Zanussi ZRB32210XA Manual de utilizare

Tip
Manual de utilizare
SQ
Udhëzimet për përdorim 2
BG
Ръководство за употреба 15
MK
Упатство за ракување 28
RO
Manual de utilizare 41
SR
Упутство за употребу 54
Frigorifer me Ngrirje
Хладилник-фризер
Фрижидер со замрзнувач
Frigider cu congelator
Фрижидер-замрзивач
ZRB32210WA
ZRB32210XA
Përmbajtja
Udhëzimer sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Paneli I kontrollit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 6
Përdorimi i parë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 6
Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 7
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _ _ _ 8
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 9
Zgjidhja e problemeve _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 10
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 14
Çështje lidhen me ambientin _ _ _ _ _ 14
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Udhëzime për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe
të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni
me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për
shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të
gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje,
të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe
veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast
se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë
që kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për
përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit,
pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje nuk është përshtatur për
përdorim nga personat (përfshirë fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo
mendore, ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, për sa kohë nuk janë të
mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të
përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës
për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga
priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë
pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për
të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë
ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë
brenda.
Nëse kjo pajisje që përmban brava
magnetike të derës do të vendoset në vend
të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë
suste (shul) mbi derë apo mbi kapak,
sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë
përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo
do të parandalojë që pajisja të kthehet në
rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Paralajmërim
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën
e pajisjes ose në strukturën inkaso.
Pajisja është ndërtuar për të mbajtur
ushqime dhe/ose pije në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
në zonat e kuzhinës për personelin në
dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera
pune;
në ferma dhe nga klientët në hotele,
motele dhe ambiente të tjera banimi;
në ambiente me fjetje dhe mëngjes;
në katering dhe përdorime të ngjashme
jo për shitje.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen
e akullit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë që nuk janë përshtatur
për këtë nga prodhuesi.
Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
2
www.zanussi.com
Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet
në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie
me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes,
sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut
ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
shmangni flakët e hapura dhe burimet
ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni
këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund
shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose
goditje elektrike.
Paralajmërim Çdo komponent elektrik
(kabllo i ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një agjent i
certifikuar shërbimi ose nga një personeli i
kualifikuar i shërbimit për të shmangur
rreziqet.
1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të
zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur
apo dëmtuar nga pjesa e pasme e
pajisjes. Një prizë e shtypur apo e
dëmtuar mund të mbinxehet e mund të
shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni spinën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar,
mos futni në të spinën elektrike. Ka
rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
6. Nuk duhet ta vini në punë pajisjen pa
kapakun e llambës (nëse është
parashikuar) së ndriçimit të
brendshëm.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e
lëvizni atë.
Mos hiqni dhe mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim
të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga
bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozimin e gjatë të pajisjes në
dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Llambushkat (nëse janë parashikuar) e
përdorura në këtë pajisje janë llamba të
posaçme të përzgjedhura vetëm për
përdorim në pajisje elektro-shtëpiake. Ato
nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur
për ndriçim dhome.
Përdorimi i përditshëm
Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
plastike të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të
ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që
ndodhet në murin e pasmë. (Nëse pajisja
është Pa formim bryme)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen
nëse janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet
përkatëse.
Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi
këto krijojnë presion brenda shishes dhe
mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë
pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie
nëse konsumohen direkt nga pajisja.
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqeni nga priza.
Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
Mos përdorni objekte me majë për të hequr
brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
plastike.
3
www.zanussi.com
Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e
kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar,
uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e
veçantë.
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka
dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse është e
dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e
mundshme në vendin ku e keni blerë atë.
Në këtë rast, ruajeni paketimin.
Është e këshillueshme të prisni të paktën
katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t’i
lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
Duhet të ketë qarkullim të mjaftueshëm të
ajrit rrotull pajisjes, pasi mungesa e tij
shkakton mbinxehje. Për të arritur ajrim të
mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse
për instalimin.
Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e
produktit duhet të vendoset pas murit për të
shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të
nxehta (kompresorit), në mënyrë që të
parandalohen djegie të mundshme.
Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
Lidheni vetëm me burim uji të pijshëm
(nëse është parashikuar lidhja me ujin).
Shërbimi
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një elektricist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
Mos e hiqni kapakun e dritës LED.
Kontaktoni me pikën më të afërt të
shërbimit të pas shitjes për të zëvendësuar
fushën e dritës LED, nëse është e
nevojshme.
Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga
një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund
të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun
e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja
nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e
tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban
gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet
përputhje me rregullat e zbatueshme të
vendosura nga autoritetet tuaja lokale.
Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse,
veçanërisht në pjesën e pasme pranë
shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e
përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
janë të riciklueshme.
4
www.zanussi.com
Përshkrim i produktit
63 41 52
8 7
1
Sirtarët e zarzavateve
2
Raftet e pajisjes
3
Rafti i shisheve
4
Paneli i kontrollit
5
Raftet e derës
6
Rafti i shisheve
7
Sirtarët e ngrirësit
8
Pllaka e specifikimeve
5
www.zanussi.com
Paneli I kontrollit
1
3 2
1
Treguesit e temperaturës LED
2
Butoni QuickChill
3
Rregullatori i temperaturës
Ndezja e
Vendoseni spinën në prizën e murit.
Rregullimi i temperaturës
Për të vënë në funksionim pajisjen, veproni si
më poshtë:
prekni butonin e rregullimit të temperaturës
derisa LED që korrespondon me
temperaturën e kërkuar ndriçon.
Përzgjedhja është progresive, e ndryshon
nga 2 deri në 8°C.
Me prekjen e parë të butonit cilësimi aktual
LED vazhdon pulsojë.
Sa herë që preket butoni, temperatura e
cilësuar shkon në pozicionin 1. LED
Korresponduese do të pulsojë për një farë
kohe.
Prekni butonin e cilësimit derisa të
përzgjidhet temperatura e kërkuar. Cilësimi
do të fiksohet
cilësimi më i ftohtë: +2°C
cilësimi më i ngrohtë: +8°C
Më e përshtatshme është një përzgjedhje
mesatare.
Megjithatë, duhet të zgjidhet përzgjedhja e
saktë duke pasur parasysh se temperatura
brenda pajisjes varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit të depozituar
vendndodhja e pajisjes.
Funksioni QuickChill
Ju mund të aktivizoni funksionin QuickChill
duke shtypur butonin QuickChill.
LED që korrespondon me treguesin e simbolit
QuickChill ndriçon.
Ju mund të çaktivizoni funksionin QuickChill
duke shtypur butonin QuickChill sërish.
Treguesi QuickChill do të fiket.
E rëndësishme
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52
orësh.
Përdorimi i parë
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët
dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike
të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
6
www.zanussi.com
E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë
pjesët e lëmuara.
Përdorimi I përditshëm
Ruajtja e ushqimeve të ngrira
Kur e ndizni për herë të parë ose pas një
periudhe të gjatë mospërdorimi, lëreni pajisjen
të punojë të paktën 2 orë përpara se të futni
produkte në ndarje.
Sirtarët e ngrirësit sigurojnë gjetjen e leh
dhe të shpejtë të pakos së ushqimit që
dëshironi. Hiqini të gjithë sirtarët nëse do të
ruhen sasi të mëdha ushqimi. Në të gjitha
raftet është e mundur vendosja e ushqimeve
që dalin jashtë deri në 15 mm nga dera.
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull për shkak të
shkëputjes së rrymës elektrike, nëse
mungesa e energjisë elektrike ka zgjatur më
shumë se vlera e treguar në tabelën e
karakteristikave teknike në “koha në rritje”,
ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt
ose të gatuhet menjëherë e më pas të
vendoset sërish në ngrirje (pasi është ftohur).
Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme për
ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe për
ruajtjen e ushqimeve të ngrira për një kohë
gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni
funksionin Ftohje e shpejtë të paktën 24 orë
përpara se të vendosni ushqimin që do të
ngrini, në dhomëzën e ngrirësit.
Vendosni ushqimin e freskët që do të ngrini
në dhomëzën e poshtme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në pllakëzën e
parametrave, një etiketë që ndodhet në
brendësi të frigoriferit.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
Pas 24 orësh, kur të jetë kryer procesi i
ngrirjes, çaktivizoni funksionin Ftohje e
shpejtë (shihni "Funksioni i ftohjes së
shpejtë").
Shkrirja
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
në temperaturën e dhomës, në varësi të
kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen
edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga
ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjas më
shumë.
Rafti i shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara) në
raftin e vendosur paraprakisht.
Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen
e pakove të ushqimit
me madhësi të
ndryshme, raftet e
derës mund të
vendosen në lartësi
të ndryshme.
Tërhiqni gradualisht
raftin në drejtim të
shigjetave, derisa të
lirohet, e më pas
rivendoseni sipas
dëshirës
2
1
3
Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund të
vendosen sipas dëshirës.
7
www.zanussi.com
Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi që nuk
i lejon ata të nxirren nga vendi aksidentalisht
apo të bien poshtë. Në momentin e heqjes
nga ngrirësi, tërhiqeni koshin drejt vetes dhe
në momentin që arrini në pikën e ndalimit,
hiqeni koshin duke e ngritur atë pak lart.
Në momentin e vënies në vend, ngrini pak
pjesën e sipërme të koshit për ta futur atë në
ngrirës. Pasi të keni arritur në pikat e ndalimit,
shtyni koshat sërish në vendin e tyre.
1
2
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Tingujt e Funksionimit Normal
Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur
frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave
ose tubave. Është normale.
Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi
pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull
uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga
kompresori. Është normale.
Zgjerimi termik mund të shkaktojë një
zhurmë të papritur kërcitëse. Është n
fenomen i natyrshëm dhe jo një fenomen
fizik i rrezikshëm. Është normale.
Kur kompresori ndizet ose fiket, do të
dëgjoni një "klik" të zbehtë të çelësit të
temperaturës. Është normale.
Këshilla për kursimin e energjisë
Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose
mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet.
Nëse temperatura e ambientit është e lartë,
Rregullatori i Temperaturës është vendosur
në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja
është e mbushur plot, kompresori mund të
punojë pa pushim duke shkaktuar formimin
e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit.
Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin
e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje
të ulët për të lejuar shkrirjen automatike
dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të
energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të
freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës;
mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të
fortë;
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që
ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet): mbështillini në qeska
polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit që
ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo
shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj...:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen
mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në
mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej
polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër
të jetë e mundur.
8
www.zanussi.com
Shishet: këto duhet të kenë një kapak dhe
duhet të vendosen ose në raftin e shisheve,
ose në raftin e shisheve te dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse
nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahen
në ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa
këshilla të rëndësishme:
sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën
e vlerave;
procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet
shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë
kësaj periudhe;
ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
përgatitni ushqimin në racione të vogla për
të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të
plotë si dhe për të bërë të mundur si
rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e
dëshiruar;
mbështilleni ushqimin me letër alumini ose
polietileni dhe sigurohuni që paketimi të je
hermetik;
mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira,
të prekin ushqimet që janë tashmë të
ngrira, në mënyrë që të shmangni një rritje
temperature të këtyre të fundit;
ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më
gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes
ushqimit;
akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë
pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes,
mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga
ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në çdo
pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për
të pasur parasysh kohën e ruajtjes.
Këshilla për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
Për të arritur performancën më të mirë nga
kjo pajisje, duhet:
të siguroheni që ushqimet e ngrira që keni
blerë të jenë ruajtur siç duhet nga shitësi;
të siguroheni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër të
mundshme;
të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose të mos e lini atë hapur për një kohë më
të gjatë se sa duhet;
pas shkrirjes, ushqimi prishet shpejt dhe
nuk mund të ngrijë sërish;
të mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
Kujdesi dhe pastrimi
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure brenda
njësisë ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe rimbushja duhet të kryhen
vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me pak
sapun.
kontrolloni rregullisht dorezat e derës dhe
pastrojini për t’u siguruar që janë të pastra
dhe nuk kanë papastërti.
shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat dhe/ose kabllot
brenda pajisjes.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura
gërryese, produkte pastruese me përmbajtje
të lartë arome të mirë ose pastrues me dyllë
për të pastruar pjesën e brendshme
pajisjes, pasi këto dëmtojnë sipërfaqet dhe
lënë erë të fortë.
9
www.zanussi.com
Pastroni kompresorin në pjesën e pasme të
pajisjes me furçë. Ky veprim do të
përmirësojë performancën e pajisjes dhe do
të kursejë energjinë.
E rëndësishme Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë
pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja
e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm
me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin
kryesor.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi
i dhomëzës së frigoriferit sa herë që
kompresori i motorit ndalon, gjatë përdorimit
normal. Uji i shkrirjes shkarkohet nëpërmjet
një vrime kullimi brenda një mbajtëseje
posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të
pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme
të pastroni
periodikisht vrimën e
shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet
në mes të kanalit të
dhomëzës së
ftohjes, për të
parandaluar që uji të
rrjedhë e të pikojë
mbi ushqimin
brenda.
Shkrirja e ngrirësit
Gjithashtu, dhomëza e ngrirjes në këtë model
është e llojit "pa ngricë". Kjo do të thotë se
gjatë procesit të punës nuk krijohet ngricë, as
në muret e brendshëm as mbi ushqime.
Moskrijimi i ngricës vjen si rezultat i qarkullimit
të vazhdueshëm të ajrit të ftohtë brenda
dhomëzës, që vihet në punë nga një ventilator
automatik.
Zgjidhja e problemeve
Kujdes Përpara se të rregulloni
probleme të pajisjes, hiqeni atë nga
priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat
kompetentë duhet të merren me problemet
nuk përshkruhen në këtë manual.
E rëndësishme Gjatë përdorimit normal
dëgjohen disa tinguj (kompresori, qarkullimi i
lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është instaluar si
duhet.
Kontrolloni nëse pajisja qëndron pa
lëvizur (të gjitha këmbët e saj duhet
të kenë prekur tokën).
Pajisja nuk punon. Spina nuk është futur mirë
prizë.
Futeni spinën mirë në prizë.
Pajisja nuk furnizohet me korrent.
Në prizën elektrike nuk kalon
tension.
Lidhni një pajisje tjetër elektrike në
prizën elektrike.
Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Pajisja e llambushkës nuk
punon.
Pajisja e llambushkës është
gatishmëri.
Mbyllni dhe hapni derën.
10
www.zanussi.com
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Njësia është me defekt. Shihni kapitullin “Zëvendësimi i
njësisë së kontrollit".
Kompresori funksionon
vazhdimisht.
Temperatura nuk është vendosur
si duhet.
Caktoni një temperaturë më të lartë.
Dera nuk është mbyllur siç duhet. Referojuni seksionit "Mbyllja e
derës".
Dera është hapur shumë shpesh. Mos e mbani derën hapur më
shumë se sa nevojitet.
Temperatura e produktit është
tepër e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit të
bjerë në temperaturën e ambientit,
përpara se ta futni në pajisje.
Temperatura e dhomës është
tepër e lartë.
Ulni temperaturën e mjedisit.
Në pllakën e pasme të
frigoriferit rrjedh ujë.
Gjatë procesit automatik të
shkrirjes, akulli shkrin në
pllakëzën e pasme.
Kjo është normale.
Brenda në frigorifer rrjedh
ujë.
Vrima e daljes së ujit është
bllokuar.
Pastroni vrimën e daljes së ujit.
Produktet e pengojnë ujin të
rrjedhë në kolektorin e ujit.
Sigurohuni që produktet të mos
prekin pllakëzën e pasme.
Temperatura në pajisje
është tepër e ulët/e lartë.
Rregulluesi i temperaturës nuk
është regjistruar si duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë/më të ulët.
Nëse pajisja juaj ende nuk po punon mirë pasi
keni kryer kontrollet e mësipërme, ju lutemi të
kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit.
Ndërrimi i njësisë së kontrollit
Pajisja ka një dritë të brendshme LED me
jetëgjatësi të madhe.
Vetëm punonjësit e shërbimit lejohen që ta
zëvendësojnë njësinë e kontrollit. Kontaktoni
qendrën tuaj të shërbimit .
Mbyllja e derës
1. Pastroni guarnicionin e derës.
2. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni
guarnicionet defektoze të derës. Ju lutemi
kontaktoni me Shërbimin pas shitjes.
Instalimi
Kujdes Lexoni me kujdes kapitullin "Të
dhëna për sigurinë" për sigurinë tuaj si
dhe për një përdorim të saktë të pajisjes,
përpara se të instaloni atë.
Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku
temperatura e ambientit përputhet me klasën
e klimës që tregohet në tabelën e vlerave
pajisje:
Klasa e
klimës
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
11
www.zanussi.com
Vendosja
Paralajmërim Pajisja duhet të shkëputet
lirisht nga burimi i energjisë; si rrjedhojë,
spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas
montimit.
Pajisja duhet të montohet larg burimeve
nxehtësisë, të tilla si radiatorë, bolierë, drita e
drejtpërdrejtë e diellit etj. Sigurohuni që ajri të
qarkullojë lirisht përreth pjesës së pasme të
pajisjes. Për të siguruar performancë
optimale, nëse pajisja vendoset poshtë një
njësie të varur në mur, largësia minimale
midis pjesës së sipërme të pajisjes dhe
njësisë në mur duhet të jetë të paktën 100
mm. Sidoqoftë, në rrethana ideale, pajisja nuk
duhet të vendoset poshtë njësive të varura në
mur. Nivelimi i saktë sigurohet përmes një ose
më shumë këmbëzave të rregullueshme
bazën e pajisjes.
A
min
100mm
20mm
min
100mm
B
C
Për të garantuar funksionimin e duhur në
temperaturë ambienti mbi 38ºC, këshillohet të
mbani një ndarje 30 mm mes anëve të
pajisjes dhe mobilieve përreth.
Nivelimi
Kur vendosni
pajisjen, sigurohuni
që të qëndrojë në
nivel. Kjo mund të
arrihet nëpërmjet dy
këmbëzave të
rregullueshme në
pjesën e poshtme
ballore.
Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që
tregohet në tabelën e vlerave përputhet me të
dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj.
Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabllos
tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt,
pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e
ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar,
lidheni pajisjen në një prizë të veçuar të
tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi,
duke u këshilluar me një elektriçistelektricist.
Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë
përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat
paraprake të mësipërme.
Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. -
Direktivat
Ndryshimi i krahut të hapjes së derës
E rëndësishme Ju sugjerojmë që veprimet e
mëposhtme t'i kryeni së bashku me një
person tjetër, i cili do t'i mbajë të palëvizshme
dyert e pajisjes gjatë procesit.
Për të ndryshuar drejtimin e hapjes së derës,
veproni si vijon:
Hapni derën dhe zbrazni raftet
Zhvidhosni vidat e menteshës së sipërme
të derës. (1)
Hiqni derën nga boshti i menteshës së
mesit. (2)
Vendosni kapakun e menteshës së sipërme
në vrimat në anën e kundërt.
Zhvidhosni vidat e menteshës së mesit (3)
2
1
Hiqni kunjat në pjesën e sipërme të të dyja
dyerve dhe lëvizini ato në anën tjetër.
Hiqni derën e poshtme nga boshti i
menteshës së poshtme. (4)
12
www.zanussi.com
4
3
Zhvidhosni boshtin e menteshës
poshtme (5) dhe vendosni vidat në boshtin
e menteshës së poshtme (6) në punton e
majtë të saj.
5
6
Zhvidhosni vidat e menteshës së poshtme
dhe hiqeni menteshën. (8)
Zhvidhosni kunjat e kapakut të poshtëm
dhe vendosini në vrimën në anën e
kundërt. (7)
Vendosni menteshën e poshtme në anën e
kundërt dhe fiksojeni me vidat. (8)
7
8
Vendosni derën e poshtme në boshtin e
menteshës së poshtme. (9)
Zhvidhosni kunjat e kapakut të mesit dhe
vendosini në vrimën në anën e kundërt.
(10)
Vendosni menteshën e mesit në anën e
kundërt dhe fiksojeni me vidat. (11)
10
9
180
o
11
Vendosni derën e sipërme në boshtin e
menteshës së mesit. (12)
Fiksoni derën me anë të menteshës së
sipërme dhe fiksojeni këtë të fundit me
vida. (13)
12
13
Është e këshillueshme të prisni të paktën
katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t’i
lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
Nëse temperatura e ambientit është e ftohtë
(p.sh. në dimër), guarnicioni mund të mos
vendoset mirë në pajisje. Në këtë rast, prisni
që guarnicioni të përshtatet natyrshëm.
Nëse nuk dëshironi t'i kryeni vetë veprimet më
sipër, kontaktoni me qendrën më të afërt të
shërbimit pas shitjes. Specialisti i qendrës së
shërbimit pas shitjes do të kryejë ndryshimin e
drejtimit të hapjes së derës, me shpenzimet
tuaja.
13
www.zanussi.com
Të dhëna teknike
Përmasat
Lartësia 1745 mm
Gjerësia 595 mm
Thellësia 642 mm
Koha në rritje 18 h
Tensioni 230-240 V
Frekuenca 50 Hz
Të dhënat teknike ndodhen në tabelën e
vlerave që gjendet në anë të majtë brenda
pajisjes dhe në etiketën e energjisë.
Çështje që lidhen me ambientin
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontenierët e
riciklimit nëse ka.
Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe
shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e
mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara
me simbolin
e mbeturinës shtëpiake. Ktheni
produktin në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
14
www.zanussi.com
Съдържание
Инструкции за сигурност _ _ _ _ _ _ _ _ 15
Описание на уреда _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 18
Командно табло _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 19
Първа употреба _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 19
Всекидневна употреба _ _ _ _ _ _ _ _ _ 20
Полезни препоръки и съвети _ _ _ _ _ _ 21
Грижи и почистване _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 23
Отстраняване на неизправности _ _ _ _ 24
Инсталиране _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 25
Технически данни _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 27
Опазване на околната среда _ _ _ _ _ _ 27
Запазваме си правото на изменения.
Инструкции за сигурност
От интерес на вашата безопасност и за
осигуряване на правилна употреба, преди
да инсталирате и използвате уреда за
пръв път, прочетете това ръководство за
потребителя внимателно, включително
препоръките и предупрежденията. За да
избегнете ненужни грешки и злополуки,
важно е да внимавате всички хора, които
използват уреда, да са напълно запознати
с неговата работа и средствата
за пред-
пазване. Запазете тези инструкции и се по-
грижете те да останат към уреда, ако той
бъде преместен или продаден, така че все-
ки, който го използва през целия му срок
на експлоатация, да бъде добре информи-
ран за употребата и безопасността на уре-
да.
За защита на живота и
имуществото си
спазвайте предпазните мерки от инструк-
циите за потребителя, тъй като производи-
телят не носи отговорност за повреди, пре-
дизвикани поради неспазването им.
Безопасност за децата и хората с
намалени способности
Този уред не е предназначен за употре-
ба от лица (включително деца) с ограни-
чени физически, сетивни или умствени
възможности,
с недостатъчен опит и по-
знания освен ако не се наблюдават или
са им дадени инструкции за употребата
на уреда от лице, отговорно за тяхната
безопасност.
Децата трябва да се надзирават, за да
се гарантира, че няма да си играят с уре-
да.
Съхранявайте опаковъчните материали
далеч от обсега на деца. Съществува
опасност от задушаване.
При изхвърляне на уреда изключете
щепсела от контакта, срежете кабела на
захранването (възможно най-близо до
уреда) и демонтирайте вратата, за да
предотвратите удар с електрически ток и
евентуалното затваряне на деца в него
по време на игра.
Ако с този
уред, който има магнитни
уплътнения на вратата, ще замените по-
стар уред с пружинен затвор (ключалка)
на вратата или капака, уверете се, че
пружинният затвор е неизползваем,
преди да изхвърлите употребявания
уред. Така ще предотвратите смъртна
опасност от затварянето на деца вътре.
Общи инструкции за безопасност
ПРЕДУПРЕЖДЕНИЕ!
Не запушвайте вентилационните отвори от
външната
или вътрешната част на уреда.
Уредът е предназначен за съхранение
на хранителни продукти и/или напитки
при стандартни домашни условия и дру-
ги битови нужди като:
кухненски зони за персонал в магази-
ни, офиси и други работни места;
ферми и от клиенти в хотели, мотели и
друг вид жилищно настаняване;
хотели, които предлагат нощувка и за-
куска;
кетеринг и подобни приложения за
търговия на дребно.
15
www.zanussi.com
Не използвайте механични инструменти
или други неестествени средства за ус-
коряване на процеса на размразяване.
Не използвайте други електрически уре-
ди (като машини за сладолед) в хладил-
ници и фризери, освен ако не са одобре-
ни за тази цел от производителя.
Не повреждайте хладилната верига.
В хладилната верига на
уреда се съдър-
жа изобутан (R600a) - природен газ, кой-
то има високо ниво на съвместимост с
околната среда, но въпреки това е запа-
лим.
По време на транспортиране и инстали-
ране на уреда внимавайте да не повре-
дите някой от компонентите на хладил-
ната верига.
Ако хладилната верига е повредена:
избягвайте открити
пламъци и запали-
телни източници
проветрете напълно помещението, в
което се намира уредът
Опасно е да се променят спецификации-
те или да се видоизменя този продукт по
какъвто и да било начин. Повреда в за-
хранващия кабел може да предизвика
късо съединение, пожар или електриче-
ски удар.
ПРЕДУПРЕЖДЕНИЕ! Всички електри-
чески
компоненти (захранващ кабел,
щепсел, компресор) трябва да се подменят
от сертифициран сервизен представител
или квалифициран сервизен персонал, за
да се предотвратят всякакви опасности.
1. Захранващият кабел не трябва да се
удължава.
2. Проверете дали щепселът на за-
хранващия кабел на гърба на уреда
не е смачкан или повреден. Смачкан
или повреден захранващ щепсел мо-
же
да прегрее и да предизвика по-
жар.
3. Погрижете се да осигурите достъп
до щепсела на уреда, свързан към
захранващата мрежа.
4. Не дърпайте захранващия кабел.
5. Ако контактът на захранването е раз-
хлабен, не вкарвайте щепсела в не-
го. Съществува опасност от електри-
чески удар или пожар.
6. Не бива да използвате уреда без ка-
пака на лампата (ако има такъв) за
вътрешно осветление.
Този електроуред е тежък. Трябва да се
внимава при преместването му.
Не местете
и не докосвайте продукти от
фризерното отделение, ако ръцете ви са
влажни/мокри, тъй като това може да до-
веде до отлепяне на кожата или т.н. сту-
дено изгаряне.
Избягвайте продължителното излагане
на уреда на пряка слънчева светлина.
Лампите с крушки (ако има такива) в този
уред са специални лампи,
създадени са-
мо за употреба в домакински уреди. Не
са подходящи за осветление на домаш-
ни помещения.
Всекидневна употреба
Не поставяйте горещи съдове върху
пластмасовите части на уреда.
Не съхранявайте запалими газове или
течности в уреда, тъй като могат да из-
бухнат.
Не поставяйте хранителни продукти ди-
ректно срещу въздушното отверстие
от
задната страна. (Ако уредът работи без
заскрежаване)
Замразената храна не трябва да се за-
мразява отново, след като е била раз-
мразена.
Съхранявайте предварително пакетира-
на храна в съответствие с инструкциите
на производителя й.
Препоръките за съхранение на произво-
дителя на уреда трябва да се спазват
стриктно. Вижте съответните инструкции.
Не съхранявайте газирани напитки във
фризерното отделение, тъй като създа-
ват налягане върху съда, което може да
доведе до неговото пръсване и да при-
чини повреда на уреда.
16
www.zanussi.com
Яденето на сладоледени изделия напра-
во от уреда може да доведе до "студено
изгаряне".
Грижи и почистване
Преди обслужване изключете уреда и
извадете щепсела от контакта.
Не почиствайте уреда с метални пред-
мети.
Не използвайте остри предмети за от-
страняване на скреж от уреда. Използ-
вайте пластмасова стъргалка.
Редовно проверявайте
канала за оттича-
не за вода от обезскрежаване на хла-
дилника. При необходимост почиствайте
канала. Ако каналът за оттичане се запу-
ши, водата ще се събере на дъното на
уреда.
Монтаж
ВАЖНО! За свързването към
електроснабдяването внимателно
следвайте инструкциите, дадени в
съответните раздели.
Разопаковайте уреда и проверете дали
няма повреди по него. Не
свързвайте
уреда, ако е повреден. Веднага съобще-
те за възможни повреди на мястото, от-
където сте го купили. В такъв случай за-
пазете опаковката.
Препоръчително е да изчакате поне че-
тири часа, преди да свържете уреда, за
да дадете възможност на маслото да се
стече обратно в компресора.
Трябва да се
осигури правилна циркула-
ция на въздуха около уредав противен
случай той може да прегрее. За да осигу-
рите достатъчна вентилация, следвайте
съответните инструкции за монтаж.
Когато е възможно, гърбът на уреда
трябва да е до стена, за да се избегне
докосването или хващането на горещи
части (компресор) и да се избегнат евен-
туални изгаряния.
Уредът не трябва да се поставя в бли-
зост до радиатори или печки
Погрижете се щепселът да е достъпен
след инсталирането на уреда
Свързвайте само към водоснабдителна
мрежа с питейна вода (ако се предвижда
свързване с водопроводна мрежа).
Сервиз
Всякакви електротехнически работи,
необходими
за сервизното обслужване
на този уред, трябва да се извършват от
квалифициран електротехник или компе-
тентно лице.
Не махайте капака на светодиодната
лампа. При необходимост се свържете с
най-близкия следпродажбен сервиз, за
да смени платката на светодиодната
лампа.
Този уред трябва да бъде обслужван от
упълномощен сервизен център и трябва
да бъдат
използвани само оригинални
резервни части.
Опазване на околната среда
Както хладилната верига, така и изо-
лационните материали на този уред,
не съдържат никакви газове, които биха
могли да увредят озоновия слой. Уредът
не трябва да се изхвърля заедно с битови-
те отпадъци. Изолационната пяна съдържа
възпламеними газове: уредът трябва да се
изхвърля в съответствие
с приложимите
нормативни уредби, които може да получи-
те от местните общински власти. Внима-
вайте да не повредите охлаждащия блок
особено отзад в близост до топлообменни-
ка. Материалите, използвани в този уред и
маркирани със символа
, могат да бъ-
дат рециклирани.
17
www.zanussi.com
Описание на уреда
63 41 52
8 7
1
Чекмеджета за зеленчуци
2
Рафтове в шкафа
3
Поставка за бутилки
4
Командно табло
5
Рафтове на вратата
6
Рафт за бутилки
7
Чекмеджета на фризера
8
Табелка с данни
18
www.zanussi.com
Командно табло
1
3 2
1
Индикатори за температура LED
2
Бутон QuickChill
3
Регулатор за температурата
Включване
Поставете щепсела в контакта.
Регулиране на температурата
За да работите с уреда, процедирайте по
следния начин:
Задръжте регулатора на температурата
натиснат, LED съответстващ на желана-
та температура светне Избирането е по-
следователно, от 2°C до +8°C.
При първото натискане на бутона реал-
ната стойност LED мига постоянно.
С всяко натискане на бутона
зададената
температура се придвижва с 1 позиция.
Съответният LED примигва за малко.
Докосвайте бутона за настройване до
достигане на желаната температура. На-
стройката ще бъде фиксирана
най-студена настройка: +2°C
най-топла настройка: +8°C
Обикновено средната настройка е най-под-
ходяща.
Точната настройка обаче трябва да се из-
бере, като се има предвид, че температу-
рата във вътрешността на уреда зависи от:
стайната температура
колко често се отваря вратата
количество на съхраняваните храни
местоположение на уреда.
Функция QuickChill
Можете да активирате функцията
QuickChill, като натиснете бутона
QuickChill.
Светодиодът LED, съответстващ на симво-
ла QuickChill светва.
Можете да
деактивирате функцията
QuickChill, като натиснете отново бутона
QuickChill.
Изгасва индикаторът QuickChill.
ВАЖНО!
Тази функция спира автоматично след 52
часа.
Първа употреба
Почистване на вътрешността
Преди да използвате уреда за първи път,
почистете вътрешността и всички вътреш-
ни принадлежности с хладка сапунена во-
да (неутрален сапун), за да отстраните ти-
19
www.zanussi.com
пичната за новите изделия миризма, а
след това подсушете напълно.
ВАЖНО! Не използвайте миялни препара-
ти или абразивни прахове, тъй като това
ще повреди покритието.
Всекидневна употреба
Съхранение на замразени храни
При първоначално пускане или след дълъг
период, през който фризерът не е използ-
ван, оставете уреда да работи поне 2 часа,
преди да поставите хранителните продукти
в отделението
Чекмеджетата на фризера осигуряват бър-
зо и лесно откриване на храните, които же-
лаете. Ако съхранявате големи количества
храна, отстранете всички чекмеджета.
На
всички рафтове е възможно да поставите
храната, която не се подава 15 мм от вра-
тата.
ВАЖНО! В случай на аварийно
размразяване, например поради спиране
на тока, ако уредът е бил изключен за по-
дълго време, отколкото е посочено в
таблицата с техническите спецификации
срещу "Време на повишаване",
замразената храна трябва се консумира
бързо
или да се сготви веднага и след това
да се замрази отново (след охлаждане).
Замразяване на пресни хранителни
продукти
Фризерното отделение е подходящо за за-
мразяване на пресни хранителни продукти
и дълготрайно съхранение на готови дъл-
боко замразени продукти.
За да замразите пресни хранителни про-
дукти, активирайте функцията "Quick Chill"
най-малко 24 часа преди
поставянето на
хранителни продукти за замразяване във
фризерното отделение.
Поставете прясната храна, която трябва да
се замразява, в най-долното отделение.
Максималното количество храна, което мо-
же да се замрази в рамките на 24 часа, е
указано на табелката с данни, етикет, по-
ставен във вътрешността на уреда.
Процесът на замразяване отнема 24 часа:
през този период не добавяйте други хра-
нителни продукти за замразяване.
След 24 часа, когато процесът на замразя-
ване приключи, деактивирайте функцията
"Бързо замразяване" (вж. функция "Quick
Chill").
Размразяване
Дълбоко замразените или замразени хра-
ни, преди да бъдат използвани, могат да
се размразят в хладилника или при стайна
температура, в
зависимост от времето,
което имате за тази операция.
Малките парчета могат да се готвят дори
все още замразени, направо от фризера: в
такъв случай готвенето ще отнеме повече
време.
Поставка за бутилки
Поставете бутилките (с отвора напред) в
предварително поставения рафт.
20
www.zanussi.com
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68

Zanussi ZRB32210XA Manual de utilizare

Tip
Manual de utilizare