16 ALBANIAN
PARALAJMËRIM: Emetimet e dridhjeve
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të emetimeve në
varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni që të identikoni
masat e sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit, që
bazohen në vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve
aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha
pjesët e ciklit të funksionimit si ato kur vegla është e kur
dhe punon pa prerë, ashtu edhe kohën e përdorimit).
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë:
Çekiçi rrotullues
Nr. i modelit/ Lloji: HR4003C, HR4013C, HR5202C,
HR5212C
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN60745
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
22.10.2013
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë. Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
ÇEKIÇIN RROTULLUES
1. Mbani mbrojtëse për veshët. Ekspozimi ndaj
zhurmës mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
2. Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen. Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
3. Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim
në të cilin aksesori prerës mund të prekë tela
të fshehura ose kordonin e vet. Nëse aksesori
prerës prek një tel me rrymë atëherë pjesët
metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe
mund të shkaktojnë goditje elektrike te punëtori.
4. Mbani kapele të fortë (helmetë sigurie), syze
sigurie dhe/ose mbrojtëse fytyre. Syzet e
zakonshme ose syzet e diellit NUK janë syze
sigurie. Gjithashtu rekomandohet që të mbani
maskë kundër pluhurit dhe doreza të trasha.
5. Sigurohuni që puntoja të jetë e siguruar në
vend përpara përdorimit.
6. Në përdorim normal, vegla është projektuar
që të prodhojë dridhje. Vidat mund të lirohen
lehtësisht, duke shkaktuar prishje ose
aksident. Kontrolloni me kujdes shtrëngimin e
vidave përpara përdorimit.
7. Në mot të ftohtë ose kur vegla nuk është
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni veglën
të ngrohet për pak kohë duke e përdorur pa
ngarkesë. Kjo do të lehtësojë lubrikimin.
Funksionimi me goditje është i vështirë pa
pasur nxehjen e duhur.
8. Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të
qëndrueshme të këmbëve.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të
larta.
9. Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
10. Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
11. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
12. Ndërsa punoni, mos ia drejtoni veglën asnjërit
prej personave në zonë. Puntoja mund të
uturojë dhe mund të lëndojë rëndë ndonjë
njeri.
13. Mos e prekni punton ose pjesët afër puntos
menjëherë pas veprimit; ato mund të jenë
shumë të nxehta dhe mund t’ju djegin lëkurën.
14. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që
njohja ose familjarizimi me produktin
(të tuara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të
rregullave të sigurisë për produktin në
fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja
e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime personale serioze.