Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Referojuni kapitujve të
sigurisë.
Paralajmërim Çaktivizojeni pajisjen dhe
lëreni të ftohet para se ta pastroni.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik,
përpara se të kryeni çdo veprim pastrimi ose
mirëmbajtjeje.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në funksionimin e
pajisjes.
• Për ta pastruar më mirë vatrën, mund t'i
hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
• Për t'i pastruar pjesët e emaluara, bekun
dhe kurorën, lajini ato me ujë të ngrohtë
dhe sapun dhe thajini me kujdes përpara
se t'i vendosni në vend.
• Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
thajini me një leckë të butë.
• Skarat mbështetëse të tenxhereve nuk
janë të përshtatshme për t’u larë në
enëlarëse. Ato duhet të lahen me dorë.
• Kur i lani skarat mbështetëse me dorë,
bëni kujdes kur t'i fshini, për t'u ruajtur nga
ndonjë buzë e mprehtë e mbetur nga
procesi i emalimit. Nëse është e
nevojshme, hiqni njollat e forta duke
përdorur një pastrues në trajtë paste.
• Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
• Në mënyrë që vatrat të funksionojnë mirë,
sigurohuni që krahët e skarës mbajtëse të
jenë në qendër të vatrës.
• Tregoni shumë kujdes kur t'i rivendosni
skarat mbështetëse, për të mos e
dëmtuar rrafshin e gatimit.
Pas pastrimit, thajeni pajisjen me një leckë të
butë.
Heqja e ndotjeve:
1. – Hiqni menjëherë: materialet plastike
që shkrijnë, letrat plastike dhe
ushqimet që përmbajnë sheqer.
– Fikni pajisjen dhe lëreni të ftohet
para se të pastroni: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet metalike. Përdorni një
pastrues të veçantë që mund të
përdoret për sipërfaqen e vatrës së
gatimit.
2. Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë
dhe me pak detergjent.
3. Në fund thajeni pajisjen duke e fërkuar
me një leckë të pastër.
Paralajmërim Mos përdorni thikë,
kruajtëse ose instrumente të ngjashme
për të pastruar sipërfaqen e xhamit ose
vendet midis buzëve të vatrave dhe skeletit
(nëse ka).
Paralajmërim Mos i rrëshqitni enët mbi
xham, sepse sipërfaqja mund të
gërvishtet. Gjithashtu, mos lejoni që objektet
e rënda ose të mprehta të bien mbi xham ose
të godasin buzën e vatrës të gatimit.
Pas pastrimit të vatrës, sigurohuni që skarat
mbështetëse të jenë vendosur mirë. Për t'i
vendosur siç duhet mbajtëset e tiganëve,
sigurohuni që njëri krah i mbajtëses së
tiganëve të jetë i pozicionuar së bashku me
vrimën që gjendet në pjesën e poshtme të
vatrës, siç tregohet në fotografi. Në këtë
mënyrë, mbajtësja e tiganit do të jetë e
qëndrueshme dhe e fiksuar.
Pastrimi i kandelës ndezëse
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet një
kandele ndezëse prej qeramike me një
elektrodë metalike. Këta elementë mbajini të
pastra për të shmangur vështirësitë në
8
www.zanussi.com