• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
• Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
• Vetëm për MB-në dhe Irlandën.
Pajisja ka një spinë 13 amp. Nëse ju
duhet ta ndërroni siguresën në prizë,
përdorni një siguresë 13 amp ASTA
(BS 1362).
• Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
• Përdoreni këtë pajisje vetëm në
mjedis shtëpiak.
• Mos thani artikuj të dëmtuar që
përmbajnë material mbushës.
• Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Ndiqni udhëzimet në etiketën e
rrobave.
• Nëse i keni larë rrobat tuaja me heqës
njollash, duhet të kryeni një cikël
shtesë shpëlarjeje përpara se të nisni
tharësen e rrobave.
• Mos pini ose mos përgatitni ushqime
me ujë të kondensuar/distiluar. Kjo
mund të shkaktojë probleme
shëndetësore te njerëzit dhe kafshët.
• Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
• Mos thani në tharëse rroba të lagura
që pikojnë ujë.
2.4 Drita e brendshme
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi.
• Ka rrezatim të dukshëm LED, ndaj
mos i ngulni sytë te drita.
• Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
• Për të zëvendësuar dritën e
brendshme, lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.6 Eliminimi i mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
www.aeg.com6