Shqip
Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në
"Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja
që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në
www.philips.com/welcome.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të
rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe të
aksesorëve të saj dhe ruajeni për referencë në të
ardhmen. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë
sipas produkteve të ndryshme.
Rrezik
- Mbajeni të thatë pajisjen dhe kordonin elektrik
(Fig. 1).
Paralajmërim
- Përdorni vetëm ushqyesin e heqshëm
(HQ8505) që vjen me pajisjen.
- Ushqyesi përmban transformator. Mos e prisni
ushqyesin për ta zëvendësuar me ndonjë spinë
tjetër, pasi mund të jetë e rrezikshme.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e
lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara
fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë
përvoje e njohurish, nëse mbikëqyren apo
udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë
të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që
paraqiten. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
- Kontrollojeni gjithmonë pajisjen përpara se ta
përdorni. Mos e përdorni pajisjen nëse është e
dëmtuar sepse kjo mund të shkaktojë lëndim.
Ndërrojeni gjithmonë pjesën e dëmtuar me një
pjesë tjetër origjinale.
Kujdes
- Kjo pajisje nuk mund të lahet.Mos e zhytni
asnjëherë pajisjen në ujë dhe mos e shpëlani në
rubinet (Fig. 1).
- Ky produkt synohet të përdoret vetëm për
heqjen ose shkurtimin e qimeve në zona poshtë
qafës te femrat. Mos e përdorni për asnjë qëllim
tjetër.
- Për arsye higjienike, pajisja duhet të përdoret
vetëm nga një person.
- Mos e përdorni pajisjen mbi lëkurë të irrituar
ose lëkurë me variçe, ekzema, njolla, nishane
(me qime) ose plagë, pa u konsultuar me
mjekun fillimisht. Edhe personat me imunitet të
reduktuar ose personat që vuajnë nga diabeti,
hemofilia apo imuno-deficienca duhet të
konsultohen me mjekun fillimisht.
- Lëkura mund të skuqet pak dhe të irritohet
herët e para të përdorimit të pajisjes. Ky
fenomen është absolutisht normal dhe zhduket
shpejt. Ndërsa e përdorni pajisjen më shpesh,
lëkura juaj mësohet me të dhe irritimi i lëkurës
ulet. Nëse irritimi nuk është zhdukur brenda tre
ditëve, këshillojmë të konsultoheni me mjekun.
- Për të parandaluar dëmtimin dhe lëndimet,
gjatë punës mbajeni pajisjen (me ose pa
aksesorin) larg flokëve të skalpit, vetullave,
qerpikëve, rrobave etj.
- Mos e përdorni furçën e eksfoliimit menjëherë
pas depilimit, sepse kjo mund të intensifikojë
irritimin e mundshëm të shkaktuar nga depilimi.
- Mos përdorni vajra banje apo dushi kur
depiloheni, sepse kjo mund të shkaktojë irritim
të rëndë të lëkurës.
- Përdoreni dhe ruajeni pajisjen në temperaturë
nga 5°C deri në 35°C.
- Mos përdorni asnjëherë ajër të kompresuar,
sfungjerë pastrimi, solucione gërryese pastrimi
ose lëngje agresive për të pastruar pajisjen.
- Për të parandaluar dëmet e pariparueshme të
ushqyesit, mos e përdorni brenda ose pranë
prizave që kanë aromatizues elektrikë.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha
standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin
ndaj fushave elektromagnetike.
Të përgjithshme
- Ushqyesi është i përshtatshëm për tensione
rrjeti që variojnë nga 100 në 240 volt.
- Ushqyesi shndërron 100-240 volt në tension të
ulët dhe të sigurt, nën 24 volt.
- Sigurohuni që të keni futur fishën e vogël
plotësisht në prizën e pajisjes. Menjëherë sapo
ta keni futur plotësisht, do të dëgjoni një klik.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 76dB(A).
Këshilla depilimi
- Lëvizeni pajisjen kundër drejtimit të rritjes së
qimeve, me çelësin rrëshqitës të ndezjes/fikjes
në drejtimin nga do të lëvizni pajisjen.
- Sigurohuni që ta vendosni pajisjen në lëkurë në
këndin 90°.
- Sigurohuni që lëkura të jetë e pastër, plotësisht
e thatë dhe jo e yndyrshme. Mos përdorni krem
para se të filloni depilimin.
- Për një depilim të lehtë, gjatësia e duhur e
qimes është 3-4mm. Nëse qimet janë më të
shkurtra, prisni derisa të zgjaten ose provoni t'i
hiqni ato duke lëvizur vazhdimisht pajisjen në
lëkurë.
Diagnostikimi
Nëse hasni ndonjë problem me pajisjen, të cilin
nuk mund ta zgjidhni duke ndjekur këshillat e
depilimit, vizitoni www.philips.com/support për
një listë të pyetjeve më të shpeshta.
Zëvendësimi
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni
www.philips.com/parts-and-accessories ose
drejtojuni shitësit tuaj për "Philips". Mund dhe të