Aeg-Electrolux T86280IC Manual de utilizare

Categorie
Uscătoare electrice de rufe
Tip
Manual de utilizare
SQ Udhëzimet për përdorim 2
Tharëse me Rrotullim
HU Használati útmutató 25
Szárítógép
RO Manual de utilizare 48
Uscător de rufe
LAVATHERM 86280IC
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 5
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT..............................................................................7
4. AKSESORËT......................................................................................................8
5. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 9
6. TABELA E PROGRAMIT..................................................................................10
7. OPSIONET....................................................................................................... 14
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................15
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM...........................................................................15
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 17
11. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 18
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 21
13. TË DHËNA TEKNIKE..................................................................................... 23
14. INSTALIMI...................................................................................................... 24
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të
ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative
që e bëjnë jetën më të thjeshtë, karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në
pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë
maksimumin prej këtij produkti.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si
dhe për shërbimin:
www.aeg.com
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.aeg.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
PARALAJMËRIM!
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të
përhershëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ne rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Nëse tharësja e rrobave montohet mbi një lavatriçe,
përdorni setin e varjes së rrobave. Seti i varjes së
rrobave, i disponueshëm nga shitësi juaj i autorizuar,
SHQIP 3
mund të përdoret vetëm me pajisjen e specifikuar në
udhëzime, të cilën e keni marrë me aksesorin.
Lexojeni me kujdes përpara instalimit (Referojuni
broshurës së instalimit).
Pajisja mund të instalohet më vete ose poshtë një
banaku kuzhine me hapësirën e duhur (Referojuni
broshurës së instalimit).
Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një
dere rrëshqitëse apo një dere me një menteshë në
krahun e kundërt, ku dera e pajisjes nuk mund të
hapet plotësisht.
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Sigurohuni që të keni një ajrim të mirë në dhomën ku
do të instaloni pajisjen, për të shmangur rrjedhjen e
gazrave nëpër dhomë që lëshojnë pajisje të tjera që
funksionojnë me lëndë djegëse, duke përfshirë zjarret
e hapur.
Ajri që del nuk duhet të shkarkohet në një sistem
aspirimi që përdoret për daljen e tymrave nga pajisjet
që djegin gaz ose karburante të tjera. (nëse ka)
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 8 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Mos e përdorni pajisjen nëse janë përdorur për
pastrim kimikate industriale.
Fshini pushin që formohet rreth pajisjes.
Mos e përdorni pajisjen pa filtër. Pastrojeni filtrin e
pushit përpara ose pas çdo përdorimi.
Mos thani në tharëse tesha të palara.
Artikujt që janë ndotur me substanca të tilla si vaj
gatimi, aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës njollash,
www.aeg.com4
terpentine, dyllë dhe heqës dylli, duhet të lahen në ujë
të nxehtë me një sasi shtesë detergjenti, përpara se të
thahet në tharësen e rrobave.
Artikujt e tillë si prej sfungjeri të gomuar (sfungjer
latex), skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit,
artikuj me pjesë të gomuara si dhe rroba ose jastëkë
me mbushje prej sfungjeri të gomuar, nuk duhet të
thahet në tharësen e rrobave.
Zbutësit e rrobave apo produktet e ngjashëm duhet të
përdoren sipas specifikimeve të udhëzimeve të
prodhuesit.
Hiqni të gjitha sendet nga xhepat, si p.sh. çakmakët
dhe shkrepset.
Mos e ndaloni kurrë procesin e tharëses përpara
përfundimit të ciklit të tharjes, për sa kohë nuk keni
nxjerrë ende të gjitha teshat dhe t'i keni shpërndarë në
mënyrë të tillë që nxehtësia të shpërndahet.
Faza e fundit e ciklit të tharjes realizohet pa nxehtësi
(cikli i ftohjes) për të siguruar që rrobat të kenë një
temperaturë që siguron që rrobat të mos dëmtohen.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 5°C ose më të lartë se 35°C.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, të
durojë nxehtësinë dhe të jetë e
pastër.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Gjithmonë lëvizeni pajisjen
vertikalisht.
Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të
vendoset kundrejt murit.
Pasi ta keni vendosur pajisjen në
vendin e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë tërësisht e
niveluar me ndihmën e një niveluesi.
Nëse nuk është në ekuilibër,
rregulloni këmbëzat derisa të
nivelohet.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
SHQIP 5
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Vetëm për MB-në dhe Irlandën.
Pajisja ka një spinë 13 amp. Nëse ju
duhet ta ndërroni siguresën në prizë,
përdorni një siguresë 13 amp ASTA
(BS 1362).
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Përdoreni këtë pajisje vetëm në
mjedis shtëpiak.
Mos thani artikuj të dëmtuar që
përmbajnë material mbushës.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Ndiqni udhëzimet në etiketën e
rrobave.
Nëse i keni larë rrobat tuaja me heqës
njollash, duhet të kryeni një cikël
shtesë shpëlarjeje përpara se të nisni
tharësen e rrobave.
Mos pini ose mos përgatitni ushqime
me ujë të kondensuar/distiluar. Kjo
mund të shkaktojë probleme
shëndetësore te njerëzit dhe kafshët.
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
Mos thani në tharëse rroba të lagura
që pikojnë ujë.
2.4 Drita e brendshme
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi.
Ka rrezatim të dukshëm LED, ndaj
mos i ngulni sytë te drita.
Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
Për të zëvendësuar dritën e
brendshme, lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.6 Eliminimi i mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
www.aeg.com6
3. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
1 2
7
3
4
5
6
9
10
11
12
8
1
Depozita e ujit
2
Paneli i kontrollit
3
Drita e brendshme
4
Dera e pajisjes
5
Filtri
6
Butoni për derën e kondensatorit
7
Vrimat e qarkullimit të ajrit
8
Këmbëzat e rregullueshme
9
Dera e kondensatorit
10
Kapaku i kondensatorit
11
Bravat e kapakut të kondensatorit
12
Pllaka e specifikimeve
Dera e ngarkimit mund të
instalohet nga përdoruesi në
anën e kundërt. Kjo ndihmon
për të futur dhe për të hequr
më lehtë rrobat nga pajisja
ose nëse ka ndonjë kufizim
hapësire për instalimin e
pajisjes (shihni broshurën
tjetër).
SHQIP 7
4. AKSESORËT
4.1 Pajisja ndihmëse
Emri i aksesorit: SKP11, STA8, STA9
I disponueshëm nga shitësi i autorizuar.
Pajisjet ndihmëse mund të përdoren
vetëm me lavatriçet e specifikuara në
broshurë. Shihni broshurën
bashkëngjitur.
Lexoni me kujdes manualin e ofruar
bashkë me aksesorët.
4.2 Seti i zbrazjes së ujit
Emri i aksesorit: DK11.
I disponueshëm nga shitësi i autorizuar
(mund të bashkëngjitet në disa lloje
tharësesh)
Aksesori për zbrazjen e ujit të
kondensuar drejtpërdrejt në një lavaman,
sifon, kanal, etj. Pas instalimit depozita e
ujit zbrazet automatikisht. Depozita e ujit
duhet të qëndrojë në pajisje.
Zorra e instaluar duhet të jetë në
lartësinë prej minimumi 50 cm deri
maksimumi 1 m nga niveli i dyshemesë.
Zorra nuk duhet të jetë me hark. Nëse
është e nevojshme, shkurtoni gjatësinë e
zorrës.
Lexoni me kujdes manualin e ofruar
bashkë me aksesorët.
4.3 Bazament me sirtar
Emri i aksesorit: PDSTP10.
I disponueshëm nga shitësi i autorizuar.
Për ta vendosur pajisjen më lart, në
nivelin e përshtatshëm për futjen dhe
nxjerrjen e rrobave me lehtësi.
Sirtari mund të përdoret për futjen e
rrobave p.sh.: peshqirë, produkte
pastrimi e të tjera.
Lexoni me kujdes manualin e ofruar
bashkë me aksesorët.
4.4 Skara e tharjes
Emri i aksesorit: RA5, RA6, RA11, RA12.
www.aeg.com8
I disponueshëm nga shitësi i autorizuar
(mund të bashkëngjitet në disa lloje
tharësesh). Kontrolloni me shitësin ose
në faqen e internetit nëse aksesori është
i përshtatshëm për pajisjen tuaj.
Aksesori i skarës së tharjes mundëson
tharjen në mënyrë të sigurt të rrobave në
tharëse:
atlete sportive
të leshta
lodra prej pelushi
të brendshme grash
Lexoni me kujdes manualin e ofruar
bashkë me aksesorët.
5. PANELI I KONTROLLIT
1 2
356 4
1
Çelësi i programeve
2
Ekrani
3
butoni Start/Pause
4
Butonat e opsioneve
5
Treguesit e programit
6
butoni
"O" (Off)
me Fikja
automatike funksioni
5.1 Ekrani
Simboli në ekran Përshkrimi i simbolit
, ,
tharje shtesë e rrobave: e paracaktuar, mesatare,
maksimale
SHQIP 9
Simboli në ekran Përshkrimi i simbolit
, ,
delikatesa e tharjes: e paracaktuar, mesatare, maksi‐
male
, -
kohëzgjatja e fazës kundër rrudhave: e paracaktuar,
me interval (30 min. - 120 min.)
sinjalizuesi është i aktivizuar
bllokimi për fëmijët është i aktivizuar
opsioni i kohës së tharjes është i aktivizuar
treguesi:
zbrazni depozitën e ujit
treguesi:
pastroni filtrin
treguesi:
kontrolloni shkëmbyesin e nxehtësisë
treguesi:
faza e tharjes
treguesi:
faza e ftohjes
treguesi:
faza e ruajtjes nga rrudhat
opsioni i shtyrjes së programit është i aktivizuar
treguesi i kohës së ciklit
-
përzgjedhja e programit me kohë (10 min.-2 orë)
-
përzgjedhja e shtyrjes së programit (30min.-20 orë)
6. TABELA E PROGRAMIT
Programet
Ngarke‐
sa
1)
Karakteristikat/Shenja e rrobave
Pambuk
Ekstra
8 kg Niveli i tharjes: tharje shtesë.
/
Tharje për në dollap
2)
3)
8 kg
Niveli i tharjes: tharje për në dol‐
lap.
/
www.aeg.com10
Programet
Ngarke‐
sa
1)
Karakteristikat/Shenja e rrobave
Tharje gati për he‐
kurosje
2)
8 kg Niveli i tharjes: gati për hekurosje.
/
Ekstra heshtur
8 kg
Për të tharë me delikatesë pjesët e
veshjeve, me zhurmën të ulur në
minimum. Programi mund të për‐
doret natën.
/
Shtrat
3 kg
Për tharjen e shtrojave të kreva‐
teve siç janë: çarçafë tekë dhe
dopjo, këllëfë jastëku, kuverta.
/
Jorganë
3 kg
Për të tharë një ose dy jorganë
dhe jastëkë (me pupla, push ose
me mbushje sintetike).
/
Koha
8 kg
Me këtë program, mund të përdor‐
ni opsionin Koha dhe të vendosni
kohëzgjatjen e programit.
/
Ekstra i shkurt‐
ër përzierje
3 kg
Përdor temperaturë të ulët për të
tharë pëlhura të pambukta dhe sin‐
tetike.
/
Sintetike
Ekstra
3,5 kg Niveli i tharjes: tharje shtesë.
/
Tharje për në dollap
2)
3,5 kg
Niveli i tharjes: tharje për në dol‐
lap.
/
Tharje gati për he‐
kurosje
3,5 kg Niveli i tharjes: gati për hekurosje.
/
Ekstra heshtur
3,5 kg
Për të tharë me delikatesë pjesët e
veshjeve, me zhurmën të ulur në
minimum. Programi mund të për‐
doret natën.
/
SHQIP 11
Programet
Ngarke‐
sa
1)
Karakteristikat/Shenja e rrobave
I lehtë
1 kg (ose 5
bluza)
Pëlhura që kërkojnë kujdes dhe për të cilat nevo‐
jitet hekurosje minimale. Rezultatet e tharjes
mund të ndryshojnë nga një lloj pëlhure në tjet‐
rën. Shkundini artikujt përpara se t'i futni në pa‐
jisje. Kur programi të përfundojë, hiqini menjë‐
herë artikujt dhe vendosini në një nderëse rro‐
bash.
/
Active Wear
2 kg
Për të tharë rroba që vishen jashtë, rroba pune,
sportive, pëlhura me push, xhaketa të papër‐
shkueshme nga uji, xhubokse me material me
push që hiqet ose me izolim të brendshëm.
Delikat
3 kg Pëlhura delikate.
/
Të leshta
4)
1 kg
Për të tharë rrobat e leshta. Rrobat bëhen të bu‐
ta dhe të lëmuara. Rekomandojmë që t'i hiqni
menjëherë rrobat pas përfundimit të programit.
Për të rritur ose ulur nivelin e mbetur të lagësh‐
tisë në rroba, mund të përdorni funksionin Thatë
plus.
1)
Pesha maksimale u referohet artikujve të tharë.
2)
Vetëm për institutet e testimit: Programet standarde të testimit specifikohen në dokumentin e EN
61121. Nëse është e nevojshme për të korrigjuar nivelin e mbetur të lagështisë në rroba, rregullojeni pro‐
gramin me anë të opsionit Thatë plus. Pastrojeni filtrin pas çdo cikli.
3)
Programi Pambuk Tharje për në dollap është "Programi standard i të pambuktave" dhe është i
përshtatshëm për të tharë rrobat e pambukta me lagie normale dhe është programi më efikas për sa i
përket konsumit të energjisë për tharjen e rrobave të pambukta të lagura.
4)
Cikli i larjes për të leshtat i kësaj makine është miratuar nga kompania Woolmark për tharjen e pro‐
dukteve të leshta që mund të lahen me makinë me kusht që rrobat të lahen dhe thahen sipas udhëzi‐
meve në etiketën e rrobës dhe ato të lëshuara nga prodhuesi i kësaj makine. M1221. Në Mbretërinë e
Bashkuar, Irlandë, Hong-Kong dhe Indi, simboli Woolmark është markë tregtare certifikimi.
www.aeg.com12
6.1 Përzgjedhja e programeve dhe opsioneve
Opsionet
Programet
1)
Thatë
plus
Delikat
Anti
rrudhë e
gjatë
Koha
Pambuk; Ekstra
Pambuk; Tharje për në
dollap
Pambuk; Tharje gati për he‐
kurosje
Pambuk; Ekstra heshtur
Shtrat
Jorganë
Koha
Ekstra i shkurtër përzierje
Sintetike; Ekstra
Sintetike; Tharje për në dol‐
lap
Sintetike; Tharje gati për
hekurosje
Sintetike; Ekstra heshtur
I lehtë
Active Wear
Delikat
Të leshta
2)
1)
Së bashku me programin mund të vendosni 1 ose më shumë opsione.
2)
Vetëm me skarën tharëse — shihni kapitullin AKSESORËT
SHQIP 13
6.2 Vlerat e konsumit
Programi
Centrifugimi në / lagështia e mbe‐
tur
Koha e
tharjes
Konsumi i
energjisë
Pambuk 8 kg
Tharje për në dollap 1400 rpm / 50% 130 min. 4,21 kWh
1000 rpm / 60% 146 min. 4,80 kWh
Tharje gati për hekur‐
osje
1400 rpm / 50% 110 min. 3,49 kWh
1000 rpm / 60% 126 min. 3,98 kWh
Sintetike 3,5 kg
Tharje për në dollap 1200 rpm / 40% 52 min. 1,50 kWh
800 rpm / 50% 59 min. 1,71 kWh
7. OPSIONET
7.1 Thatë plus
Ky opsion ndihmon që rrobat të thahen
më shumë. Ka 3 përzgjedhje të
mundshme:
- përzgjedhja standarde e cila ka
lidhje me programin.
- përzgjedhja ndihmon që rrobat të
thahen lehtë.
- përzgjedhja ndihmon që rrobat të
thahen më shumë.
7.2 Delikat
Për të tharë më lehtë rroba delikate dhe
ato të delikate ndaj temperaturës (p.sh.
akrilike, viskoze). Me këtë opsion
programi funksionon me nivel të ulët
nxehtësie. Për rrobat me simbolin
etiketë.
7.3 Anti rrudhë e gjatë
Zgjat fazën kundër rrudhave (30 minuta)
në fund të ciklit të tharjes deri në 90
minuta. Ky opsion parandalon krijimin e
rrudhave në rroba. Rrobat mund të
nxirren nga pajisja gjatë fazës kundër
rrudhave.
7.4
Alarm
Kur opsioni i sinjalizuesit është i
aktivizuar, alarmi dëgjohet në:
në përfundim të ciklit
në fillim dhe përfundim të fazës
kundër rrudhave
në ndërprerjen e ciklit
Opsioni i sinjalizuesit është paracaktuar
që të qëndrojë gjithmonë ndezur. Këtë
funksion mund ta përdorni për të
aktivizuar ose çaktivizuar sinjalin.
Ju mund të aktivizoni
opsionin Alarm me të gjitha
programet.
7.5 Koha
Punon vetëm me programin Koha.
Lejon përdoruesin të vendosë një kohë
të veçantë për programin e tharjes për
minimumi 10 min. deri në maksimumi 2
orë (në intervale prej 10 min.).
www.aeg.com14
7.6 Vonesë në nisje
Mundëson shtyrjen e fillimit
të programit të tharjes nga
minimumi 30 minuta deri
maksimumi në 20 orë.
1. Vendosni programin e tharjes dhe
opsionet.
2. Shtypni vazhdimisht butonin
Vonesë në nisje.
koha e nevojshme e shtyrjes shfaqet në
ekran (p.sh. nëse programi
duhet të fillojë pas 12 orësh.)
3. Për të aktivizuar opsionin Vonesë
në nisje, shtypni butonin
Start/
Pause. Koha e fillimit ulet në ekran.
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë
të parë, kryeni këto veprime:
Pastroni me një leckë të njomë
kazanin e tharëses me rrotullim.
Nisni një program të shkurtër (p.sh.
30 minuta) me rroba të njoma.
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
9.1 Përgatitja e rrobave
Mbyllni zinxhirët.
Mbyllni mbërthyeset e këllëfëve të
jorganëve.
Mos i lini të palidhura kollaret ose
rripat (p.sh. rripat e përparëseve).
Lidhini ato përpara se të nisni një
program.
Nxirrini të gjithë artikujt nga xhepat.
Nëse një artikull ka shtresë të
brendshme prej pambuku, kthejeni
anën e brendshme jashtë. Sigurohuni
që shtresa e pambukut të jetë
gjithmonë jashtë
Rekomandojmë që të vendosni
programin e duhur për llojin e
pëlhurave që janë në pajisje.
Mos vendosni pëlhura me ngjyra të
forta së bashku me pëlhura me ngjyra
të çelura. Ngjyrat e forta mund të
lëshojnë bojë.
Përdorni programin përkatës për
fanella pambuku dhe trikotazhe për të
parandaluar hyrjen e tyre në ujë.
Sigurohuni që pesha e rrobave të mos
jetë më shumë se pesha maksimale
në tabelën e programeve.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Referojuni etiketës së pëlhurës që
kanë artikujt.
Etiketa e pël‐
hurës
Përshkrimi
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse. Vendosni tem‐
peraturën me temperaturë standarde.
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse. Vendosni pro‐
gramin me temperaturë të ulët.
Rroba që nuk janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.
SHQIP 15
9.2 Futja e rrobave në pajisje
KUJDES!
Mos ngecni rroba midis
derës së pajisjes dhe
guarnicionit prej gome.
1. Tërhiqni derën e pajisjes.
2. Futini lirshëm rrobat në pajisje.
3. Mbyllni derën e pajisjes.
9.3 Ndezja e pajisjes
Për të ndezur pajisjen:
Shtypni butonin "O" (Off).
Nëse pajisja është e ndezur, në ekran
shfaqen disa tregues.
9.4 Funksioni Fikja
automatike
Për të ulur konsumin e energjisë,
funksioni Fikja automatike e çaktivizon
automatikisht pajisjen:
nëse butoni Start/Pause nuk
është shtypur brenda 5 minutash.
5 minuta pas përfundimit të programit.
Shtypni butonin
"O" (Off)
për të
aktivizuar pajisjen.
Nëse pajisja është e ndezur, në ekran
shfaqen disa tregues.
9.5 Vendosja e një programi
Për të vendosur programin, përdorni
përzgjedhësin e programit.
Koha e mundshme e përfundimit të
programit shfaqet në ekran.
Koha e tharjes që shihni
përkon me një ngarkesë prej
5 kg për programet për të
pambukta dhe xhinse. Për
programet e tjera koha e
tharjes përkon me ngarkesat
e rekomanduara. Koha e
tharjes së programeve për të
pambukta dhe xhinse me
ngarkesë mbi 5 kg është më
e gjatë.
9.6 Opsionet
Së bashku me programin mund të
vendosni 1 ose më shumë opsione të
veçanta.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar opsionin
shtypni butonin e duhur .
Kur opsioni aktivizohet, shfaqet drita LED
mbi butonin ose simboli në ekran.
9.7 Opsioni i bllokimit për
fëmijët
Bllokimi për fëmijët mund të vendoset për
të mos lejuar që fëmijët të luajnë me
pajisjen. Opsioni i bllokimit për fëmijët
bllokon të gjithë butonat dhe çelësin e
programeve (ky funksion nuk bllokon
butonin "O" (Off)).
Mund ta aktivizoni opsionin e bllokimit
për fëmijët:
përpara se të shtypni butonin
Start/Pause - pajisja nuk mund të
ndizet
pasi të shtypni butonin Start/
Pause - përzgjedhja e opsionit dhe e
programeve është e çaktivizuar.
www.aeg.com16
Aktivizimi i opsionit të
bllokimit për fëmijët:
1. Ndizni tharësen.
2. Prisni rreth 8 sekonda.
3. Zgjidhni 1 nga programet e
disponueshme.
4. Shtypni dhe mbani njëkohësisht
butonat
Thatë plus dhe
Delikat.
Në ekran shfaqet simboli .
5. Për të çaktivizuar bllokimin për
fëmijët, shtypni sërish butonat e
mësipërm derisa simboli të mos
shfaqet në ekran.
9.8 Nisja e një programi
Për të nisur programin:
Shtypni butonin Start/Pause.
Pajisja aktivizohet dhe drita LED mbi
buton nuk pulson, por është e
pandryshueshme.
9.9 Ndryshimi i programit
Për ndryshuar programin:
1. Shtypni butonin "O" (Off) për të
çaktivizuar pajisjen.
2. Shtypni sërish butonin "O" (Off)
për të aktivizuar pajisjen.
3. Vendosni një program të ri.
9.10 Përfundimi i programit
Pastrojeni filtrin dhe zbrazeni
depozitën e ujit pas çdo cikli
tharjeje. (Shihni kapitullin
KUJDESI DHE PASTRIMI.)
Kur përfundon cikli i tharjes, në ekran
pulson simboli . Nëse opsioni
Alarm është i ndezur, sinjali akustik bie
me ndërprerje për 1 minutë.
Nëse nuk e fikni pajisjen, do
të aktivizohet ruajtja nga
rrudhat. Gjatë fazës kundër
rrudhave, rrobat mund të
nxirren nga pajisja.
Për të hequr rrobat:
1. Shtypni butonin "O" (Off) për 2
sekonda për të çaktivizuar pajisjen.
2. Hapni derën e pajisjes.
3. Nxirrni rrobat nga pajisja.
4. Mbyllni derën e pajisjes.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
10.1 Këshilla ekologjike
Centrifugojini rrobat mirë përpara se
t'i thani.
Përdorni ngarkesat që specifikohen
në tabelën e programeve.
Pastroni filtrin pas çdo cikli tharjeje.
Mos përdorni zbutës rrobash për të
larë e më pas për të tharë. Në
tharësen e rrobave, rrobat zbuten
automatikisht.
Përdorni ujin e kondensuar si ujë të
distiluar, p.sh. për hekurosje me avull.
Nëse është e nevojshme pastroni ujin
e kondensuar përpara (p.sh. me një
filtër kafeje) për të hequr mbetjet e
mundshme të copëzave të vogla të
pushit.
Mbajini gjithmonë të pastra vrimat e
ajrimit që ndodhen në pjesën e
poshtme të pajisjes.
SHQIP 17
Sigurohuni që në pozicionin e
instalimit të pajisjes të ketë qarkullim
të mjaftueshëm ajri.
10.2 Rregullimi i nivelit të
lagështisë së mbetur të
rrobave
Për të ndryshuar shkallën e paracaktuar
të lagështisë së mbetur të rrobave:
1. Ndizni pajisjen.
2. Prisni rreth 8 sekonda.
3. Zgjidhni 1 nga programet e
disponueshme.
4. Shtypni dhe mbani njëkohësisht
butonat Thatë plus dhe Anti
rrudhë e gjatë.
Në ekran shfaqet një nga simbolet:
- maksimumi i rrobave të thata
- rrobat më të thata
- rrobat me thatësi standarde
5. Shtypni vazhdimisht butonin
Start/Pause derisa të caktoni nivelin
e dëshiruar.
6. Për të ruajtur cilësimin, shtypni
njëkohësisht butonat Thatë plus
dhe
Anti rrudhë e gjatë për rreth
2 sekonda.
10.3 Çaktivizimi i Depozita e
ujit treguesit
1. Ndizni pajisjen.
2. Prisni rreth 8 sekonda.
3. Zgjidhni 1 nga programet e
disponueshme.
4. Shtypni dhe mbani njëkohësisht
butonat Thatë plus dhe
Alarm.
Është i mundur një nga 2 konfigurimet:
treguesi Depozita e ujit:
është
i ndezur dhe shfaqet simboli
- treguesi i depozitës së
ujit qëndron vazhdimisht i ndezur
treguesi Depozita e ujit:
është
i fikur dhe shfaqet simboli
- treguesi i depozitës së ujit
qëndron vazhdimisht i fikur
11. KUJDESI DHE PASTRIMI
11.1 Pastrimi i filtrit
Në fund të çdo cikli, në ekran shfaqet
simboli
Filtri
dhe duhet të pastrohet
filtri.
Filtri mbledh pushin. Pushi
shfaqet kur rrobat thahen në
tharëse.
Për të pastruar filtrin:
1. Hapni derën. Tërhiqni filtrin.
2. Hapni filtrin.
3. Filtrin pastrojeni me dorë të lagur.
4. Nëse nevojitet, pastrojeni filtrin me
ujë të ngrohtë rubineti duke përdorur
www.aeg.com18
furçë dhe/ose fshesë me korrent.
Mbylleni filtrin.
5. Nëse është e nevojshme hiqni pushin
nga filtri dhe guarnicioni. Për këtë
mund të përdorni një fshesë me
korrent. Futeni filtrin në kutinë e tij.
11.2 Shkarkimi i depozitës së
ujit
Shkarkoni depozitën e ujit të kondensuar
pas çdo cikli tharjeje.
Nëse depozita e ujit të kondensuar është
plot, programi ndalet automatikisht. Në
ekran shfaqet simboli
Depozita e ujit
dhe duhet të zbrazet depozita e ujit.
Për të zbrazur depozitën e ujit:
1. Tërhiqeni depozitën e ujit dhe
mbajeni në pozicion horizontal.
2. Nxirreni lidhjen plastike dhe zbrazni
depozitën e ujit në një legen ose enë
të përshtatshme.
3. Futeni lidhjen plastike dhe montoni
depozitën e ujit.
4. Për të vazhduar programin, shtypni
butonin Start/Pause.
11.3 Pastrimi i kondensatorit
Nëse në ekran pulson simboli
Kondensatori
, duhet të pastrohen
kondensatori dhe ndarja e tij.
Për të pastruar kondensatorin dhe
ndarjen e tij:
1. Hapni derën.
2. Lëvizni butonin e lirimit në fund të
derës dhe hapni derën e
kondensatorit.
3. Rrotulloni 2 bllokuesit për të
zhbllokuar kapakun e kondensatorit.
SHQIP 19
4. Ulni kapakun e kondensatorit.
5. Kapni dorezën dhe nxirrni
kondensatorin nga ndarja e poshtme.
Lëvizeni kondensatorin horizontalisht
në mënyrë që të mos derdhet uji i
mbetur.
6. Pastrojeni kondensatorin në
pozicionin vertikal mbi një legen ose
enë. Shpëlajeni mirë me dorezën e
dushit.
7. Futeni kondensatorin sërish në
vendin e vet, në ndarjen e poshtme.
8. Mbylleni kapakun e kondensatorit.
9. Shtrëngoni 2 bllokuesit derisa ato të
fiksohen.
10. Mbyllni derën e kondensatorit.
11.4 Pastrimi i kazanit
PARALAJMËRIM!
Shkëputeni pajisjen nga
korrenti përpara se ta
pastroni.
Përdorni një sapun larës neutral
standard për të pastruar sipërfaqen e
brendshme të kazanit dhe pjesët e tij.
Thajini sipërfaqet e pastruara me një
leckë të butë.
KUJDES!
Mos përdorni materiale
gërryese apo lesh teli për të
pastruar kazanin.
11.5 Pastrimi i panelit të
kontrollit dhe karkasës
Përdorni një sapun larës neutral
standard për të pastruar panelin e
kontrollit dhe karakasën.
Pastrojeni me një pëlhurë të njomë.
Thajini sipërfaqet e pastruara me një
leckë të butë.
KUJDES!
Mos përdorni agjentë për
pastrimin e mobilieve ose
agjentë pastrues të cilët
mund të shkaktojnë
gërryerje gjatë pastrimit të
pajisjes.
www.aeg.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72

Aeg-Electrolux T86280IC Manual de utilizare

Categorie
Uscătoare electrice de rufe
Tip
Manual de utilizare