Electrolux EWS31064NU Manual de utilizare

Tip
Manual de utilizare
EWS 31064 NU
SQ Lavatriçe Udhëzimet për përdorim 2
RO Maşină de spălat rufe Manual de utilizare 27
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2.
UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................5
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 6
5. PROGRAMET ....................................................................................................7
6. VLERAT E KONSUMIT...................................................................................... 9
7. OPSIONET....................................................................................................... 11
8. CILËSIMET.......................................................................................................12
9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................12
10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.........................................................................13
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 16
12. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 17
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 22
14. TË DHËNA TEKNIKE..................................................................................... 24
ME JU NË MENDJE
Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili
sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe
elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që
ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të
shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si
dhe për shërbimin:
www.electrolux.com
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 6 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Presioni i punës i ujit (minimumi dhe maksimumi)
duhet të jenë mes 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8
MPa).
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë
duke përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Pajisjet e
vjetra të zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
SHQIP
3
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të
pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra,
tretës ose objekte metalike.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni të gjithë paketimin dhe bulonat e
transportit.
Ruajini bulonat e transportit. Kur ta
lëvizni pajisjen sërish duhet ta bllokoni
kazanin.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen kur temperatura është më e
ulët se 0°C ose kur ekspozohet ndaj
kushteve atmosferike.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e
pastër e ta durojë nxehtësinë.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Rregullojini këmbëzat në mënyrë që
mes pajisjes dhe tapetit të ketë
hapësirë të mjaftueshme.
Mos e instaloni pajisjen në një vend
ku dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
2.2 Lidhja Elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllin elektrike. Nëse kablloja e
korrentit duhet zëvendësuar, kjo
duhet kryer nga Qendra e Autorizuar
e Shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Vetëm për MB-në dhe Irlandën:
Pajisja ka një spinë 13 amp. Nëse ju
duhet ta ndërroni siguresën në prizë,
përdorni një siguresë 13 amp ASTA
(BS 1362).
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Lidhja e ujit
Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët e
ujit.
www.electrolux.com4
Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba
të rinj ose në tuba që nuk janë
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni
ujin të rrjedhë derisa ai të pastrohet.
Herën e parë që do të përdorni
pajisjen, sigurohuni që të mos ketë
asnjë rrjedhje.
2.4
Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Përdoreni këtë pajisje vetëm në
mjedis shtëpiak.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë në
ambalazhin e detergjentit.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Mos vendosni një enë për të
grumbulluar ujin që mund të rrjedhë
nën pajisje. Kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit për t'u siguruar
se cilët aksesorë mund të përdoren.
Mos e prekni xhamin e derës gjatë
kohës që pajisja është në punë e
sipër. Xhami mund të jetë i nxehtë.
2.5
Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamje e përgjithshme e pajisjes
1
2
3
4
5
6
7
1
Pjesa e sipërme
2
Kutia e detergjentit
3
Paneli i kontrollit
4
Doreza e derës
5
Filtri i pompës së shkarkimit
6
Etiketa e specifikimeve
7
Këmbët për nivelimin e pajisjes
SHQIP 5
4. PANELI I KONTROLLIT
4.1 Përshkrimi i panelit të kontrollit
90° 60° 40°
30° 20°
10
00 800
400
Delay Start
Extra Rinse
.
Prewash
.
Easy Iron
Temperature
Spin
S
tart/Pause
600
1 2 3 4
910
7
6
8
5
1
Çelësi i programeve
2
Fusha me prekje e reduktimit të
centrifugimit (Centrifugim)
3
Fusha me prekje e temperaturës
(Temperatura)
4
Ekrani
5
Fusha me prekje e paralarjes
(Paralarje)
6
Fusha me prekje e shtyrjes së
programit (Vonesë në nisje)
7
Fusha me prekje e shpëlarjes shtesë
(Shpëlarje shtesë)
8
Fusha me prekje e hekurosjes së
lehtë (Hekurosje e lehtë)
9
Fusha me prekje Nis/Ndërprit
(Nisje/Pauzë)
10
Blloqet e prekjet së Menaxherit të
kohës
4.2 Ekrani
A B
E D
C
A) Zona e kohës:
Koha e programit.
Kodet e alarmit. Referojuni
kapitullit "Zgjidhja e problemeve"
për përshkrimin e tyre.
Niveli i Menaxherit të kohës
.
B) Treguesi i shtyrjes së programit.
C) Treguesi i bllokimit për fëmijët.
D) Treguesi i derës së bllokuar:
Nëse është i ndezur, nuk mund ta
hapni derën.
Nëse është i fikur, mund ta hapni
derën.
Nëse pulson, nuk mund ta hapni
derën. Prisni disa minuta derisa
treguesi të fiket.
E) Treguesit e fazës së larjes.
: faza e larjes
www.electrolux.com6
: faza e shpëlarjeve : faza e centrifugimit
5. PROGRAMET
5.1 Tabela e programit
Programi
Diapazoni i
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Shpejtësia
maksimale e
centrifugimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Programet e larjes
Të pambukta
90°C - Ujë i
ftohtë
6 kg
1000 rpm
Të pambukta të bardha dhe me ngjyra. Ndotje
normale dhe e lehtë.
Të pambukta
Eko
1)
60°C - 40°C
6 kg
1000 rpm
Të pambukta të bardha dhe të pambukta me
ngjyra që nuk zbehen. Ndotje normale. Konsu‐
mi i energjisë ulet dhe koha e programit të larjes
zgjatet.
Sintetike
60°C - Ujë i
ftohtë
3 kg
1000 rpm
Artikuj sintetikë ose artikuj prej materialesh të
përziera
. Ndotje normale.
Delikate
40°C - Ujë i
ftohtë
3 kg
1000 rpm
Rroba delikate si akrilike, viskoze, poliestër.
Ndotje normale.
Të leshta / Larje
me dorë
40°C - Ujë i
ftohtë
1 kg
1000 rpm
Të leshta që lahen në lavatriçe, të leshta që
lahen me dorë dhe pëlhura delikate me simbo‐
lin e kujdesit "larje me dorë".
2)
Të mëndafshta
30°C
1 kg
800 rpm
Program special për rroba mëndafshi dhe sin‐
tetike të përziera.
Jorgan
60°C - 30°C
2 kg
800 rpm
Program i special për një batanije sintetike, jor‐
gan, mbulesë krevati etj.
Shpëlarja
Ujë i ftohtë
6 kg
1000 rpm
Për të shpëlarë dhe për të centrifuguar rrobat.
gjitha pëlhurat.
SHQIP 7
Programi
Diapazoni i
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Shpejtësia
maksimale e
centrifugimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Shkarkim
6 kg Për të shkarkuar ujin në kazan. Të gjitha pëlhur‐
at.
Centrifugim
6 kg
1000
rpm
Për të centrifuguar rrobat dhe për të shkarkuar
ujin në kazan. Të gjitha pëlhurat.
Xhinse
60°C - Ujë i
ftohtë
6 kg
1000
rpm
Xhinse dhe të leshta. Edhe për artikuj me ngjyra
të errëta.
Perde
40°C - Ujë i
ftohtë
1 kg
800 rpm
Program special për perde. Faza e paralarjes ak‐
tivizohet automatikisht.
3)
Rifreskim
30°C
2 kg
800 rpm
Artikuj sintetikë dhe delikatë. Artikuj me ndotje
të lehtë ose artikuj për t'u rifreskuar.
Të shpejta
30°C
1 kg
800 rpm
Artikuj sintetikë dhe të përzierë. Artikuj me
ndotje të lehtë e artikuj për t'u rifreskuar.
1)
Programet standarde për vlerat e konsumit të etiketës së energjisë. Sipas rregul‐
lores 1061/2010, këto programe janë përkatësisht "Programi standard për të pambuktat me
60°C" dhe "Programi standard për të pambuktat me 40°C". Ato janë programet më efikase
për sa i përket kombinimit të konsumit të energjisë dhe ujit për larje të rrobave të pambukta
me ndotje normale.
Temperatura e ujit në fazën e larjes mund të ndryshojë nga temperatura e de‐
klaruar për programin e zgjedhur.
2)
Gjatë këtij cikli kazani rrotullohet ngadalë për të garantuar larje delikate. Mund të duket
që kazani nuk rrotullohet fare ose nuk rrotullohet mirë. Konsiderojeni këtë si funksionim nor‐
mal të pajisjes.
3)
Mos përdorni detergjent për fazën e paralarjes nëse doni të shpëlani vetëm me ujë.
Përshtatshmëria e opsioneve të programit
Programi
www.electrolux.com8
Programi
5.2 Woolmark Apparel Care -
Blu
Cikli i larjes së të leshtave i kësaj makine
larëse është miratuar nga The Woolmark
Company për larjen e rrobave të leshta
që mbajnë etiketën "larje me dorë" nëse
rrobat lahen sipas udhëzimeve të dhëna
nga prodhuesi i kësaj makine larëse.
Ndiqni udhëzimet e tharjes dhe të
proceseve të tjera të larjes në etiketën
për kujdesin ndaj rrobave. M
1459
Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë,
Hong-Kong dhe Indi, simboli "Woolmark"
është markë tregtare certifikimi.
6. VLERAT E KONSUMIT
dhënat këtë tabelë janë përafërta. Shkaqe ndryshme mund
ndryshojnë
dhënat: sasia dhe lloji i rrobave për larje, temperatura e
ujit dhe e ambientit.
SHQIP 9
momentin e nisjes programit ekrani tregon kohëzgjatjen e progra‐
mit për kapacitetin maksimal të ngarkesës.
Gjatë fazës së larjes, kohëzgjatja e programit llogaritet automatikisht dhe
mund të reduktohet mjaft
nëse ngarkesa e rrobave është e ulët sesa
kapaciteti maksimal i ngarkesës (p.sh. pambuktat 60°C, kapaciteti
maksimal i ngarkesës 6 kg, kohëzgjatja e programit i tejkalon 2 orë;
ngarkesa reale 1 kg, kohëzgjatja e programit është më pak se 1 orë).
Kur pajisja është duke llogaritur kohëzgjatjen e vërtetë programit,
ekran pulson një pikë.
Programet Ngarke‐
sa (kg)
Konsumi i
energjisë
(kWh)
Konsumi i
ujit (litra)
Kohëzgjat‐
ja e përa‐
fërt e pro‐
gramit
(minuta)
Lagështia
e mbetur
(%)
1)
Të pambukta 60
°C
6 1.26 60 183 60
Të pambukta 40
°C
6 0.83 60 165 60
Sintetike 40 °C 3 0.63 55 119 37
Delikate 40 °C 3 0.50 45 49 37
Të leshta / Larje
me dorë
30 °C
1
0.45 59 69 32
Programet standarde të pambukut
Program standard
për pambukun 60
°C
6 0.76 46 202 60
Program standard
për pambukun 60
°C
3 0.59 39 170 60
Program standard
për pambukun
40°C
3 0.48 40 169 60
1)
Në fund të fazës së centrifugimit.
Modaliteti fikur (W) Modaliteti lënë ndezur (W)
0,48 0,48
Informacionet e dhëna në tabelën më lart janë në përputhje me direktivën implemen‐
tuese 2009/125/KE të rregullores 1015/2010 të Komisionit të BE-së.
www.electrolux.com10
7. OPSIONET
7.1 Temperatura
Vendosni këtë opsion për të ndryshuar
temperaturën e parazgjedhur.
Treguesi = ujë i ftohtë.
Treguesi i temperaturës së vendosur
ndizet.
7.2 Centrifugim
Me këtë opsion ju mund të ndryshoni
shpejtësinë e parazgjedhur të
centrifugimit.
Drita treguese e shpejtësisë së vendosur
ndizet.
Opsionet shtesë të centrifugimit:
Pa centrifugim
Vendosni këtë opsion për të
çaktivizuar të gjitha fazat e
centrifugimit. Disponohet vetëm faza
e shkarkimit.
Treguesi përkatës ndizet.
Vendosni këtë opsion për pëlhura
shumë delikate.
Faza e shpëlarjes përdor më shumë
ujë për disa programe larjeje.
Ndërprerje e shpëlarjes
Vendosni këtë opsion për të
parandaluar rrudhat e rrobave.
Treguesi përkatës ndizet.
Ka ujë në kazan kur përfundon
programi.
Kazani rrotullohet rregullisht për të
parandaluar krijimin e rrudhave.
Dera qëndron e bllokuar. Për të
zhbllokuar derën duhet të shkarkoni
ujin.
Për ta shkarkuar ujin,
referojini kapitullit "Në
përfundim të programit".
7.3 Paralarje
Me këtë opsion mund të shtoni një fazë
paralarjeje te një program larjeje.
Përdoreni këtë opsion për rroba shumë
të ndotura.
Kur ta vendosni këtë opsion, kohëzgjatja
e programit rritet.
Treguesi përkatës ndizet.
7.4 Vonesë në nisje
Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e
programit nga 30 minuta në 20 orë.
Ekrani shfaq treguesin përkatës.
7.5 Shpëlarje shtesë
Me këtë opsion mund të shtoni disa
shpëlarje te një program larjeje.
Përdoreni këtë opsion për njerëzit që
janë alergjikë ndaj detergjenteve dhe në
zonat ku uji është i butë.
Treguesi përkatës ndizet.
7.6 Hekurosje e lehtë
Pajisja lan dhe centrifugon rrobat me
kujdes për të parandaluar krijimin e
rrudhave.
Pajisja e ul shpejtësinë e centrifugimit,
përdor më shumë ujë dhe e përshtat
kohëzgjatjen e programit sipas llojit të
rrobave.
Treguesi përkatës ndizet.
7.7 Rregulluesi i kohës
Kur vendos një program larjeje, ekrani
tregon kohëzgjatjen e parazgjedhur.
Shtypni ose për të ulur ose rritur
kohëzgjatjen e programit.
Opsioni Menaxheri i kohës është i
disponueshëm vetëm me programet në
tabelë.
treguesi
1)
1)
2)
SHQIP 11
treguesi
1)
1)
3)
4)
4)
4)
4)
4)
4)
1)
Nëse disponohet.
2)
Më e shkurtra: për të freskuar rrobat.
3)
Më e gjata: Rritja e kohëzgjatjes së pro‐
gramit ul gradualisht konsumin e energjisë.
Faza e optimizuar e ngrohjes kursen energji
dhe kohëzgjatja më e gjatë ruan të njëjtat
rezultate larjeje (veçanërisht për ndotje nor‐
male).
4)
Kohëzgjatja e paracaktuar për të gjitha
programet.
8. CILËSIMET
8.1 Bllokimi për fëmijët
Me këtë opsion mund të parandaloni që
fëmijët të luajnë me panelin e kontrollit.
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, shtypni dhe
njëkohësisht derisa treguesi
ndizet/të fiket.
Mund ta aktivizoni këtë opsion:
Pasi të shtypni
: opsionet dhe
çelësi i programit janë të bllokuar.
Para se të shtypni : pajisja nuk
mund të niset.
8.2 Shpëlarja e përhershme
shtesë
Me këtë funksion mund të keni në
mënyrë të përhershme një shpëlarje
shtesë kur vendosni një program të ri.
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, shtypni dhe
njëkohësisht derisa treguesi
ndizet/të fiket.
8.3 Sinjalet akustike
Dëgjohen sinjalet akustike kur:
Programi ka mbaruar.
Pajisja ka keqfunksionim.
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike, shtypni njëkohësisht
dhe
për 6 sekonda.
Nëse çaktivizoni sinjalet
akustike, ato vazhdojnë të
punojnë kur pajisja ka
keqfunksionim.
9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Hidhni 2 litra ujë në kutinë e
detergjentit për fazën e larjes.
Kjo aktivizon sistemin e shkarkimit.
2. Vendosni një sasi të vogël me
detergjent në ndarjen e fazës së
larjes.
3. Vendosni dhe startoni një program
për të pambuktat në temperaturën
më të lartë pa rroba.
Kjo do të heqë të gjitha papastërtitë e
mundshme nga tamburi dhe kazani.
www.electrolux.com12
10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
10.1 Futja e rrobave në pajisje
1. Hapni derën e pajisjes
2. Vendosini artikujt në kazan, njërin
pas tjetrit.
3. Shkundini artikujt përpara se t'i
vendosni ato brenda pajisjes.
Sigurohuni që të mos fusni në kazan më
shumë rroba sesa duhet.
4. Mbylleni derën.
KUJDES!
Sigurohuni që të mos mbeten rroba
ndërmjet guarnicionit dhe derës.
Ekziston rreziku i rrjedhjes së ujit ose i
dëmtimit të rrobave.
10.2 Përdorimi i detergjenteve
dhe aditivëve
1. Matni sasinë e duhur të detergjentit
dhe të zbutësit të rrobave.
2. Mbylleni me kujdes sirtarin e
detergjentit
2
1
10.3 Ndarjet e detergjentit
KUJDES!
Përdorni vetëm detergjente
specifikë për makinën
larëse.
Gjithmonë zbatoni
udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produkteve të
detergjentit.
1 Ndarja e detergjentit për fazën
e paralarjes ose programin e
njomjes (nëse ka). Shtoni de‐
tergjent për paralarjen dhe njo‐
meni përpara fillimit të progra‐
mit.
2 Kutia e detergjentit për fazën e
larjes. Nëse përdorni një de‐
tergjent të lëngshëm, vendose‐
ni atë menjëherë përpara fillimit
të programit.
Dhomëza për solucionet shtesë
në trajtë të lëngët (zbutësi i rro‐
bave, ngrirësit). Vendoseni pro‐
duktin në dhomëz, përpara se
të filloni programin.
SHQIP 13
10.4 Detergjenti pluhur ose i
lëngshëm
1. 2.
A
3.
B
4.
Pozicioni A për detergjentin pluhur (cilësimi nga fabrika).
Pozicioni B për detergjentin e lëngshëm.
Kur përdorni detergjentin e lëngshëm:
Mos përdorni detergjent xhelatinoz ose detergjente me lëng të trashë.
Mos vendosni më shumë se lëng se niveli maksimal.
Mos e vendosni fazën e paralarjes.
Mos e vendosni funksionin e shtyrjes së programit.
10.5 Vendosja e një programi
1. Rrotullojeni çelësin e programit dhe
vendosni programin:
Pulson treguesi
.
Ekrani tregon nivelin e Menaxherit
të kohës, kohëzgjatjen e
programit dhe treguesit e fazave
të programit.
2. Nëse është e nevojshme, ndryshoni
temperaturën dhe shpejtësinë e
centrifugimit ose shtoni funksione
nga ato të disponueshmet. Kur
aktivizoni një opsion, treguesi i
opsionit të vendosur ndizet.
Nëse e vendosni diçka në
mënyrë të pasaktë, ekrani
tregon mesazhin .
10.6 Nisja e një programi pa
shtyrje programi
Shtypni
.
Treguesi i
ndalon së pulsuari
dhe qëndron i ndezur.
Treguesi fillon të pulsojë në
ekran.
Programi fillon, dera bllokohet dhe
ekrani tregon treguesin .
www.electrolux.com14
Pompa e shkarkimit mund të
punojë për një kohë të shkurtër
kur pajisja mbushet me ujë.
Pas rreth 15 minutash nga
fillimi i programit:
Pajisja rregullon
automatikisht
kohëzgjatjen e programit
në përputhje me
ngarkesën e rrobave.
Në ekran shfaqet vlera e
re.
10.7 Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Shtypni
vazhdimisht derisa ekrani
të tregojë shtyrjen që dëshironi të
vendosni.
Treguesi përkatës ndizet në ekran.
2. Shtypni
:
Pajisja fillon numërimin mbrapsht.
Kur të përfundojë numërimi
mbrapsht, programi fillon
automatikisht.
Mund ta anuloni ose ta
ndryshoni vendosjen e
shtyrjes së programit
përpara se të shtypni .
Për të anuluar shtyrjen e
programit:
Shtypni
për ta
vendosur pajisjen në
pauzë.
Shtypni derisa
ekrani të tregojë '.
Shtypni përsëri
për ta filluar
programin
menjëherë.
10.8 Ndërprerja e programit
dhe ndryshimi i opsioneve
Ju mund të ndryshoni vetëm disa
opsione përpara se të vihen në punë.
1. Shtypni .
Treguesi pulson.
2. Ndrysho opsionet.
3. Shtypni
përsëri.
Programi vazhdon.
10.9 Anulimi i një programi në
vazhdim
1. Rrotulloni çelësin e programit në
pozicionin për të anuluar
programin dhe për të çaktivizuar
pajisjen.
2. Rrotullojeni çelësin e programit
përsëri për të aktivizuar pajisjen.
Tashmë mund të vendosni një
program të ri larjeje.
Përpara nisjes së një
programi të ri, pajisja mund
të shkarkojë ujin. Në këtë
rast, sigurohuni që në
ndarjen e detergjentit të ketë
ende detergjent, nëse jo,
mbusheni sërish me
detergjent.
10.10 Hapja e derës kur shtyrja
e programit është në punë
Kur shtyrja e programit është në punë,
dera e pajisjes është e bllokuar dhe
ekrani tregon treguesin
.
1. Shtypni për ta vënë pajisjen në
pauzë.
2. Prisni derisa treguesi i bllokimit të
derës të fiket.
3. Hapni derën.
4. Mbylleni derën.
5. Shtypni përsëri.
Shtyrja e programit vazhdon
funksionimin.
10.11 Hapja e derës gjatë
punës së programit
Kur një program është në punë, dera e
pajisjes është e bllokuar dhe treguesi
ndizet.
SHQIP 15
KUJDES!
Nëse temperatura dhe niveli
i ujit në kazan janë shumë të
larta, ju nuk mund ta hapni
derën.
1. Rrotullojeni çelësin e programit në
pozicionin
për të çaktivizuar
pajisjen.
2. Prisni disa minuta dhe më pas hapni
derën e pajisjes.
3. Mbyllni derën e pajisjes.
4. Caktoni sërish programin.
10.12 Në përfundim të
programit
Pajisja ndalon automatikisht.
Sinjali akustik funksionon (nëse është
aktiv).
Në ekran ndizet
.
Treguesi i fiket.
Treguesi i bllokimit të derës fiket.
Ju mund ta hapni derën.
Nxirrni nga pajisja rrobat. Sigurohuni
që kazani të jetë bosh.
Mbyllni rubinetin e ujit.
Rrotullojeni çelësin e programit në
pozicionin
për të çaktivizuar
pajisjen.
Mbajeni derën paksa të hapur, për të
parandaluar mykun dhe erërat e
pakëndshme.
Programi i larjes ka përfunduar, por ka
ende ujë në kazan:
Kazani rrotullohet rregullisht për të
parandaluar krijimin e rrudhave te
rrobat brenda.
Treguesi i bllokimit të derës
është
ndezur. Pulson treguesi . Dera
qëndron e bllokuar.
Për të hapur derën duhet të shkarkoni
ujin.
Për të shkarkuar ujin:
1. Nëse është e nevojshme, ulni
shpejtësinë e centrifugimit. Nëse
vendosni
, pajisja vetëm shkarkon
ujin.
2. Shtypni . Pajisja shkarkon ujin
dhe kryen centrifugimin.
3. Kur programi të ketë përfunduar dhe
treguesi i bllokimit të derës
fiket, ju mund ta hapni derën.
4. Rrotullojeni çelësin e programit në
pozicionin për të çaktivizuar
pajisjen.
Funksioni shkarkon ujin dhe
kryen centrifugimin
automatikisht pas afro 18
orësh (përveç programit Të
leshta).
10.13 Pritja aktive
Disa minuta pas përfundimit të programit
të larjes, nëse nuk e çaktivizoni pajisjen,
aktivizohet gjendja e kursimit të
energjisë.
Gjendja e kursimit të energjisë ul
konsumin e energjisë kur pajisja është
në pritje aktive.
Të gjithë treguesin fiken së bashku
me ekranin.
Treguesi i
pulson ngadalë
Shtypni një nga opsionet për të
çaktivizuar gjendjen e kursimit të
energjisë.
11.
UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
11.1 Ngarkesa e rrobave
Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes që
ndodhen në etiketat e kujdesit te
rrobat.
Mos lani së bashku rrobat e bardha
dhe ato me ngjyrë.
Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë
që ato të lahen më vete herën e parë.
www.electrolux.com16
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
Hiqini njollat e vështira.
Lajini njollat e vështira me detergjent
të veçantë.
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset
e tyre ose futini perdet në një qese
për larje apo këllëf jastëku.
Mos lani në pajisje rroba pa tegela
ose me prerje. Përdorni një trastë
larjeje për të larë rroba të vogla
dhe/ose delikate (p.sh. sutjena me
tela, rripa, streçe etj.).
Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë
fazës së centrifugimit. Nëse ndodh
kjo, rregulloni manualisht artikujt
brenda tamburit dhe startojeni sërish
fazën e centrifugimit.
11.2 Njollat e vështira
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni
përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
11.3 Detergjentet dhe produktet
suplementare
Përdorni vetëm detergjentë dhe
shtesa të prodhuara posaçërisht për
lavatriçe:
detergjentet në trajtë pluhuri për
të gjitha llojet e rrobave,
detergjentet në trajtë pluhuri për
rrobat delikate (40°C maksimumi)
dhe të leshtat,
detergjentet në trajtë lëngu,
mundësisht për programe me
temperatura të ulëta (60 °C
maksimumi) për të gjitha llojet e
rrobave, ose të posaçme vetëm
për të leshtat.
Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
Për të ndihmuar mjedisin, mos
përdorni më shumë detergjent sesa
sasia e caktuar.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i këtyre produkteve.
Përdorni produktet e duhura për llojin
dhe ngjyrën e pëlhurës, programin,
temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
Nëse pajisja nuk ka fole detergjenti
me ndarëse, shtojini detergjentet e
lëngshme me një enë (jepet nga
prodhuesi i detergjentit).
11.4 Këshilla ekologjike
Vendosni një program pa fazën e
paralarjes për të larë rroba me ndotje
normale.
Gjithmonë fillojeni një program larjeje
me ngarkesën maksimale të çdo
programi.
Nëse është e nevojshme, përdorni një
heqës njollash kur vendosni një
program me temperaturë të ulët.
Që të përdorni sasinë e duhur të
detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit
në sistemin hidraulik të shtëpisë suaj
11.5 Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në
zonat ku uji është i butë nuk nevojitet
përdorimi i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të njohur fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të
ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produktit.
12. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
SHQIP 17
12.1 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të
ngrohtë dhe sapun. Thajini plotësisht të
gjitha sipërfaqet.
KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës
boje ose produkte kimike.
12.2 Zbutja e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni produkt zbutjeje uji për lavatriçe.
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
parandaluar çmërsin dhe grimcat e
ndryshkut.
Për heqjen e grimcave të ndryshkut,
përdorni vetëm produkte speciale për
lavatriçe. Bëjeni këtë veç procesit të
larjes së rrobave.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
12.3 Larja e mirëmbajtjes
Me programet me temperaturë të ulët
është e mundur që në kazan të mbetet
pak detergjent. Kryeni një larje
mirëmbajtjeje rregullisht. Për të bërë
këtë:
Nxirrni rrobat nga kazani.
Vendoseni programin e të
pambuktave me temperaturën më të
lartë, me një sasi të vogël detergjenti.
12.4 Guarnicioni i derës
Kontrolloni rregullisht guarnicionin dhe
hiqni të gjitha objektet nga pjesa e
brendshme.
12.5 Pastrimi i sirtarit të detergjentit
1. 2.
www.electrolux.com18
3. 4.
5. 6.
12.6 Pastrimi i zorrës së hyrjes së ujit dhe filtrit të valvulës
1. 2.
SHQIP 19
3. 4.
12.7 Pastrimi i filtrit të shkarkimit
PARALAJMËRIM!
Mos e pastroni filtrin e
shkarkimit nëse uji në pajisje
është i nxehtë.
1. 2.
3. 4.
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52

Electrolux EWS31064NU Manual de utilizare

Tip
Manual de utilizare