1)
Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike, opsionet dhe
sasia e enëve mund t'i ndryshojnë vlerat.
Informacion për institutet testuese
Për çdo informacion të nevojshëm për kryerjen e testeve, dërgoni një email në
adresën:
info.test@dishwasher-production.com
Shkruani numrin e produktit (PNC) që ndodhet te etiketa e specifikimeve.
5. OPSIONET
Aktivizoni ose çaktivizoni opsionet
përpara fillimit të një programi.
Nuk mund t'i aktivizoni ose t'i
çaktivizoni opsionet gjatë
funksionimit të një programi.
Në janë cilësuar një ose më
shumë opsione, sigurohuni që
treguesit përkatës të jenë të
ndezur përpara se të filloj
programi.
5.1 EnergySaver
Ky opsion ul temperaturën në fazën e
shpëlarjes së fundit.
Përdorimi i këtij opsioni ul konsumin e
energjisë (deri në 25%) dhe kohëzgjatjen e
programit.
Enët mund të jenë të lagura në fund të
programit.
Aktivizimi i opsionit EnergySaver
1.
Prekni Option derisa treguesi
EnergySaver të ndizet. Ju mund të
shihni në ekran përditësimin e
kohëzgjatjes së programit.
• Nëse opsioni nuk aplikohet për
programin, treguesi përkatës nuk
ndizet.
5.2 Multitab
Aktivizojeni këtë opsion kur përdorni
tableta të kombinuara detergjentesh.
Ky opsion çaktivizon përdorimin e
shpëlarësit dhe të kripës. Treguesit
përkatës të tyre qëndrojnë të fikur.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet.
Aktivizimi i opsionit Multitab
1.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen.
2.
Prekni Option derisa treguesi Multitab
të ndizet.
Nëse ndaloni përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara, përpara
se të filloni përdorimin veçmas të
detergjentit, lëndës shpëlarëse dhe
kripës së enëlarëses, ndiqni këto
hapa:
1. Vendosni zbutësin e ujit në nivelin më
të lartë.
2.
Sigurohuni që kutia e kripës dhe kutia
e shpëlarësit të jenë plot.
3.
Nisni programin më të shkurtër me një
fazë shpëlarjeje, pa detergjent dhe pa
enë.
4.
Rregullojeni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5.
Rregulloni sasinë e lëshuar të
shpëlarësit.
5.3 Sinjalet akustike
Sinjali akustik vihet në punë kur pajisja ka
një keqfunksionim. Ky sinjal akustik nuk
mund të çaktivizohet.
Gjithashtu, ka dhe një sinjal akustik që
tingëllon kur përfundon programi. Sipas
paracaktimit, ky sinjal akustik është i fikur,
por ai mund të aktivizohet.
Aktivizimi i sinjalit akustik për
përfundimin e programit
1.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që
pajisja të jetë në modalitetin e cilësimit,
referojuni pjesës "Vendosja dhe
startimi i një programi".
2.
Shtypni dhe mbani shtypur Delay dhe
Start në të njëjtën kohë, derisa
treguesit e programit
,
8
www.electrolux.com