedis me
avull dhe ta mbani ushqimi të butë
nga brenda dhe krokant nga jashtë. Ai
ul kohën e gatimit dhe konsumin e
energjisë në minimum.
Në pajisje ose në panelet e dyerve
prej xhami mund të kondensohet
lagështi. Kjo është normale. Qëndroni
gjithmonë pak larg pajisjes kur hapni
derën e pajisjes ndërsa është në
punë. Për të ulur kondensimin,
përdoreni pajisjen bosh për 10 minuta
para gatimit.
Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
Mos vendosni objekte drejtpërdrejt
mbi bazën e pajisjes dhe mos i
mbuloni pjesët e pajisjes me letër
alumini gjatë gatimit. Kjo mund të
ndryshojë rezultatet e pjekjes dhe
mund të shkaktojë dëmtimin e smaltit
të furrës.
9.2 Pjekja e kekëve
Mos e hapni derën e furrës para se të
ketë kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
Nëse përdorni dy tava pjekjeje
njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh
mes tyre.
9.3 Gatimi i mishit dhe peshkut
Përdorni një tavë të thellë për
ushqimet me shumë yndyrë, për të
ruajtur furrën nga njollat që mund të
mos ikin më.
Lëreni mishin afro 15 minuta përpara
se ta shponi, në mënyrë që lëngu të
mos derdhet jashtë.
Për të parandaluar tymin e tepërt në
furrë gjatë pjekjes, hidhni pak ujë në
tavën e thellë. Për të parandaluar
kondensimin e tymit, shtoni ujë sa
herë që të thahet.
9.4 Kohët e gatimit
Kohët e gatimit varen nga lloji,
shpeshtësia dhe vëllimi i ushqimit.
Fillimisht, kontrolloni funksionimin e
pajisjes kur gatuani. Gjeni përzgjedhjet
më të mira (përzgjedhjet e nxehtësisë,
kohët e gatimit, etj.) për gatesat tuaja,
recetat dhe sasitë përkatëse kur përdorni
pajisjen.
9.5 Tabela e pjekjes dhe skuqjes
Kekë
Ushqim Gatim tradicional Ventilator i plotë Koha
(minuta)
Komente
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Recetat
me brumë
të rrahur
170 2 160 3 (2 dhe
4)
45 - 60 Në një
formë keku
Brumë i
shkrifët
për ëm‐
bëlsira
170 2 160 3 (2 dhe
4)
20 - 30 Në një
formë keku
Kek me
gjalpë qu‐
mështi e
krem bul‐
meti
170 1 165 2 60 - 80 Në një
formë keku
26 cm
www.electrolux.com12
Ushqim Gatim tradicional Ventilator i plotë Koha
(minuta)
Komente
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Kek me
mollë
(Ëmbël‐
sirë me
mollë)
1)
170 2 160 2 (majtas
dhe djath‐
tas)
80 - 100 Në dy for‐
ma keku
20 cm në
një raft me
rrjetë
Strudel 175 3 150 2 60 - 80 Në një
tavë pjek‐
jeje
Ëmbëlsirë
me reçel
170 2 165 2 (majtas
dhe djath‐
tas)
30 - 40 Në një
formë keku
26 cm
Pandis‐
panjë
170 2 160 2 50 - 60 Në një
formë keku
26 cm
Kek
krishtlind‐
jesh/Kek
me fruta
1)
160 2 150 2 90 - 120 Në një
formë keku
20 cm
Kek me
kumbul‐
la
1)
175 1 160 2 50 - 60 Në një
tavë buke
Kekë të
vegjël - në
një nivel
170 3 140 - 150 3 20 - 30 Në një
tavë pjek‐
jeje
Kekë të
vegjël - në
dy nivele
- - 140 - 150 2 dhe 4 25 - 35 Në një
tavë pjek‐
jeje
Kekë të
vegjël - në
tre nivele
- - 140 - 150 1, 3 dhe 5 30 - 45 Në një
tavë pjek‐
jeje
Biskota/
rripa bru‐
mi të
shkrifët -
në një ni‐
vel
140 3 140 - 150 3 30 - 35 Në një
tavë pjek‐
jeje
SHQIP 13
Ushqim Gatim tradicional Ventilator i plotë Koha
(minuta)
Komente
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Biskota/
rripa bru‐
mi të
shkrifët -
në dy ni‐
vele
- - 140 - 150 2 dhe 4 35 - 40 Në një
tavë pjek‐
jeje
Biskota/
rripa bru‐
mi të
shkrifët -
në tre ni‐
vele
- - 140 - 150 1, 3 dhe 5 35 - 45 Në një
tavë pjek‐
jeje
Mafishe -
në një ni‐
vel
120 3 120 3 80 - 100 Në një
tavë pjek‐
jeje
Mafishe -
në dy ni‐
vele
1)
- - 120 2 dhe 4 80 - 100 Në një
tavë pjek‐
jeje
Kuleçë
1)
190 3 190 3 12 - 20 Në një
tavë pjek‐
jeje
Ekler - në
një nivel
190 3 170 3 25 - 35 Në një
tavë pjek‐
jeje
Ekler - në
dy nivele
- - 170 2 dhe 4 35 - 45 Në një
tavë pjek‐
jeje
Torta të
sheshta
180 2 170 2 45 - 70 Në një
formë keku
20 cm
Kek i pa‐
sur me
fruta
160 1 150 2 110 - 120 Në një
formë keku
24 cm
Sanduiç
"Viktoria"
170 1 160 2 (majtas
dhe djath‐
tas)
50 - 60 Në një
formë keku
20 cm
1)
Ngroheni furrën paraprakisht për 10 minuta.
www.electrolux.com14
Bukë dhe pica
Ushqim Gatim tradicional Ventilator i plotë Koha
(minuta)
Komente
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Bukë e
bardhë
1)
190 1 190 1 60 - 70 1 - 2 copë,
500 g për
copë
Bukë
thekre
190 1 180 1 30 - 45 Në një
tavë buke
Simite
1)
190 2 180 2 (2 dhe
4)
25 - 40 6 - 8 sim‐
ite në një
tavë pjek‐
jeje
Pica
1)
230 - 250 1 230 - 250 1 10 - 20 Në një
tavë pjek‐
jeje ose
tavë të
thellë
Gurabije
1)
200 3 190 3 10 - 20 Në një
tavë pjek‐
jeje
1)
Ngroheni furrën paraprakisht për 10 minuta.
Ëmbëlsira
Ushqim Gatim tradicional Ventilator i plotë Koha
(minuta)
Komente
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Bazë bru‐
mi
200 2 180 2 40 - 50 Në një
formë
Pite me
perime
200 2 175 2 45 - 60 Në një
formë
Quiche
1)
180 1 180 1 50 - 60 Në një
formë
Lazanja
1)
180 - 190 2 180 - 190 2 25 - 40 Në një
formë
Kaneloni
1)
180 - 190 2 180 - 190 2 25 - 40 Në një
formë
1)
Ngroheni furrën paraprakisht për 10 minuta.
SHQIP 15
Mish
Ushqim Gatim tradicional Ventilator i plotë Koha
(minuta)
Komente
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Mish lope 200 2 190 2 50 - 70 Në një raft
me rrjetë
Mish derri 180 2 180 2 90 - 120 Në një raft
me rrjetë
Mish viçi 190 2 175 2 90 - 120 Në një raft
me rrjetë
Rosto viçi
angleze, e
pjekur pak
210 2 200 2 50 - 60 Në një raft
me rrjetë
Rosto viçi
angleze, e
pjekur me‐
satarisht
210 2 200 2 60 - 70 Në një raft
me rrjetë
Rosto viçi
angleze, e
pjekur
mirë
210 2 200 2 70 - 75 Në një raft
me rrjetë
Shpatull
derri
180 2 170 2 120 - 150 Me lëkurë
Kërci derri 180 2 160 2 100 - 120 2 copë
Mish
qengji
190 2 175 2 110 - 130 Kofshë
Pulë 220 2 200 2 70 - 85 E plotë
Gjel deti 180 2 160 2 210 - 240 I plotë
Rosë 175 2 220 2 120 - 150 E plotë
Patë 175 2 160 1 150 - 200 E plotë
Lepur 190 2 175 2 60 - 80 I prerë në
copa
Lepur i
egër
190 2 175 2 150 - 200 I prerë në
copa
Fazan 190 2 175 2 90 - 120 I plotë
www.electrolux.com16
Peshk
Ushqim Gatim tradicional Ventilator i plotë Koha
(minuta)
Komente
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Tempera‐
tura (°C)
Pozicioni
i raftit
Troftë/
Krap deti
190 2 175 2 40 - 55 3 - 4
peshq
Peshk ton/
Salmon
190 2 175 2 35 - 60 4 - 6 fileto
9.6 Pjekje në skarë
Ngrohni paraprakisht furrën
bosh për 3 minuta përpara
se të gatuani
Ushqim Sasia Tempera‐
tura (°C)
Koha (minuta) Pozicioni
i raftit
Copë (g) Ana e 1-
Ana e 2-të
Biftek file‐
to
4 800 maks. 12 - 15 12 - 14 4
Biftek 4 600 maks. 10 - 12 6 - 8 4
Salsiçe 8 - maks. 12 - 15 10 - 12 4
Kotëleta
derri
4 600 maks. 12 - 16 12 - 14 4
Pulë (e
ndarë në 2
pjesë)
2 1000 maks. 30 - 35 25 - 30 4
Qebapë 4 - maks. 10 - 15 10 - 12 4
Gjoks pule 4 400 maks. 12 - 15 12 - 14 4
Hambur‐
ger
6 600 maks. 20 - 30 - 4
Filetë
peshku
4 400 maks. 12 - 14 10 - 12 4
Sandviçë
të thekur
4 - 6 - maks. 5 - 7 - 4
Bukë e
thekur
4 - 6 - maks. 2 - 4 2 - 3 4
SHQIP 17
9.7 Pjekje me skarë turbo
Mish gjedhi
Ushqim Sasia Temperatura
(°C)
Koha (minu‐
ta)
Pozicioni i
raftit
Bërxolla gjedhi
ose fileto, e gatuar
pak
1)
për cm trashë‐
si
190 - 200 5 - 6 1 ose 2
Bërxollë gjedhi
ose fileto, e gatuar
mesatarisht
1)
për cm trashë‐
si
180 - 190 6 - 8 1 ose 2
Bërxollë gjedhi
ose fileto, e gatuar
mirë
1)
për cm trashë‐
si
170 - 180 8 - 10 1 ose 2
1)
Nxehni furrën paraprakisht.
Mish derri
Ushqim Sasia (kg) Temperatura
(°C)
Koha (minu‐
ta)
Pozicioni i
raftit
Shpatull, qafë,
kofshë
1 - 1.5 160 - 180 90 - 120 1 ose 2
Bërxolla, brinjë 1 - 1.5 170 - 180 60 - 90 1 ose 2
Qofte 0.75 - 1 160 - 170 50 - 60 1 ose 2
Nyje derri (gjysmë
e gatuar)
0.75 - 1 150 - 170 90 - 120 1 ose 2
Mish viçi
Ushqim Sasia (kg) Temperatura
(°C)
Koha (minuta) Pozicioni i raf‐
tit
Mish viçi i pje‐
kur
1 160 - 180 90 - 120 1 ose 2
Nyjë viçi 1.5 - 2 160 - 180 120 - 150 1 ose 2
Qengj
Ushqim Sasia (kg) Temperatura
(°C)
Koha (minuta) Pozicioni i raf‐
tit
Kofshë qengji,
rosto qengji
1 - 1.5 150 - 170 100 - 120 1 ose 2
Shpinë qengji 1 - 1.5 160 - 180 40 - 60 1 ose 2
www.electrolux.com18
Pulë
Ushqim Sasia (kg) Temperatura
(°C)
Koha (minuta) Pozicioni i raf‐
tit
Porcione shpe‐
zësh
0.2 - 0,25 seci‐
la
200 - 220 30 - 50 1 ose 2
Gjysma pule 0,4 - 0,5 secila 190 - 210 35 - 50 1 ose 2
Pulë, pulastren 1 - 1.5 190 - 210 50 - 70 1 ose 2
Rosë 1.5 - 2 180 - 200 80 - 100 1 ose 2
Patë 3.5 - 5 160 - 180 120 - 180 1 ose 2
Gjel deti 2.5 - 3.5 160 - 180 120 - 150 1 ose 2
Gjel deti 4 - 6 140 - 160 150 - 240 1 ose 2
Peshk
Ushqim Sasia (kg) Temperatura
(°C)
Koha (minuta) Pozicioni i raf‐
tit
Peshk i plotë 1 - 1.5 210 - 220 40 - 60 1 ose 2
9.8 Shkrirje
Ushqim Sasia (g) Koha e
shkrirjes
(min.)
Koha e
shkrirjes së më‐
tejshme (në
minuta)
Komente
Pulë 1000 100 - 140 20 - 30 Vendoseni pulën mbi
një pjatë të sheshtë të
kthyer në një pjatancë
të madhe. Kthejeni pasi
të ketë kaluar gjysma e
kohës.
Mish 1000 100 - 140 20 - 30 Kthejeni pasi të ketë ka‐
luar gjysma e kohës.
Mish 500 90 - 120 20 - 30 Kthejeni pasi të ketë ka‐
luar gjysma e kohës.
Troftë 150 25 - 35 10 - 15 -
Luleshtrydhe 300 30 - 40 10 - 20 -
Gjalpë 250 30 - 40 10 - 15 -
Ajkë 2 x 200 80 - 100 10 - 15 Kajmaku mund të rrihet
edhe kur në disa vende
është ende pak i ngrirë.
Kek gato (me
ajkë)
1400 60 60 -
SHQIP 19
9.9 Tharja - Gatim me ventilator
të plotë
Mbuloni tavat me letër kundër yndyrës
ose letër për pjekje.
Për një rezultat më të mirë, ndalojeni
furrën pasi ka kaluar gjysma e kohës
së tharjes, hapni derën dhe e lini të
ftohet gjatë gjithë natës që të thahet
plotësisht.
Zarzavate
Ushqim Temperatura
(°C)
Koha (orë) Pozicioni i raftit
1 pozicion 2 pozicione
Fasule 60 - 70 6 - 8 3 1 / 4
Speca 60 - 70 5 - 6 3 1 / 4
Perime të thar‐
bëta
60 - 70 5 - 6 3 1 / 4
Kërpudha 50 - 60 6 - 8 3 1 / 4
Barishte 40 - 50 2 - 3 3 1 / 4
Fruta
Ushqim Temperatura
(°C)
Koha (orë) Pozicioni i raftit
1 pozicion 2 pozicione
Kumbulla 60 - 70 8 - 10 3 1 / 4
Kajsi 60 - 70 8 - 10 3 1 / 4
Feta molle 60 - 70 6 - 8 3 1 / 4
Dardhë 60 - 70 6 - 9 3 1 / 4
10. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
10.1 Shënime për pastrimin
Pastroni pjesën e përparme të
pajisjes me një copë të butë me ujë të
ngrohtë dhe një agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent të zakonshëm
pastrimi.
Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi.
Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të
ushqimeve të tjera mund të shkaktojë
zjarr. Rreziku është më i lartë për
tavën e skarës.
Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm për furrat.
Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë të
ngrohtë dhe agjent pastrues.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin,
mos i pastroni duke përdorur lëndë
agresive, sende me cepa të mprehta
ose në enëlarëse. Kjo mund t'i
shkaktojë dëmtime veshjes së
pajisjes.
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60

Electrolux EOA3450AOX Manual de utilizare

Tip
Manual de utilizare