• Hiqni ambalazhin me fletë alumini,
kontejnerët metalikë, etj., përpara se të
përgatisni ushqimin.
Gatimi
• Nëse është e mundur, gatuani ushqim të
mbuluar me material të përshtatshëm për
përdorim në mikrovalë. Nëse doni ta ruani
koren, gatuajeni ushqimin pa mbulesë
• Mos i gatuani më tepër se sa duhet
gatimet duke e vendosur fuqinë ose kohën
në nivel tepër të lartë. Ushqimi mund të
thahet, të digjet apo të marrë flakë në disa
vende.
• Mos e përdorni pajisjen për të gatuar vezë
në lëvore ose kërmij, sepse ato mund të
plasin. Me vezët e skuqura, shponi në fillim
të verdhat e vezëve.
• Para pjekjes shpojini disa herë me një
pirun ushqimet me “lëkurë” ose me
“lëvore”, si patatet, domatet, salsiçet me
qëllim që ato të mos plasin.
• Ushqimet e ftohura ose të ngrira kërkojnë
një kohë më të gjatë gatimi.
• Gatimet me salcë duhet të trazohen herë
pas here.
• Perimet që kanë strukturë të fortë, siç janë
karotat, bizelet apo lulelakrat, duhet të
gatuhen në ujë.
• Rrotullojini copat e mëdha pasi ka kaluar
gjysma e kohës së gatimit.
• Nëse është e mundur, pritini perimet në
copëza me përmasa të ngjashme.
• Përdorni pjata të sheshta e të gjera.
• Mos përdorni enë porcelani, qeramike ose
prej balte me vrima të vogla, p.sh. te
dorezat ose që kanë bazament pa smalt.
Lagështira që futet në vrima mund të bëjë
që ena e gatimit të kriset gjatë nxehjes.
• Pllaka e qelqit është një sipërfaqe për të
ngrohur ushqimet ose lëngjet. Është e
nevojshme për funksionimin e mikrovalës.
Shkrirja e mishit, shpendëve dhe peshkut
• Vendosni ushqimin e ngrirë, bashkë me
mbështjelljen, mbi një pjatë të kthyer
përmbys me një enë poshtë saj në mënyrë
që lëngu i shkrirë të mblidhet në enë.
• Rrotullojeni ushqimin pasi të ketë kaluar
gjysma e kohës së shkrirjes. Nëse është e
mundur, ndani dhe më pas hiqni copat që
kanë filluar të shkrihen.
Shkrirja e gjalpit, copave të tortës, djathit
të butë
• Mos e shkrini plotësisht ushqimin në
pajisje, por lëreni të shkrihet në
temperaturë dhome. Kjo jep një shkrirje
edhe më të njëtrajtshme. Hiqni plotësisht
të gjitha ambalazhet metalike apo prej
alumini para shkrirjes.
Shkrirja e frutave, perimeve
• Mos i shkrini plotësisht në pajisje frutat dhe
perimet, që duhen gatuar kur janë të
freskëta. Lërini të shkrihen në temperaturë
dhome.
• Mund të përdorni një fuqi më të lartë
mikrovale për të gatuar frutat dhe perimet
pa i shkrirë ato më parë.
Ushqimet e gatshme
• Mund të përgatitni ushqime të gatshme në
pajisje vetëm nëse paketimi është i
përshtatshëm për përdorim në mikrovalë.
• Ju lutemi shikoni me çdo kusht për
udhëzimet e prodhuesit të printuara në
paketim (p.sh. hiqni kapakun metalik dhe
çani fletën plastike).
Enët e gatimit dhe materialet e përshtatshme
Ena e gatimit/Materiali Mikrovalë
Shkrirja Ngrohje Gatimi
Qelq dhe porcelan zjarrdurues (pa pjesë metalike,
p.sh. pireks, qelq zjarrdurues)
X X X
Qelq dhe porcelan jo-zjarrdurues
1)
X -- --
Enë qeramike me material durues ndaj zjarrit/
ngrirjes (p.sh. Arcoflam), raft skare
X X X
Qeramikë
2)
, enë argjile
2)
X X X
www.zanussi.com 7