Electrolux EDH3488GDE Manual de utilizare

Categorie
Uscătoare electrice de rufe
Tip
Manual de utilizare
EDH3488GDE
SQ Tharëse me Rrotullim Udhëzimet për përdorim 2
RO Uscător de rufe Manual de utilizare 23
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 5
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT..............................................................................7
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 8
5. TABELA E PROGRAMEVE................................................................................9
6. OPSIONET....................................................................................................... 11
7. CILËSIMET.......................................................................................................13
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................15
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM...........................................................................15
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 16
11. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 17
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 19
13. TË DHËNAT TEKNIKE................................................................................... 21
MENDOJMË PËR JU
Faleminderit që bletë pajisje Electrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me
vete dekada të tëra inovacioni dhe përvoje nga profesionistë. Ky produkt gjenial
dhe elegant është projektuar duke ju pasur juve në mendje. Pra, sa herë që ta
përdorni mund të ndiheni të sigurt do të merrni rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për zgjidhjen e
problemeve dhe për shërbimin:
www.electrolux.com/webselfservice
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të
këmbimit për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të
dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Informacion për sigurinë/kujdesin
Informacion i përgjithshëm dhe këshilla
Informacion mjedisor
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
- Lexoni udhëzimet e dhëna.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
PARALAJMËRIM!
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të
përhershëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ne rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
SHQIP 3
Nëse tharësja e rrobave montohet mbi një lavatriçe,
përdorni setin e varjes së rrobave. Seti i varjes së
rrobave, i disponueshëm nga shitësi juaj i autorizuar,
mund të përdoret vetëm me pajisjen e specifikuar në
udhëzime, të cilën e keni marrë me aksesorin.
Lexojeni me kujdes përpara instalimit (Referojuni
broshurës së instalimit).
Pajisja mund të instalohet më vete ose poshtë një
banaku kuzhine me hapësirën e duhur (Referojuni
broshurës së instalimit).
Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një
dere rrëshqitëse apo një dere me një menteshë në
krahun e kundërt, ku dera e pajisjes nuk mund të
hapet plotësisht.
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Sigurohuni që të keni një ajrim të mirë në dhomën ku
do të instaloni pajisjen, për të shmangur rrjedhjen e
gazrave nëpër dhomë që lëshojnë pajisje të tjera që
funksionojnë me lëndë djegëse, duke përfshirë zjarret
e hapur.
Ajri që del nuk duhet të shkarkohet në një sistem
aspirimi që përdoret për daljen e tymrave nga pajisjet
që djegin gaz ose karburante të tjera. (nëse ka)
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 8 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Mos e përdorni pajisjen nëse janë përdorur për
pastrim kimikate industriale.
Fshini pushin që formohet rreth pajisjes.
www.electrolux.com4
Mos e përdorni pajisjen pa filtër. Pastrojeni filtrin e
pushit përpara ose pas çdo përdorimi.
Mos thani në tharëse tesha të palara.
Artikujt që janë ndotur me substanca të tilla si vaj
gatimi, aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës njollash,
terpentine, dyllë dhe heqës dylli, duhet të lahen në ujë
të nxehtë me një sasi shtesë detergjenti, përpara se të
thahet në tharësen e rrobave.
Artikujt e tillë si prej sfungjeri të gomuar (sfungjer
latex), skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit,
artikuj me pjesë të gomuara si dhe rroba ose jastëkë
me mbushje prej sfungjeri të gomuar, nuk duhet të
thahet në tharësen e rrobave.
Zbutësit e rrobave apo produktet e ngjashëm duhet të
përdoren sipas specifikimeve të udhëzimeve të
prodhuesit.
Hiqni të gjitha sendet nga xhepat, si p.sh. çakmakët
dhe shkrepset.
Mos e ndaloni kurrë procesin e tharëses përpara
përfundimit të ciklit të tharjes, për sa kohë nuk keni
nxjerrë ende të gjitha teshat dhe t'i keni shpërndarë në
mënyrë të tillë që nxehtësia të shpërndahet.
Faza e fundit e ciklit të tharjes realizohet pa nxehtësi
(cikli i ftohjes) për të siguruar që rrobat të kenë një
temperaturë që siguron që rrobat të mos dëmtohen.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 5°C ose më të lartë se 35°C.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, të
durojë nxehtësinë dhe të jetë e
pastër.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Gjithmonë lëvizeni pajisjen
vertikalisht.
SHQIP 5
Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të
vendoset kundrejt murit.
Pasi ta keni vendosur pajisjen në
vendin e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë tërësisht e
niveluar me ndihmën e një niveluesi.
Nëse nuk është në ekuilibër,
rregulloni këmbëzat derisa të
nivelohet.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Vetëm për MB-në dhe Irlandën.
Pajisja ka një spinë 13 A. Nëse ju
duhet ta ndërroni siguresën në prizë,
përdorni një siguresë 13 A ASTA (BS
1362).
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Përdoreni këtë pajisje vetëm në
mjedis shtëpiak.
Mos thani artikuj të dëmtuar që
përmbajnë material mbushës.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Ndiqni udhëzimet në etiketën e
rrobave.
Nëse i keni larë rrobat tuaja me heqës
njollash, duhet të kryeni një cikël
shtesë shpëlarjeje përpara se të nisni
tharësen e rrobave.
Mos pini ose mos përgatitni ushqime
me ujë të kondensuar/distiluar. Kjo
mund të shkaktojë probleme
shëndetësore te njerëzit dhe kafshët.
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
Mos thani në tharëse rroba të lagura
që pikojnë ujë.
2.4 Drita e brendshme
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi.
Ka rrezatim të dukshëm LED, ndaj
mos i ngulni sytë te drita.
Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
Për të zëvendësuar dritën e
brendshme, lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.6 Kompresori
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Kompresori dhe sistemi i tij në
tharësen me rrotullim është i mbushur
me një lëndë të veçantë, e cila nuk
përmban hidrokarbure me fluor dhe
klorur. Sistemi duhet të qëndrojë
hermetik. Dëmtimi i sistemit mund të
shkaktojë rrjedhje.
www.electrolux.com6
2.7 Eliminimi i mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
1 2
7
4
3
5
6
9
10
11
12
8
1
Rezervuar
2
Paneli i kontrollit
3
Drita e brendshme
4
Dera e pajisjes
5
Filtri kryesor
6
Butoni për hapjen e derës së
shkëmbyesit të nxehtësisë
7
Vrimat e qarkullimit të ajrit
8
Këmbëzat e rregullueshme
9
Dera e shkëmbyesit të nxehtësisë
10
Kapaku i shkëmbyesit të nxehtësisë
11
Çelësi për kyçjen e kapakut të
shkëmbyesit të nxehtësisë
12
Etiketa e specifikimeve
Dera e ngarkimit mund të
instalohet nga përdoruesi në
anën e kundërt. Kjo ndihmon
për të futur dhe për të hequr
më lehtë rrobat nga pajisja
ose nëse ka ndonjë kufizim
hapësire për instalimin e
pajisjes (shihni broshurën
tjetër).
SHQIP 7
4. PANELI I KONTROLLIT
1 2
7
3
6
5
4
10 89111213
1
Çelësi i programeve
2
Ekrani
3
Blloku i prekjes Time (Koha)
4
Blloku i prekjes Delay (Shtyrja)
5
Blloku i prekjes Anti-crease
(Antirrudhë)
6
Blloku i prekjes Wool Load
(Ngarkesë me të leshta)
7
Blloku i prekjes Start/Pause
(Nisja/Pauza)
8
Blloku i prekjes për rritjen e kohës
së skarës së tharjes
9
Blloku i prekjes për uljen e kohës
së skarës së tharjes
10
MyFavourite Blloku i prekjes
11
Reverse Plus (Rikthim plus) Blloku i
prekjes
12
Dryness (Tharja) Blloku i prekjes
13
Butoni Ndezje/Fikje
Prekni blloqet e prekjes me
gisht në zonën me simbolin
ose emrin e opsionit. Mos
mbani doreza veshur kur
përdorni panelin e kontrollit.
Sigurohuni që paneli i
kontrollit të jetë gjithmonë i
pastër dhe i thatë.
4.1 Treguesit
Treguesit Përshkrimi
Faza e tharjes
Faza e ftohjes
Faza e ruajtjes nga rrudhat
Kondensatori
Depozita e ujit
www.electrolux.com8
Treguesit Përshkrimi
Filtri
Shtyrje e programit
Bllokimi për fëmijët
Sinjalet akustike
Rikthim plus
Niveli i tharjes
Kohëzgjatja e programit
-
Kohëzgjatja e tharjes me kohë
-
Kohëzgjatja e shtyrjes së programit
5. TABELA E PROGRAMEVE
Programet Lloji i ngarkesës
Ngarkesa
(maks.)
1)
/Shenja
e rrobave
Cotton (Të
pambukta)
Niveli i tharjes: Extry Dry (Tharje
ekstra), Cupboard Dry+ (Tharje për
dollap+),
Cupboard Dry (Tharje
për dollap)
2)3)
, Iron Dry (Tharje për
hekurosje)
3)
8 kg/
Mixed (I shpejtë
për rroba të përziera)
Për pëlhura të pambukta dhe sintetike.
Program me temperaturë të ulët.
Program delikat me ajër të ngrohtë.
3 kg/
Synthetic
(Sintetike)
Niveli i tharjes: Extry Dry (Tharje
ekstra), Cupboard Dry (Tharje për
dollap)
3)
, Iron Dry (Tharje për
hekurosje)
3,5 kg/
Easy Iron
(Hekurosje e lehtë)
Pëlhura që kërkojnë kujdes, për të cilat
nevojitet hekurosje minimale. Rezultatet
e tharjes mund të ndryshojnë nga një lloj
pëlhure në tjetrën. Shkundini artikujt
përpara se t'i vendosni ato brenda
pajisjes. Kur programi të ketë
përfunduar, nxirrini menjëherë artikujt
dhe vendosini në një nderëse rrobash.
1 kg (ose 5
këmisha)/
SHQIP 9
Programet Lloji i ngarkesës
Ngarkesa
(maks.)
1)
/Shenja
e rrobave
Rapid (E shpejtë)
Për të tharë të pambukta dhe sintetike.
2 kg/
Time Drying
(Tharje e
programuar)
Me këtë program mund të përdorni
opsionin Time (Koha) dhe të vendosni
kohëzgjatjen e programit.
5 kg/
Refresh
(Rifreskim)
Për rifreskimin e rrobave që kanë
ndenjur brenda në dollap.
1 kg
Drying Rack
(Skara e tharjes)
4)
Për tharjen e atleteve vetëm me Drying
Rack (Skara e tharjes) (shihni manualin e
posaçëm të përdorimit, i cili ofrohet me
skarën e tharjes).
1 kg (ose 1 palë
atlete)
Wool (Të leshta)
Pëlhura të leshta. Tharje delikate e
rrobave të leshta që mund të lahen me
dorë. Nxirrini menjëherë artikujt kur
programi të ketë përfunduar.
Cikli i tharjes për të leshtat në këtë
lavatriçe është miratuar nga "The
Woolmark Company" për tharjen e
rrobave të leshta që mbajnë etiketën "për
larje me dorë" nëse rrobat thahen sipas
udhëzimeve të prodhuesit të kësaj
makinerie. Ndiqni etiketën e kujdesit për
rrobat për udhëzime të tjera rreth tyre.
M1525
Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë,
Hong-Kong dhe Indi, marka tregtare
"Woolmark" është markë tregtare
certifikimi.
1 kg
Silk
(Mëndafsh)
Për të tharë veshje që mund të lahen me
dorë, të mëndafshta me ajër të ngrohtë
dhe lëvizje të buta.
1 kg/
www.electrolux.com10
Programet Lloji i ngarkesës
Ngarkesa
(maks.)
1)
/Shenja
e rrobave
Shirts (Këmisha)
Pëlhura që kërkojnë kujdes, për të cilat
nevojitet hekurosje minimale. Rezultatet
e tharjes mund të ndryshojnë nga një lloj
pëlhure në tjetrën. Shkundini artikujt
përpara se t'i vendosni ato brenda
pajisjes. Kur programi të ketë
përfunduar, nxirrini menjëherë artikujt
dhe vendosini në një nderëse rrobash.
1,5 kg (ose 7
këmisha)/
Duvets (Jorgan)
Për të tharë jorganë tek ose dopjo dhe
jastëkë (me pupla apo me mbushje
sintetike).
3 kg/
Jeans (Xhinse)
Veshje sportive, të tilla si xhinse, bluza
etj., me trashësi të ndryshme materiali
(p.sh. në pjesën e qafës, manshetave
dhe tegelave).
8 kg/
Sports (Sportive)
Për rroba sporti, pëlhura të holla dhe të
lehta, rrobat me mikrofibra, poliestër, të
cilat nuk hekurosen.
2 kg/
1)
Pesha maksimale u referohet artikujve të tharë.
2)
Programi
Cotton (Të pambukta) Cupboard Dry (Tharje për dollap) është "Programi
standard i të pambuktave" dhe është i përshtatshëm për të tharë rrobat e pambukta me
lagie normale dhe është programi më efikas për sa i përket konsumit të energjisë për
tharjen e rrobave të pambukta të lagura.
3)
Vetëm për institutet e testimit: Programet standarde të testimit specifikohen në
dokumentin e EN 61121.
4)
Vetëm me skarën e tharjes (aksesor standard ose opsional, në varësi të modelit).
6. OPSIONET
6.1 Time (Koha)
Ky opsion aplikohet vetëm për programin
Time Drying (Tharje e programuar). Ju
mund të vendosni kohëzgjatjen e
programit, për një minimum 10 minutash
deri maksimumi në 2 orë. Vendosja e
kohëzgjatjes lidhet me sasinë e rrobave
në pajisje.
Rekomandojmë që të
vendosni një kohëzgjatje të
shkurtër për sasi të vogla
rrobash ose vetëm për një
artikull.
6.2 Wool Load (Ngarkesë me të
leshta)
Ky opsion aplikohet vetëm për programin
Të leshta. Që rrobat të thahen më
shumë, shtypni fushën me prekje Wool
Load (Ngarkesë me të leshta)
mënyrë të përsëritur për të rritur
kohëzgjatjen e programit.
6.3 Anti-crease (Antirrudhë)
E zgjat deri në 60 minuta fazën
standarde kundër rrudhave (30 minuta)
në përfundim të ciklit të tharjes. Ky
funksion e mban ngarkesën në lëvizje
për kohëzgjatjen e zgjedhur, duke
SHQIP 11
parandaluar rrudhat në rroba. Rrobat
mund të nxirren nga pajisja gjatë fazës
kundër rrudhave.
6.4 Tharja e programuar me
skarë
Ky opsion përdoret vetëm në programin
Skara e tharjes. Ju mund të vendosni
kohëzgjatjen e programit, për një
minimum 30 minutash deri maksimumi
në 4 orë. Vendosja e kohëzgjatjes lidhet
me sasinë e rrobave në pajisje.
Rekomandojmë që të vendosni një
kohëzgjatje të shkurtër për sasi të vogla
rrobash ose vetëm për një artikull.
6.5 Reverse Plus (Rikthim plus)
Për të tharë më lehtë rroba sensitive dhe
ato sensitive ndaj temperaturës (p.sh.
akrilike, viskozë). Ky funksion ndihmon
edhe në zvogëlimin e rrudhave të
rrobave. Për rrobat me simbolin
etiketë.
6.6 Dryness (Tharja)
Ky funksion ndihmon që rrobat të jenë
më të thara. Ka 4 përzgjedhje të
mundshme:
Extry Dry (Tharje ekstra)
Cupboard Dry+ (Tharje për dollap
+) (vetëm për të pambukta)
Cupboard Dry (Tharje për dollap)
Iron Dry (Tharje për hekurosje)
6.7 MyFavourite
Ju mund të bëni konfigurimin që doni për
programin dhe opsionet e tij dhe ta ruani
atë në memorien e pajisjes.
Për të memorizuar konfigurimin
tuaj:
1. Vendosni programin dhe opsionet e
mundshme.
2. Mbani prekur MyFavourite për disa
sekonda.
Tingulli dhe mesazhi në ekran
konfirmojnë që konfigurimi është ruajtur.
Për ta aktivizuar konfigurimin
që keni ruajtur:
1. Aktivizoni pajisjen.
2. Prekni MyFavourite.
6.8 Tabela e opsioneve
Programet
1)
Cotton (Të
pambukta)
Mixed (I shpejtë
për rroba të përziera)
Synthetic
(Sintetike)
Easy Iron
(Hekurosje e lehtë)
Rapid (E shpejtë)
www.electrolux.com12
Programet
1)
Time Drying
(Tharje e
programuar)
Refresh
(Rifreskim)
Drying Rack
(Skara e tharjes)
2)
Wool (Të
leshta)
Silk
(Mëndafsh)
Shirts (Këmisha)
Duvets (Jorgan)
Jeans (Xhinse)
Sports (Sportive)
1)
Së bashku me programin mund të vendosni 1 ose më shumë opsione. Për t'i aktivizuar
ose çaktivizuar ato, shtypni fushën përkatëse me prekje.
2)
Vetëm me skarën e tharjes (aksesor standard ose opsional, në varësi të modelit).
7. CILËSIMET
A
D
B
C
E
I
J
FGH
A. Time (Koha) Blloku i prekjes
B. Delay (Shtyrja) Blloku i prekjes
C. Anti-crease (Antirrudhë) Blloku i
prekjes
D. Wool Load (Ngarkesë me të leshta)
Blloku i prekjes
E. Start/Pause (Nisja/Pauza) Blloku i
prekjes
F. Blloku i prekjes për rritjen e kohës
së skarës së tharjes
G. Blloku i prekjes për uljen e kohës
së skarës së tharjes
H. MyFavourite Blloku i prekjes
I. Reverse Plus (Rikthim plus) Blloku i
prekjes
J. Dryness (Tharja) Blloku i prekjes
7.1 Funksioni i bllokimit për
fëmijët
Ky opsion nuk lejon që fëmijët të luajnë
me pajisjen gjatë kohës që ajo është në
punë. Çelësi i programeve dhe blloku i
prekjes bllokohen.
Zhbllokohet vetëm butoni ndezje/fikje.
SHQIP 13
Aktivizimi i opsionit të bllokimit
për fëmijët:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht blloqet e prekjes (A)
dhe (D). Treguesi i bllokimit për
fëmijët ndizet.
Treguesi i bllokimit për fëmijët ndizet.
Opsioni i bllokimit për fëmijët
mund të çaktivizohet
ndërkohë që është në punë
një program. Prekni dhe
mbani prekur të njëjtat blloqe
prekjeje derisa treguesi i
bllokimit për fëmijët të fiket.
7.2 Zilja aktive/jo aktive
Për të çaktivizuar ose aktivizuar sinjalet
akustike, shtypni dhe mbani shtypur për
rreth 2 sekonda blloqet e prekjes (B) dhe
(C) në të njëjtën kohë.
7.3 Rregullimi i shkallës së
lagështisë së rrobave të
mbetura
Për të ndryshuar shkallën e paracaktuar
të lagështisë së mbetur të rrobave:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht butonat (A) dhe (B).
Një nga këta tregues ndizet:
maksimumi i rrobave të
thata
rrobat më të thata
rrobat me thatësi
standarde
4. Shtypni butonin (E) vazhdimisht
derisa të ndizet treguesi i nivelit të
duhur.
5. Për të konfirmuar rregullimin, shtypni
dhe mbani shtypur butonat (A) dhe
(B) njëkohësisht për rreth 2 sekonda.
7.4 Treguesi i depozitës së ujit
Si parazgjedhje, treguesi i depozitës së
ujit është aktiv. Ai ndizet kur programi ka
përfunduar ose kur nevojitet zbrazja e
depozitës së ujit.
Nëse është instaluar
kompleti i zbrazjes (aksesor
shtesë), pajisja e zbraz
automatikisht ujin nga
depozita e ujit. Në këtë rast,
ne rekomandojmë që ta
çaktivizoni treguesin e
depozitës së ujit.
Referojuni informacionit të
ofruar për aksesorët që janë
në dispozicion.
Çaktivizimi i treguesit të
depozitës së ujit:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
2. Prisni afërsisht 8 sekonda.
3. Prekni dhe mbani prekur
njëkohësisht blloqet e prekjes (J) dhe
(I).
Ekrani tregon një nga këto 2 konfigurime:
Treguesi është i fikur dhe
treguesi është i ndezur.
Treguesi i depozitës së ujit është i
çaktivizuar. Pas rreth 4
sekondash, të 2 treguesit fiken.
Treguesi dhe janë të
ndezur.
Treguesi i depozitës së ujit është i
aktivizuar. Pas rreth 4 sekondash,
të 2 treguesit fiken.
www.electrolux.com14
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Paketimi i pasmë i kazanit
hiqet automatikisht kur
tharësja aktivizohet për herë
të parë. Mund të dëgjoni pak
zhurmë.
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë
të parë, kryeni këto veprime:
Pastroni me një leckë të njomë
kazanin e tharëses me rrotullim.
Nisni një program të shkurtër (p.sh.
30 minuta) me rroba të njoma.
Në fillim të ciklit të tharjes
(3-5 min.) niveli i zhurmës
mund të jetë paksa më i
lartë. Kjo ndodh për shkak të
ndezjes së kompresorit, gjë
e cila është normale për
pajisjet që punojnë me
kompresor, si p.sh.:
frigoriferët, ngrirësit.
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
9.1 Nisja e një programi pa
vonimin e fillimit
1. Përgatitni rrobat dhe ngarkoni
pajisjen.
KUJDES!
Sigurohuni që kur të
mbyllni derën, rrobat të
mos ngecin mes derës
së pajisjes dhe
guarnicionit prej gome.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
3. Vendosni programin dhe opsionet e
duhura sipas llojit të ngarkesës.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e programit.
Koha e tharjes që shihni i
përkon një ngarkese prej 5
kg për programet për të
pambukta dhe xhinse. Për
programet e tjera koha e
tharjes u përkon ngarkesave
të rekomanduara. Koha e
tharjes së programit për të
pambukta dhe xhinse me
ngarkesë mbi 5 kg është më
e gjatë.
4. Shtypni bllokun e prekjes Start/Pause
(Nisja/Pauza).
Niset programi.
9.2 Nisja e programit me
shtyrjen e fillimit të programit
1. Vendosni programin dhe opsionet e
duhura sipas llojit të ngarkesës.
2. Shtypni butonin e shtyrjes së
programit vazhdimisht derisa ekrani
të shfaqë kohën e vonesës që
dëshironi të vendosni.
Ju mund të shtyni fillimin
e një programi nga
minimumi 30 minuta deri
maksimumi në 20 orë.
3. Shtypni bllokun e prekjes Start/Pause
(Nisja/Pauza).
Ekrani tregon numërimin mbrapsht të
shtyrjes së programit.
Programi fillon pas përfundimit të
numërimit mbrapsht.
9.3 Ndryshimi i një programi
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të çaktivizuar pajisjen
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
3. Caktoni programin.
9.4 Në përfundim të programit
Kur programi ka përfunduar:
Bie një sinjal akustik i ndërprerë.
Pulson treguesi
.
Pulson treguesi
.
SHQIP 15
Treguesi Start/Pause (Nisja/Pauza)
është i ndezur.
Pajisja vazhdon të punojë me fazën e
ruajtjes nga rrudhat për rreth 30 minuta
të tjera.
Faza e ruajtjes nga rrudhat parandalon
rrudhat nga rrobat tuaja.
Mund t'i hiqni rrobat përpara përfundimit
të fazës së ruajtjes nga rrudhat. Për
rezultate më të mira, rekomandojmë t'i
hiqni rrobat kur faza pothuajse të ketë
përfunduar.
Kur faza e ruajtjes nga rrudhat ka
përfunduar:
Treguesi është i ndezur, por nuk
pulson.
Treguesi është i ndezur, por nuk
pulson.
Treguesi Start/Pause (Nisja/Pauza)
fiket.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të çaktivizuar pajisjen.
2. Hapni derën e pajisjes.
3. Nxirrni rrobat nga pajisja.
4. Mbyllni derën e pajisjes.
Gjithmonë pastroni filtrin dhe
zbrazni depozitën e ujit kur
të përfundojë programi.
9.5 Funksioni Fikja automatike
Për të ulur konsumin e energjisë, ky
funksion çaktivizon automatikisht
pajisjen:
Pas rreth 5 minutash nëse nuk nisni
programin.
Pas 5 minutash nga përfundimi i
programit.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
10.1 Përgatitja e rrobave
Mbyllni zinxhirët.
Mbyllni mbërthyeset e këllëfëve të
jorganëve.
Mos i lini të palidhura kollaret ose
rripat (p.sh. rripat e përparëseve).
Lidhini ato përpara se të nisni një
program.
Nxirrini të gjithë artikujt nga xhepat.
Nëse një artikull ka shtresë të
brendshme prej pambuku, kthejeni
anën e brendshme jashtë. Sigurohuni
që shtresa e pambukut të jetë
gjithmonë jashtë
Rekomandojmë që të vendosni
programin e duhur për llojin e
pëlhurave që janë në pajisje.
Mos vendosni pëlhura me ngjyra të
forta së bashku me pëlhura me ngjyra
të çelura. Ngjyrat e forta mund të
lëshojnë bojë.
Përdorni programin përkatës për
fanella pambuku dhe trikotazhe për të
parandaluar hyrjen e tyre në ujë.
Sigurohuni që pesha e rrobave të mos
jetë më shumë se pesha maksimale
në tabelën e programeve.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Referojuni etiketës së pëlhurës që
kanë artikujt.
Mos thani së bashku artikuj shumë të
mëdhenj dhe artikuj shumë të vegjël.
Artikujt e vegjël mund të ngecin
brenda të mëdhenjve dhe mbeten të
patharë.
Etiketa e
pëlhurës
Përshkrimi
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse dhe
rezistojnë temperatura të larta në tharje.
www.electrolux.com16
Etiketa e
pëlhurës
Përshkrimi
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse, por vetëm
me temperatura të ulëta në tharje.
Rroba që nuk janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.
11. KUJDESI DHE PASTRIMI
11.1 Pastrimi i filtrit
1. 2.
1
2
3.
1
2
4.
5.
1)
6.
2
1
1)
Nëse nevojitet, pastrojeni filtrin me ujë të ngrohtë rubineti duke përdorur furçë dhe/ose
fshesë me korrent.
11.2 Zbrazja e depozitës së ujit
1. 2.
SHQIP 17
3. 4.
Ju mund të përdorni ujin nga
depozita e ujit si alternative
për ujë të distiluar (p.sh. për
hekurosje me avull). Përpara
se të përdorni ujin, hiqni
papastërtitë me filtër.
11.3 Pastrimi i kondensatorit
1. 2.
3.
2
1
4.
11
22
5. 6.
22
11
www.electrolux.com18
7.
KUJDES!
Mos prekni sipërfaqet
metalike me duar të
zhveshura. Rrezik lëndimi.
Vishni dorashka mbrojtëse.
Pastroni me kujdes që të
mos dëmtoni sipërfaqen
metalike.
11.4 Pastrimi i kazanit
PARALAJMËRIM!
Shkëputeni pajisjen nga
korrenti përpara se ta
pastroni.
Përdorni një sapun larës neutral
standard për të pastruar sipërfaqen e
brendshme të kazanit dhe pjesët e tij.
Thajini sipërfaqet e pastruara me një
leckë të butë.
KUJDES!
Mos përdorni materiale
gërryese apo lesh teli për të
pastruar kazanin.
11.5 Pastrimi i panelit të
kontrollit dhe karkasës
Përdorni një sapun larës neutral
standard për të pastruar panelin e
kontrollit dhe karakasën.
Pastrojeni me një pëlhurë të njomë.
Thajini sipërfaqet e pastruara me një
leckë të butë.
KUJDES!
Mos përdorni agjentë për
pastrimin e mobilieve ose
agjentë pastrues të cilët
mund të shkaktojnë
gërryerje gjatë pastrimit të
pajisjes.
11.6 Pastrimi i vrimave të
qarkullimit të ajrit
Përdorni një fshesë me korrent për të
hequr pushin nga vrimat e qarkullimit të
ajrit.
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Problemi Zgjidhja e mundshme
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Kontrolloni siguresën në kutinë e
siguresave (instalimin shtëpiak).
Programi nuk fillon. Shtypni Start/Pause (Nisja/Pauza).
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e
mbyllur.
Dera e pajisjes nuk mbyllet. Sigurohuni që instalimi i filtrit të jetë bërë
si duhet.
SHQIP 19
Problemi Zgjidhja e mundshme
Sigurohuni që rrobat të mos ngecin mes
derës së pajisjes dhe guarnicionit prej
gome.
Pajisja ndalon gjatë punës. Sigurohuni që depozita e ujit të jetë bosh.
Shtypni Start/Pause (Nisja/Pauza) për ta
nisur programin sërish.
Koha e ciklit është tepër e gjatë ose ka
rezultate të pakënaqshme në tharje.
1)
Sigurohuni që pesha e rrobave të jetë në
përputhje me kohëzgjatjen e programit.
Sigurohuni që filtri të jetë i pastër.
Rrobat janë tepër të lagura. Centrifugojini
rrobat sërish në lavatriçe.
Sigurohuni që temperatura e dhomës të
jetë më e lartë se +5°C dhe më e ulët se
+35°C. Temperatura optimale e dhomës
është 19°C deri në 24°C.
Vendosni programin Time Drying (Tharje
e programuar) ose Extry Dry (Tharje
ekstra).
2)
Në ekran shfaqet Err. Nëse dëshironi të vendosni një program
të ri, çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen.
Sigurohuni që opsionet të jenë të
disponueshme për programin.
Ekrani shfaq (p.sh. E51). Çaktivizoni dhe aktivizoni pajisjen. Nisni
një program të ri. Nëse problemi ndodh
përsëri, kontaktoni qendrën e shërbimit.
1)
Pas maksimumi 6 orësh, programi përfundon automatikisht.
2)
Mund të ndodhë që disa zona të mbeten të lagështa kur thani artikuj të mëdhenj (p.sh.
çarçafë krevati).
Nëse rezultatet e tharjes janë të
pakënaqshme
Programi i vendosur ishte i pasaktë.
Filtri është i bllokuar.
Kondensatori është bllokuar.
Në pajisje ka shumë rroba.
Kazani është i papastër.
Cilësim i pasaktë i sensorit të
përçueshmërisë (shihni kapitullin
"
Cilësimet - Rregullimi i nivelit të
mbetur të lagështirës në rroba
" për
cilësim më të mirë).
Vrimat e qarkullimit të ajrit janë të
bllokuara.
Temperatura e dhomës është tepër e
ulët ose tepër e lartë (temperatura
optimale e dhomës është 19°C deri
24°C )
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44

Electrolux EDH3488GDE Manual de utilizare

Categorie
Uscătoare electrice de rufe
Tip
Manual de utilizare