– Treguesi i bllokimit të derës është
ndezur. Dera qëndron e bllokuar.
– Për të hapur derën duhet të shkarkoni
ujin.
Për të shkarkuar ujin:
1.
Vendosni programin Drain ose Spin.
2.
Shtypni Start/Pause. Pajisja shkarkon
ujin dhe kryen centrifugimin.
3.
Kur programi mbaron dhe treguesi i
bllokimit të derës fiket, ju mund ta
hapni derën
4.
Rrotullojeni çelësin e programit në
pozicionin On/Off për të çaktivizuar
pajisjen.
Pritja aktive: sapo programi të ketë
përfunduar pas pak minutash sistemi i
kursimit të energjisë do të aktivizohet.
Ndriçimi i ekranit reduktohet. Duke
shtypur çdo lloj butoni, pajisja do të dalë
nga statusi i kursimit të energjisë.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
10.1 Ngarkesa e rrobave
• Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
• Zbatoni udhëzimet e larjes që
ndodhen në etiketat e kujdesit te
rrobat.
• Mos lani së bashku rrobat e bardha
dhe ato me ngjyrë.
• Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë
që ato të lahen më vete herën e parë.
• Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
• Zbrazni xhepat dhe shpalosni teshat.
• Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
• Hiqini njollat e vështira.
• Lajini njollat e vështira me detergjent
të veçantë.
• Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset
e tyre ose futini perdet në një qese
për larje apo këllëf jastëku.
• Mos lani në pajisje :
– Veshje pa bordurë të kthyer apo me
të çara
– Sytjena me tel.
– Përdorni një qese për larje për të
larë sendet e vogla.
• Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë
fazës së centrifugimit. Nëse ndodh
kjo, rregulloni manualisht artikujt
brenda tamburit dhe startojeni sërish
fazën e centrifugimit.
10.2 Njollat e vështira
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni
përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
10.3 Detergjentet dhe
produktet suplementare
• Përdorni vetëm detergjente dhe
substanca shtesë të prodhuara
posaçërisht për lavatriçen.
• Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
• Për të ndihmuar mjedisin, mos
përdorni më shumë detergjent sesa
sasia e caktuar.
• Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i këtyre produkteve.
• Përdorni produktet e duhura për llojin
dhe ngjyrën e pëlhurës, programin,
temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
• Nëse pajisja nuk ka fole detergjenti
me ndarëse, shtojini detergjentet e
lëngshme me një enë.
10.4 Këshilla ekologjike
• Vendosni një program pa fazën e
paralarjes për të larë rroba me ndotje
normale.
SHQIP 15