A
A) Vida e ventilit ndihmës
• Nëse kaloni nga gazi natyral G20 20 mbar
(ose gaz natyral G20 13 mbar
1)
) në gaz të
lëngshëm, shtrëngojeni deri në fund vidën
e ventilit ndihmës.
• Nëse ndryshoni nga gazi i lëngshëm në
gaz natyror G20 20 mbar, zhvidhosni
vidhën e ventilit ndihmës rreth 1/4 rrotullim
(1/2 rrotullim për pipëzën me kurorë
treshe).
• Nëse ndryshoni nga gazi natyror G20 20
mbar në gaz natyror G20 13 mbar
1)
zhvidhosni vidhën e ventilit ndihmës rreth
1/4 rrotullim (1/2 rrotullim për pipëzën me
kurorë treshe).
• Nëse ndryshoni nga gazi i lëngshëm në
gaz natyror G20 13 mbar
1)
, zhvidhoseni
dadon e ventilit ndihmës me një rrotullim
rreth 1/2 (1 rrotullim për pipëzën me kurorë
treshe).
• Nëse ndryshoni nga gazi natyror G20 13
mbar
1)
në gaz natyror G20 20 mbar,
shtrëngoni vidhën e ventilit ndihmës rreth
1/4 rrotullim (1/2 rrotullim për pipëzën me
kurorë treshe).
Paralajmërim Sigurohuni që flaka të
mos fiket kur e rrotulloni çelësin shpejt
nga pozicioni maksimal në atë minimal.
Lidhja elektrike
• Tokëzojeni pajisjen sipas masave të
sigurisë.
• Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i
fuqisë në pllakën e specifikimeve të
përkojnë me tensionin dhe fuqinë e rrjetit
tuaj.
• Kjo pajisje është e pajisur me një kabllo
elektrike. Ajo duhet të pajisjet me spinën e
duhur, e cila përballon ngarkesën e
shënuar në etiketën e specifikimeve. Spina
duhet të futet në një prizë të përshtatshme.
• Çdo komponent elektrike duhet instaluar
ose zëvendësuar nga tekniku i Qendrës së
autorizuar të Shërbimit ose nga personel i
kualifikuar shërbimi.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
• Pajisja nuk duhet lidhur me kabllo
zgjatuese, adaptor ose lidhje të
shumëfishta (rrezik zjarri). Kontrolloni që
tokëzimi të jetë bërë në pajtim me
standardet dhe rregulloret në fuqi.
• Kabulli elektrik duhet të vendoset në
mënyrë të tillë që të mos prekë pjesët e
nxehta.
• Lidheni pajisjen me rrjetin nëpërmjet një
pajisjeje që lejon shkëputjen e pajisjes nga
rrjeti në të gjitha polet, me distancë prej së
paku 3 mm midis kontakteve në gjendje të
hapur, p.sh. automat mbrojtës të linjës,
automat humbjesh në neutral ose siguresë.
• Asnjë nga pjesët e kabllos elektrike nuk
duhet lejuar të nxehet deri në 90 °C.
Kablloja neutrale ngjyrë blu duhet të lidhet
me bllokun e terminalit të shënuar me "N".
Kablloja e fazës me ngjyrë kafe (ose të
zezë) (e futur në kontaktin e bllokut të
terminaleve të shënuar me "L") duhet të
lidhet gjithnjë me fazën.
Zëvendësimi i kabllos elektrike
Për të zëvendësuar kabllon lidhëse përdorni
vetëm H05V2V2-F T90 ose një lloj
ekuivalent. Sigurohuni që seksioni i kabllos të
jetë i përshtatshëm për tensionin dhe
temperaturën e punës. Teli i tokëzimit me
ngjyrë të verdhë/jeshile duhet të jetë afërsisht
2 cm më i gjatë se teli i fazës kaf (ose i zi).
1) vetëm për Rusinë
11
www.zanussi.com