37575
-
01I
I
15
Udhëzimet e përdorimit të sistemit të vendosjes së kapsulës xhelatinore “Blom-Singer®”
UDHËZIME PËRDORIMI
Vendosja e kapsulës xhelatinore
Ju lutemi shikoni diagramet që gjenden në llim të këtij manuali udhëzimi.
Procedura vijuese që lidhet me udhëzimet për vendosjen e protezës së zërit te kapsula xhelatinore
jepet nga Eric D. Blom, Ph.D. Sistemi i vendosjes së kapsulës xhelatinore, proteza e zërit dhe
duart e përdoruesit duhet të jenë gjithmonë të pastruara plotësisht për të shmangur futjen e
mikroorganizmave infektues brenda trupit. Rekomandohet përdorimi i dorashkave. Sigurohuni që
maja e protezës së zërit, instrumenti i vendosjes së kapsulës xhelatinore, pistoni dhe duart tuaja të
jenë plotësisht të thara përpara se të lloni procedurën vijuese. Në të kundërt, mund të shkaktohet
tretja e parakohshme e kapsulës xhelatinore.
Para llimit të procedurës vijuese, hiqni nga kutia komponentët që korrespondojnë me masën e
protezës suaj të zërit, p.sh. një protezë zëri 16 Fr. përdor kapsula xhelatinore 16 Fr. dhe një piston
16 Fr.
1. Vendosni rripin e qafës të protezës së zërit (diagrami 2c) te vrima me përmasën e duhur e
instrumentit të dyshtë të vendosjes së kapsulës xhelatinore tek ana e shënuar “lart” (diagrami 3).
Një protezë me diametër 16 Fr. puthitet me vrimën hekzagonale 16 Fr. dhe një protezë me
diametër 20 Fr. puthitet me vrimën rrethore 20 Fr.
2. Duke mbajtur rripin e qafës, shtyni me kujdes protezën brenda në vrimë dhe përmes saj
(diagrami 4) derisa anxha ezofageale të jetë e pozicionuar mbi vrimë (diagrami 5).
3. Duke kapur trupin e protezës së zërit në bazën e rripit të qafës (diagrami 2b), tërhiqni me
ngadalë dhe kujdes protezën (diagrami 6) derisa anxha ezofageale e protezës së zërit të llojë
të përthyhet përpara brenda në vrimë (diagrami 7). Mos e tërhiqni protezën përtej kësaj pike.
Nëse proteza tërhiqet shumë dhe shkëputet nga instrumenti i vendosjes së kapsulës xhelatinore,
kthehuni te hapi 1.
4. Nxirrni nga mbajtësja kapsulën xhelatinore 16 Fr. ose 20 Fr. që korrespondon me diametrin e
protezës suaj të zërit. Hidhni skajin më të gjatë të kapsulës (diagrami 8). Vendosni skajin e hapur të
kapsulës xhelatinore në vrimën e instrumentit të vendosjes ndërkohë që anxha e protezës është
e palosur (diagrami 9). Kapsula xhelatinore duhet të puthitet në kanal dhe të mbulojë majën e
protezës. Kontrolloni që kapsula xhelatinore të jetë e puthitur mirë në vend.
5. Fusni plotësisht pistonin me madhësi të përshtatshme në qendër të protezës së zërit në bazën
e rripit të qafës. Vendosni një gisht në majën e kapsulës xhelatinore për ta mbajtur të ksuar
ndërkohë që shtyni njëkohësisht protezën e zërit nga fundi (diagrami 10). Shtyjeni me kujdes derisa
anxha ezofageale e palosur të pozicionohet plotësisht te kapsula xhelatinore.
6. Hiqni majën e gishtit nga kapsula xhelatinore dhe shtyni me kujdes me piston në drejtimin e
treguar me shigjetë te diagrami 11.
7. Vazhdoni të shtyni protezën derisa të dalë plotësisht nga instrumenti i vendosjes së kapsulës
xhelatinore (diagrami 12). Mbani protezën te baza e rripit të qafës dhe hiqni pistonin nga proteza.
Tani proteza e zërit është plotësisht e vendosur brenda kapsulës xhelatinore dhe gati për vendosje
në mënyrën e zakonshme. Për udhëzimet e vendosjes së pajisjes referojuni manualit të udhëzimeve
të përdoruesit që shoqëron protezën e zërit.
UDHËZIMET E PASTRIMIT DHE TË KUJDESIT
Lani plotësisht instrumentin e dyshtë të vendosjes së kapsulës xhelatinore dhe pistonin me një
detergjent të butë dhe shpëlajini me ujë. Thajini pajisjet me një garzë ose leckë pa push. Mos
përdorni asnjëherë letër për pastrimin e fytyrës ose letër higjienike për tharjen e instrumentit të
dyshtë të vendosjes së kapsulës xhelatinore, ose protezës së zërit, pasi grimcat e pushit të copës
mund të përthithen në rrugët e frymëmarrjes gjatë vendosjes së protezës. Pas pastrimit dhe tharjes