• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të
tokëzuar të instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
ushqimit të pajisjes duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Shërbimi ynë i Klientit.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
• Mos e prekni kabllin kryesore ose
spinën e korentit me duar të lagura.
• Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
1.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri, shpërthimi, goditjeje
elektrike ose dëmtimi të pajisjes
• Përdoreni këtë pajisje vetëm në
mjedis shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Faza e fundit e ciklit të tharjes
realizohet pa nxehtësi (cikli i ftohjes)
për të siguruar që rrobat të mos
dëmtohen.
Nëse ndaloni pajisjen përpara
përfundimit të ciklit të tharjes,
menjëherë hiqni dhe shpërndani të
gjitha rrobat në mënyrë të tillë që
nxehtësia të shpërndahet.
• Nëse përdorni zbutës rrobash ose
produkte të ngjashme, zbatoni
udhëzimet në ambalazh.
• Mos e përdorni pajisjen pa filtër.
Pastrojeni filtrin e pushit përpara ose
pas çdo përdorimi.
• Fshini pushin që formohet rreth
pajisjes.
• Mos thani artikuj të dëmtuar që
përmbajnë material mbushës.
• Mos thani artikuj të tillë si sfungjer të
gomuar (sfungjer latex), skufje dushi,
tekstile rezistente ndaj ujit, artikuj me
pjesë të gomuara, si dhe rroba ose
jastëkë me mbushje prej sfungjeri të
gomuar.
• Përpara se të thani artikujt që kanë
qenë në kontakt me substanca të tilla
si vaj gatimi, aceton, alkool, benzinë,
vajguri, heqës njollash, terpentine,
dyllë dhe heqës dylli, lajini me ujë të
nxehtë me një sasi shtesë detergjenti.
• Mos thani artikuj në pajisje nëse janë
përdorur për pastrim kimikate
industriale.
• Sigurohuni që në xhepat e rrobave të
mos kenë mbetur çakmakë apo
shkrepëse.
• Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Ndiqni udhëzimet në etiketën e
rrobave.
• Mos thani në pajisje rroba të palara.
• Nëse i keni larë rrobat tuaja me heqës
njollash, duhet të kryeni një cikël
shtesë shpëlarjeje përpara se të nisni
tharësen e rrobave.
• Mos pini ose përgatitni ushqime me
ujin e kondensuar. Kjo mund të
shkaktojë probleme shëndetësore te
njerëzit dhe kafshët.
• Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
• Zbatoni volumin e ngarkesës
maksimale prej 8 kg (referojuni
kapitullit "Tabela e programeve").
• Mos thani në tharëse rroba të lagura
që pikojnë ujë.
1.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
4
www.aeg.com