Aeg-Electrolux HC452020EB Manual de utilizare

Tip
Manual de utilizare
SQ Udhëzimet për përdorim 2
Vatër gatimi
RO Manual de utilizare 20
Plită
SL Navodila za uporabo 38
Kuhalna plošča
HC452020EB
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................6
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.............................................................................8
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA............................................................................ 11
6. KUJDESI DHE PASTRIMI................................................................................ 12
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE........................................................................... 13
8. INSTALIMI........................................................................................................ 15
9. TË DHËNA TEKNIKE....................................................................................... 18
10. EFIKASITETI ENERGJETIK...........................................................................18
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi krijuar që të
ketë performancë të përkryer për shumë vite, me teknologji inovative që e bëjnë
jetën më të thjeshtë, karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e
zakonshme. Ju lutemi kushtojini disa minuta leximit të manualit për të marrë
maksimumin nga ky produkt.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për zgjidhjen e
problemeve dhe për shërbimin:
www.aeg.com
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të
këmbimit për pajisjen tuaj:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të
dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Informacion për sigurinë/kujdesin
Informacion i përgjithshëm dhe këshilla
Informacion mjedisor
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.aeg.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e
arritshme janë të nxehta.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ne rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
1.2 Siguria e përgjithshme
Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen shumë
gjatë përdorimit. Mos prekni elementet e nxehjes.
Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të
jashtëm ose një sistemi komandimi të veçuar.
Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj
mbi një vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të
rezultojë në zjarr.
SHQIP 3
Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe
kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
vatrës, sepse mund të nxehen.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni
pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instalojë
këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mbyllini sipërfaqet e prera me një
izolues për të mos lejuar që lagështira
të shkaktojë fryrje.
Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes
nga avulli dhe lagështira.
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve
ose nën dritare. Duke vepruar kështu
do të parandaloni rënien e enëve të
nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet
dera ose dritarja.
Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të
sipërm, të jetë e mjaftueshme për
qarkullimin e ajrit
Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Sigurohuni që të instalohet
një panel ndarës me material që nuk
digjet poshtë pajisjes për të
parandaluar arritjen e pjesës së
poshtme.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur
nga rryma.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Sigurohuni që pajisja të instalohet
saktë. Kablloja ose spina e lirë ose e
papërshtatshme elektrike (nëse ka)
mund ta nxehë shumë terminalin.
www.aeg.com4
Përdorni kabllo elektrike të
përshtatshme.
Mos i lini kabllot elektrike të
përdridhen.
Sigurohuni që të jetë instaluar
mbrojtja ndaj goditjeve elektrike.
Përdorni mbërthyesen e lirimit të
tensionit të kabllos.
Sigurohuni që kablloja ose spina
elektrike (nëse ka) të mos prekë
pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të
gatimit, kur e lidhni pajisjen me prizat
që gjenden pranë
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon
elektrike. Kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit ose me një
elektriçist për ndërrimin e kabllos
elektrike të dëmtuar.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me
korrent dhe të izoluara duhet të
shtrëngohet në mënyrë të tillë që të
mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese:
çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në
neutral dhe kontaktorë.
Instalimi elektrik duhet të ketë një
pajisje instaluese e cila ju lejon të
shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike
në të gjitha polet. Pajisja instaluese
duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh dhe
goditjeje elektrike.
Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe
veshjen mbrojtëse (nëse ka) përpara
përdorimit për herë të parë.
Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
Fikini zonat e gatimit pas çdo
përdorimi.
Mos vendosni takëme ose kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato
mund të nxehen.
Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune ose për të mbajtur sende.
Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset,
shkëputeni menjëherë pajisjen nga
rrjeti elektrik. Kjo bëhet për të
parandaluar goditjet elektrike.
Kur e vendosni ushqimin në vaj të
nxehtë, ai mund të spërkasë.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund
të lëshojnë avuj të ndezshëm.
Mbajeni flakën ose objektet e nxehura
larg nga yndyrat dhe vajrat kur
gatuani me to.
Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë
mund të shkaktojnë ndezje spontane.
Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Mos mbani enë të nxehta mbi panelin
e kontrollit.
Mos vini enë bosh mbi vatrën e
nxehtë.
Bëni kujdes të mos lini objekte ose
enë gatimi të bien mbi pajisje.
Sipërfaqja mund të dëmtohet.
Mos i aktivizoni zonat e gatimit me
enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
Mos vendosni letër alumini mbi
pajisje.
SHQIP 5
Enët e gatimit prej gize, alumini ose
enët me fund të dëmtuar mund ta
gërvishtin xhamin/qeramikën prej
xhami. Gjithmonë ngrijini këto objekte
kur duhet t'i vendosni në sipërfaqen e
gatimit.
Kjo pajisje është vetëm për përdorime
gatimi. Ajo nuk duhet të përdoret për
funksione të tjera, për shembull për
ngrohje dhome.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të
ftohet para se ta pastroni.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni
pajisjen nga energjia elektrike.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.5 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj
për t'u informuar mbi mënyrën e
duhur të hedhjes së pajisjes.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
2.6 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Hapësira e sipërfaqes së gatimit
120/175/210
mm
145
mm
1
2
1
1
Zona e gatimit
2
Paneli i kontrollit
www.aeg.com6
3.2 Pamja e panelit të kontrollit
6 742 31
12 1114 13 10
8 95
Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet
akustike tregojnë se cilat funksione përdoren.
Fusha
me
sensor
Funksioni Komenti
1
NDEZUR/FIKUR Për të aktivizuar dhe çaktivizuar vatrën.
2
Bllokimi / Mekanizmi i sigu‐
risë për fëmijët
Për të bllokuar/zhbllokuar panelin e kontrol‐
lit.
3
STOP+GO Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
4
- Ekrani i cilësimit të nxehtë‐
sisë
Për të treguar cilësimin e nxehtësisë.
5
- Treguesit e kohës në zonat
e gatimit
Për të treguar se për cilën zonë po vendosni
kohën.
6
- Ekrani i kohëmatësit Për të treguar kohën në minuta.
7
CountUp Timer Për të treguar se funksioni funksionon.
8
Kohëmatësi me numërim
zbritës / Kujtuesi i minu‐
tave
Për të treguar se funksioni funksionon.
9
- Për të aktivizuar dhe çaktivizuar unazën e
jashtme.
10
- Për të zgjedhur funksionin e kohëmatësit.
11
- Për të zgjedhur zonën e gatimit.
12
/
- Për të shtuar ose pakësuar kohën.
13
Nxehja automatike Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
14
- Shiriti i komandimit Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
SHQIP 7
3.3 Ekranet e cilësimit të nxehtësisë
Ekrani Përshkrimi
Zona e gatimit është e çaktivizuar.
-
Zona e gatimit është në punë.
Funksioni STOP+GO është në punë.
Funksioni Nxehja automatike është në punë.
+ numri
Ka një keqfunksionim.
/ /
OptiHeat Control (Treguesi i nxehtësisë së mbetur me 3 faza): vazh‐
doni gatimin/mbani ngrohtë/nxehtësia e mbetur.
Funksioni Bllokimi /Mekanizmi i sigurisë për fëmijët funksionon.
Funksioni Fikja automatike është në punë.
3.4 OptiHeat Control
(Treguesi i nxehtësisë së
mbetur me 3 faza)
PARALAJMËRIM!
/ / Rrezik djegieje
nga nxehtësia e mbetur.
Treguesi tregon nivelin e
nxehtësisë së mbetur.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
4.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni për 1 sekondë për ta aktivizuar
ose për ta çaktivizuar vatrën e gatimit.
4.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon vatrën
automatikisht nëse:
të gjitha zonat e gatimit janë të
çaktivizuara,
nuk cilësoni nxehtësinë pasi aktivizoni
vatrën e gatimit,
derdhni ose futni diçka në panelin e
kontrollit për më shumë se 10
sekonda, (tavë, leckë, etj.). Bie një
sinjal akustik dhe vatra e gatimit
çaktivizohet. Hiqni objektin ose
pastroni panelin e kontrollit.
nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose
ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas
pak kohe ndizet dhe vatra
çaktivizohet.
Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë
dhe kohës pas së cilës çaktivizohet
vatra:
Cilësimi i nxehtë‐
sisë
Vatra çaktivizohet
pas
, 1 - 3
6 orësh
4 - 7 5 orësh
www.aeg.com8
Cilësimi i nxehtë‐
sisë
Vatra çaktivizohet
pas
8 - 9 4 orësh
10 - 14 1,5 orësh
4.3 Cilësimi i nxehtësisë
Për të caktuar ose për të ndryshuar
cilësimin e nxehtësisë:
Prekni shiritin e kontrollit në cilësimin e
duhur të nxehtësisë ose lëvizni gishtin
përgjatë shiritit të kontrollit derisa të arrini
cilësimin e duhur të nxehtësisë.
4.4 Aktivizimi dhe çaktivizimi
i unazave të jashtme
Ju mund të përshtatni sipërfaqen e
gatimit sipas përmasave të enës.
Përdorni fushën e sensorit:
Për të aktivizuar unazën e jashtme:
prekni fushën e sensorit. Treguesi ndizet.
Për të aktivizuar unazën të tjera të
jashtme: prekni sërish të njëjtën fushë
sensori. Treguesi tjetër ndizet.
Për të çaktivizuar unazën e jashtme:
prekni fushën e sensorit derisa treguesi
të fiket.
Kur aktivizoni zonën por nuk
aktivizoni unazën e jashtme,
drita që del nga zona mund
të mbulojë unazën e
jashtme. Kjo nuk do të thotë
se unaza e jashtme është e
aktivizuar. Për të parë nëse
unaza është e aktivizuar,
kontrolloni treguesin.
4.5 Nxehja automatike
Nëse aktivizoni këtë funksion, mund ta
arrini cilësimin e nevojshëm të
nxehtësisë në një kohë më të shkurtër.
Funksioni cakton për pak kohë cilësimin
më të lartë të nxehtësisë dhe më pas
zbret te cilësimi i duhur i nxehtësisë.
Për ta aktivizuar funksionin,
zona e gatimit duhet të jetë e
ftohtë.
Për të aktivizuar funksionin për një
zonë gatimi: prekni
( ndizet).
Prekni menjëherë cilësimin e duhur të
nxehtësisë. Pas 3 sekondash ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin:
ndryshoni cilësimin e nxehtësisë.
4.6 Kohëmatësi
Kohëmatësi me numërim zbritës
Mund ta përdorni këtë funksion për të
caktuar kohëzgjatjen e punës së zonës
së gatimit vetëm për një gatim.
Fillimisht caktoni zonën e gatimit dhe
më pas caktoni funksionin.Përzgjedhja
e funksionit të kohëmatësit është e
mundur për zonat e gatimit që janë
aktive dhe pas caktimit të nxehtësisë.
Për të caktuar zonën e gatimit: prekni
disa herë derisa treguesi i zonës së
nevojshme të gatimit të ndizet. Kur ky
funksion aktivizohet, ndizet
.
Për të aktivizuar funksionin: prekni
e kohëmatësit për të caktuar kohën (00 -
99 minuta). Kur treguesi i zonës së
gatimit fillon të pulsojë më ngadalë, koha
fillon të zbresë.
Për të kontrolluar kohën e mbetur:
caktoni zonën e gatimit me . Treguesi i
zonës së gatimit fillon të pulsojë shpejt.
Në ekran shfaqet koha e mbetur.
Për të ndryshuar orën: caktoni zonën e
gatimit me . Prekni ose .
Për të çaktivizuar funksionin: caktoni
zonën e gatimit me dhe prekni .
Koha e mbetur numëron mbrapsht deri
00. Treguesi i zonës së gatimit fiket.
SHQIP 9
Kur koha mbaron, tingulli
aktivizohet dhe 00 pulson.
Zona e gatimit çaktivizohet.
Për të ndaluar tingullin: prekni .
CountUp Timer ( Kohëmatësi me
numërim rritës)
Mund të përdorni këtë funksion për të
monitoruar punën e zonës së gatimit.
Për të përzgjedhur zonën e gatimit
(nëse është në punë më shumë se 1
zonë gatimi): prekni disa herë derisa
treguesi i zonës së nevojshme të gatimit
të ndizet. Kur ky funksion aktivizohet,
ndizet .
Për të aktivizuar funksionin: prekni .
Simboli fiket dhe ndizet .
Për të parë kohën e punës së zonës
së gatimit: caktoni zonën e gatimit me
. Treguesi i zonës së gatimit fillon të
pulsojë shpejt. Ekrani tregon sa kohë do
të funksionojë zona. Gjatë minutës së
parë, ekrani tregon kohën në sekonda.
Pas minutës së parë, ekrani tregon
kohën në minuta.
Për të çaktivizuar funksionin: caktoni
zonën e gatimit me dhe prekni ose
. Simboli fiket dhe ndizet .
Nëse dy funksionet punojnë
njëkohësisht, ekrani tregon
funksionin CountUp Timer
në fillim.
Kujtuesi i minutave
Mund ta përdorni këtë funksion si
Kujtuesi i minutave kur vatra aktivizohet
dhe zonat e gatimit nuk funksionojnë
(ekrani i caktimit të nxehtësisë tregon
).
Për të aktivizuar funksionin: prekni
.
Prekni
ose të kohëmatësit për të
caktuar kohën. Kur koha mbaron, tingulli
aktivizohet dhe 00 pulson.
Për të ndaluar tingullin: prekni .
Funksioni nuk ndikon në
funksionimin e pajisjes.
4.7 STOP+GO
Ky funksion cakton përzgjedhjen më të
ulët të nxehtësisë për të gjitha zonat e
gatimit.
Kur përdoret ky funksion, cilësimi i
nxehtësisë nuk mund të ndryshohet.
Funksioni nuk i ndalon funksionet e
kohëmatësit.
Për të aktivizuar funksionin: prekni
.
do të ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
. Do të aktivizohet cilësimi i
mëparshëm i nxehtësisë.
4.8 Bllokimi
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë
funksionimit të zonave të gatimit. Kjo
parandalon ndryshimin aksidental të
cilësimit të nxehtësisë.
Vendosni në fillim cilësimin e
nxehtësisë.
Për të aktivizuar funksionin: prekni
.
ndizet për 4 sekonda.Kohëmatësi
mbetet i ndezur.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
. Do të aktivizohet cilësimi i
mëparshëm i nxehtësisë.
Kur çaktivizoni vatrën,
çaktivizohet edhe ky
funksion.
4.9 Mekanizmi i sigurisë për
fëmijët
Ky funksion parandalon përdorimin
aksidental të vatrës së gatimit.
Për të aktivizuar funksionin: aktivizoni
vatrën me . Mos caktoni cilësimet e
nxehtësisë. Prekni për 4 sekonda.
ndizet. Çaktivizoni vatrën me .
Për të çaktivizuar funksionin: aktivizoni
vatrën me . Mos caktoni cilësimet e
nxehtësisë. Prekni
për 4 sekonda.
ndizeton. Çaktivizoni vatrën me .
www.aeg.com10
Për të anashkaluar funksionin vetëm
për kohë gatimi: aktivizoni vatrën me
. ndizet. Prekni për 4 sekonda.
Caktoni cilësimin e nxehtësisë në 10
sekonda. Ju mund të përdorni vatrën.
Kur e çaktivizoni vatrën me funksioni
punon sërish.
4.10 OffSound Control
(Çaktivizimi dhe aktivizimi i
tingujve)
Çaktivizoni vatrën e gatimit. Prekni
për 3 sekonda. Ekrani ndizet dhe fiket.
Prekni për 3 sekonda. ose
ndizen. Prekni e kohëmatësit për të
zgjedhur një nga më poshtë:
- tingujt çaktivizohen
- tingujt aktivizohen
Për të konfirmuar zgjedhjen, prisni derisa
vatra të çaktivizohet automatikisht.
Kur funksioni të caktohet në , ju mund
t'i dëgjoni tingujt vetëm kur:
prekni
Kujtuesi i minutave fiket
Kohëmatësi me numërim zbritës fiket
vendosni diçka në panelin e kontrollit.
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Enët e gatimit
Fundi i enëve të gatimit
duhet të jetë sa më i trashë
dhe më i rrafshët që të jetë e
mundur.
Enët prej çeliku të emaluar
dhe me bazamente alumini
ose bakri mund të
shkaktojnë çngjyrosje mbi
sipërfaqen prej qeramike
xhami.
5.2 Öko Timer (Kohëmatësi
ekonomik)
Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës
së gatimit çaktivizohet përpara se të
bjerë sinjali i kohëmatësit me numërim
mbrapsht. Ndryshimi në kohën e punës
varet nga niveli i cilësimit të nxehtësisë
dhe kohëzgjatja e procesit të gatimit.
5.3 Shembuj të përdorimeve
për gatim
Të dhënat në tabelë janë
vetëm udhëzuese.
Cilësimi i
nxehtësisë
Përdoreni për: Koha
(minu‐
ta)
Këshilla
- 1
Mbajeni të ngrohtë ushqimin e
gatuar.
sipas
nevojës
Mbulojeni enën e gatimit me
kapak.
1 - 3 Salcë holandeze, shkrirje:
gjalpë, çokollatë, xhelatinë.
5 - 25 Trazojeni herë pas here.
1 - 3 Mpiksje: omëleta të shkrifëta,
vezë të pjekura.
10 - 40 Gatuajini me kapakun të ven‐
dosur.
SHQIP 11
Cilësimi i
nxehtësisë
Përdoreni për: Koha
(minu‐
ta)
Këshilla
3 - 5 Zierje orizi dhe gatesa me
bazë qumështi; ngrohje ushqi‐
mesh të gatshme.
25 - 50 Shtoni lëng sa të paktën dy‐
fishi i sasisë së orizit, trazojini
gatesat me qumësht gjatë ga‐
timit.
5 - 7 Gatim me avull i perimeve,
peshkut, mishit.
20 - 45 Shtoni disa lugë gjelle lëng.
7 - 9 Gatim i patateve me avull. 20 - 60 Përdorni maksimumi ¼ l ujë
për 750 g patate.
7 - 9 Gatim sasish më të mëdha
ushqimi, mishi me lëng dhe su‐
pash.
60 - 150 Deri në 3 l lëng plus përbërë‐
sit.
9 - 12 Skuqje e lehtë: eskallop, mish
viçi me djathë e proshutë, ko‐
tëleta, qofte, salsiçe, mëlçi,
salcë, vezë, palaçinka, petulla.
sipas
nevojës
Kthejini në gjysmën e kohës.
12 - 13 Skuqje e fortë, të thekura, fileto
mishi, biftekë.
5 - 15 Kthejini në gjysmën e kohës.
14 Zierje uji, gatim makaronash, kaurdisje mishi (gulash, mish rosto), patate
të skuqura mirë.
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Informacione të
përgjithshme
Pastroni vatrën pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament
të pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e vatrës.
Përdorni një pastrues të veçantë që
mund të përdoret për sipërfaqen e
vatrës.
Përdorni kruajtëse të posaçme për
xhamin.
6.2 Pastrimi i vatrës
Hiqni menjëherë: plastmasë të
shkrirë, celofan dhe ushqime me
sheqer. Nëse nuk e bëni, vatra mund
të dëmtohet nga papastërtia.
Vendoseni kruajtësen speciale mbi
sipërfaqen e xhamit në një kënd të
ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
Hiqeni kur vatra të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet e ndritshme metalike.
Pastrojeni vatrën me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent. Pas
pastrimit, thajeni vatrën me një leckë
të butë.
www.aeg.com12
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk arrini ta aktivizoni ose ta
vini në punë pianurën.
Pianura nuk është e lidhur
me rrjetin elektrik ose nuk
është lidhur saktë.
Kontrolloni nëse pianura
është lidhur siç duhet me
rrjetin elektrik. Referojuni
qarkut të lidhjes.
Ka rënë siguresa. Sigurohuni që shkaku i mos‐
funksionimit është siguresa.
Nëse siguresa lirohet vazh‐
dimisht, kontaktoni një
elektricist të kualifikuar.
Aktivizojeni pianurën sërish
dhe caktojeni cilësimin e
nxehtësisë në më pak se 10
sekonda.
Keni prekur njëkohësisht 2
ose më shumë fusha me
sensor.
Prekni vetëm një fushë me
sensor.
Vihet në punë funksioni
STOP+GO.
Drejtojuni kapitullit "Përdori‐
mi i përditshëm".
Mbi panelin e kontrollit ka
njolla uji ose njolla yndyre.
Pastroni panelin e kontrollit.
Bie një sinjal akustik dhe
pianura çaktivizohet.
Bie një sinjal akustik kur pia‐
nura çaktivizohet.
Keni vendosur diçka mbi një
ose më shumë fusha me
sensor.
Hiqni objektin nga fushat me
sensor.
Vatra çaktivizohet. Keni vendosur diçka mbi
fushën me sensor .
Hiqni objektin nga fusha me
sensor.
Treguesi i nxehtësisë së
mbetur nuk ndizet.
Zona nuk është e nxehtë,
sepse ka punuar vetëm për
pak kohë.
Nëse zona ka qëndruar nde‐
zur mjaftueshëm për të qenë
e nxehtë, flisni me një qend‐
ër të autorizuar shërbimi.
Nuk punon funksioni Nxehja
automatike.
Zona është e nxehtë. Lëreni zonën që të ftohet
mjaftueshëm.
SHQIP 13
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Është caktuar cilësimi më i
lartë i nxehtësisë.
Cilësimi më i lartë i nxehtë‐
sisë ka të njëjtën fuqi me
funksionin.
Nuk mund të aktivizoni una‐
zën e jashtme.
Aktivizoni në fillim unazën e
brendshme.
Në zonën shumë-
funksionale ka një sipërfaqe
të zezë.
Është normale që në zonën
shumë-funksionale të ketë
një sipërfaqe të zezë.
Fushat me sensor nxehen. Ena e gatimit është tepër e
madhe ose e keni vendosur
shumë afër butonave ko‐
mandues.
Nëse është e mundur, ven‐
dosini enët e mëdha në zo‐
nat e pasme të gatimit.
Nuk tingëllon asnjë sinjal kur
prekni fushat me sensor të
panelit.
Sinjalet janë të çaktivizuara. Aktivizoni sinjalet.
Drejtojuni kapitullit "Përdori‐
mi i përditshëm".
Ndizet .
Fikja automatike funksionon. Çaktivizojeni pianurën dhe
aktivizojeni sërish.
Ndizet .
Vihet në punë funksioni Me‐
kanizmi i sigurisë për fëmijët
ose Bllokimi.
Drejtojuni kapitullit "Përdori‐
mi i përditshëm".
Afishohet dhe një numër.
Ka një gabim në pianurë. Shkëputeni pianurën për pak
kohë nga rrjeti elektrik. Hiqni
siguresën nga sistemi elek‐
trik i shtëpisë. Lidheni atë
sërish. Nëse ndizet sër‐
ish, kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
Ndizet .
Lidhja elektrike nuk është e
saktë. Tensioni i rrymës
është jashtë diapazonit.
Flisni me një elektricist të
kualifikuar për të kontrolluar
instalimin.
Ndizet .
Ventilatori i ftohjes është
bllokuar.
Kontrolloni nëse objektet
bllokojnë ventilatorin e
ftohjes. Nëse ndizet
sërish, kontaktoni me qen‐
drën e autorizuar të shërbi‐
mit.
7.2 Nëse nuk mund të gjeni
zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose me një
qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të
dhënat nga pllaka e specifikimeve. Jepni
gjithashtu kodin me tre shifra për xhamin
qeramik (ndodhet në qoshe të sipërfaqes
prej qelqi) dhe mesazhin e defektit që
www.aeg.com14
ndizet. Sigurohuni që pianurën ta keni
përdorur saktë. Nëse jo, servisi nga
tekniku i shërbimit apo shitësi nuk do të
jetë falas, edhe gjatë periudhës së
garancisë. Udhëzimet lidhur me qendrën
e shërbimit dhe kushtet e garancisë janë
në broshurën e garancisë.
8. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni vatrën, shkruani
informacionin e mëposhtëm nga pllaka e
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve
gjendet në pjesën e poshtme të vatrës.
Numri i serisë ...........................
8.2 Vatra inkaso
Vatrat inkaso përdorini vetëm pasi ta
keni montuar vatrën siç duhet në njësitë
inkaso dhe në planin e punës, sipas
standardeve në fuqi.
8.3 Kablloja e lidhjes
Vatra është e pajisur me një kabllo
lidhëse.
Për të zëvendësuar kabllon e
energjisë që është dëmtuar, përdorni
llojin e kabllos së energjisë në vijim
(ose me vlerë më të lartë): H05BB-F
Tmax 90°C. Flisni me qendrën lokale
të shërbimit.
8.4 Montimi i izolimit
1. Pastroni suprinën rreth zonës së
prerë.
2. Ngjisni shiritin e dhënë hermetizues
rreth fundit të poshtëm të vatrës rreth
fundit të jashtëm të qeramikës e
xhamit. Mos e tërhiqni. Sigurohuni që
skajet e shiritit hermetizues të
gjenden në mesin e njërës anë të
vatrës.
3. Shtoni disa mm gjatësi kur të prisni
shiritin hermetizues.
4. Shtyni dy skajet e shiritit hermetizues
së bashku.
8.5 Montimi
min.
50mm
min.
500mm
SHQIP 15
R 5mm
min.
55mm
340
+1
mm
490
+1
mm
50 mm
50 mm
min.
12 mm
min.
20 mm
min.
28 mm
8.6 Instalimi i më shumë se
një pianure
Aksesorët e dhënë: shufra lidhëse,
silikon rezistues ndaj nxehtësisë, formë
gome, shirit hermetizues.
Përdorni vetëm silikon të
veçantë rezistues ndaj
nxehtësisë.
www.aeg.com16
Prerja e bangos
Distanca
nga muri
minimumi 50 mm
Thellësia 490 mm
Gjerësia shumat e të gjitha gjerësive të
pianurës që instaloni, minus
20 mm
Shembull:
580 mm
520 mm
490 mm
360 mm
+ - =
20 mm 920 mm
Montimi
1. Llogarisni dimensionet e sakta të
prerjes.
2. Përgatisni prerjen në bango.
3. Një nga një vendosni pianurat
përmbys mbi një sipërfaqe të butë
(për shembull një batanije).
4. Ngjisni shiritin e dhënë hermetizues
në fundin e poshtëm të vatrës rreth
fundit të jashtëm të qeramikës e
xhamit.
5. Vidhosini lirshëm pllakat fiksuese
brenda vrimave përkatëse në kasën
mbrojtëse.
6. Vendosni pianurën e parë në prerjen
e bangos. Më pas vendosni shufrën
lidhëse në prerjen e bangos. Shtyjeni
atë nën pianurë deri në gjysmën e
gjerësisë së saj.
7. Vidhoseni lirshëm në pllakat fiksuese
nga poshtë bangos dhe në shufrën
lidhëse.
8. Vendosni pianurën tjetër në prerjen e
bangos. Sigurohuni që fundet e
përparme të pianurave të jenë në të
njëjtin nivel.
9. Shtrëngoni pllakat fiksuese / vidat
shtrënguese.
10. Përdorni silikon për të mbyllur
hapësirat mes vatrave dhe mes
vatrës dhe bangos.
11. Vendosni pak ujë me sapun mbi
silikon.
12. Shtypeni formën e gomës me një
farë force mbi qeramikën e xhamit
dhe lëvizeni ngadalë përgjatë
hapësirës.
13. Mos e prekni silikonin deri sa të
forcohet, kjo mund të kërkojë rreth
një ditë.
14. Me kujdes hiqeni silikonin e tepërt
me një majë brisku.
15. Pastroni sipërfaqen prej xhami.
SHQIP 17
9. TË DHËNA TEKNIKE
9.1 Etiketa e specifikimeve
Modeli HC452020EB PNC 941 560 803 01
Lloji 55 FED 02 BO 220 - 240 V 50 - 60 Hz
Nr. i serisë ................. 3,5 kW
AEG
9.2 Specifikimi i zonave të gatimit
Zona e gatimit
Fuqia nominale (Cilësimi i nxeh‐
tësisë maksimale) [W]
Diametri i zonës së gatimit
[mm]
Majtas, përpara 1200 145
Djathtas, e
pasme
800 / 1600 / 2300 120 / 175 / 210
Për rezultate optimale gatimi, përdorni
enë gatimi me diametër jo më të madh
se zona e gatimit.
10. EFIKASITETI ENERGJETIK
10.1 Informacioni i produktit sipas EU 66/2014
Identifikimi i modelit HC452020EB
Lloji i pianurës Pianurë inkaso
Numri i zonave të gatimit 2
Teknologjia e nxehjes Radiatori
Diametri i zonave rrethore
të gatimit (Ø)
Majtas, përpara
Djathtas, e pasme
14,5 cm
21,0 cm
Konsumi i energjisë për
zonë gatimi (EC electric
cooking)
Majtas, përpara
Djathtas, e pasme
196,8 Wh/kg
174,3 Wh/kg
Konsumi i energjisë i pia‐
nurës (EC electric hob)
185,6 Wh/kg
EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi
me energji elektrike - Pjesa 2: Pianurat -
Metodat e matjes së performancës
10.2 Kursimi i energjisë
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të
përditshëm nëse ndiqni këshillat në vijim.
Kur ngrohni ujë, përdorni vetëm
sasinë që ju nevojitet.
Nëse është e mundur, vendosni
gjithmonë kapakët mbi enët e gatimit.
Vendosni enët e gatimit në zonën e
gatimit përpara se ta aktivizoni.
Fundi i enës së gatimit duhet të ketë
të njëjtin diametër me zonën e gatimit.
www.aeg.com18
Enët më të vogla vendosini në zonat
më të vogla të gatimit.
Vendosini enët direkt në qendër të
zonës së gatimit.
Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta
mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta
shkrirë atë.
11. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen
e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe
në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Mos hidhni
pajisjet e shënuara me simbolin e
mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin
në pikën lokale të riciklimit ose
kontaktoni me zyrën komunale.
SHQIP 19
CUPRINS
1. INFORMAŢII PRIVIND SIGURANŢA............................................................... 21
2. INSTRUCŢIUNI PRIVIND SIGURANŢA...........................................................22
3. DESCRIEREA PRODUSULUI..........................................................................24
4. UTILIZAREA ZILNICĂ...................................................................................... 26
5. INFORMAŢII ŞI SFATURI................................................................................ 29
6. ÎNGRIJIREA ŞI CURĂŢAREA.......................................................................... 30
7. DEPANARE......................................................................................................31
8. INSTALAREA................................................................................................... 33
9. INFORMAŢII TEHNICE.................................................................................... 35
10. EFICIENȚĂ ENERGETICĂ.............................................................................36
PENTRU REZULTATE PERFECTE
Vă mul
țumim că ați ales acest produs AEG. Am creat acest produs pentru a vă
oferi performanțe impecabile, pentru mulți ani, cu tehnologii inovative care fac
viața mai simplă - funcții pe care s-ar putea să nu le găsiți la aparatele obișnuite.
Vă rugăm să alocați câteva minute cititului pentru a obține ce este mai bun din
acest aparat.
Vizitați website-ul la:
Aici găsiți sfaturi privind utilizarea, broșuri, informații care vă ajută la
rezolvarea unor probleme apărute și informații despre service:
www.aeg.com
Înregistrați-vă produsul pentru a beneficia de servicii mai bune:
www.registeraeg.com
Cumpărați accesorii, consumabile și piese de schimb originale pentru aparatul
dvs.:
www.aeg.com/shop
SERVICIUL DE RELAȚII CU CLIENȚII ȘI SERVICE
Utilizați doar piese de schimb originale.
Atunci când contactați centrul autorizat de service, asigurați-vă că aveți
disponibile următoarele informații: Model, PNC, Număr de serie.
Informațiile pot fi găsite pe plăcuța cu datele tehnice.
Avertisment / Atenție-Informații privind siguranța
Informații generale și recomandări
Informații privind mediul înconjurător
Ne rezervãm dreptul asupra efectuãrii de modificãri.
www.aeg.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56

Aeg-Electrolux HC452020EB Manual de utilizare

Tip
Manual de utilizare