Aeg-Electrolux HK634200XB Manual de utilizare

Tip
Manual de utilizare
SQ Udhëzimet për përdorim 2
Vatër gatimi
HU Használati útmutató 20
Főzőlap
RO Manual de utilizare 38
Plită
SL Navodila za uporabo 56
Kuhalna plošča
HK634200XB
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................6
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.............................................................................8
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA............................................................................ 11
6. KUJDESI DHE PASTRIMI................................................................................ 12
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE........................................................................... 13
8. INSTALIMI........................................................................................................ 15
9. TË DHËNA TEKNIKE....................................................................................... 17
10. EFIKASITETI ENERGJETIK...........................................................................18
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi krijuar që të
ketë performancë të përkryer për shumë vite, me teknologji inovative që e bëjnë
jetën më të thjeshtë, karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e
zakonshme. Ju lutemi kushtojini disa minuta leximit të manualit për të marrë
maksimumin nga ky produkt.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për zgjidhjen e
problemeve dhe për shërbimin:
www.aeg.com/webselfservice
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të
këmbimit për pajisjen tuaj:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të
dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Informacion për sigurinë/kujdesin
Informacion i përgjithshëm dhe këshilla
Informacion mjedisor
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.aeg.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e
arritshme janë të nxehta.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ne rekomandojmë që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
1.2 Siguria e përgjithshme
Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen shumë
gjatë përdorimit. Mos prekni elementet e nxehjes.
Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të
jashtëm ose një sistemi komandimi të veçuar.
Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj
mbi një vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të
rezultojë në zjarr.
SHQIP 3
Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe
kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
vatrës, sepse mund të nxehen.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
Pas përdorimit, fikini elementët e vatrës me kontrollet
e saj dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit
të enëve.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni
pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instalojë
këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mbyllini sipërfaqet e prera me një
izolues për të mos lejuar që lagështira
të shkaktojë fryrje.
Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes
nga avulli dhe lagështira.
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve
ose nën dritare. Duke vepruar kështu
do të parandaloni rënien e enëve të
nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet
dera ose dritarja.
Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të
sipërm, të jetë e mjaftueshme për
qarkullimin e ajrit
Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Sigurohuni që të instalohet
një panel ndarës me material që nuk
digjet poshtë pajisjes për të
parandaluar arritjen e pjesës së
poshtme.
Sigurohuni që te hapësira e ventilimit
prej 2 mm, mes sipërfaqes së gatimit
dhe pjesës ballore të njësisë nën të,
të qëndrojë e lirë. Garancia nuk
mbulon gjithmonë dëmtimet e
shkaktuara nga mungesa e hapësirës
së mjaftueshme të ventilimit.
www.aeg.com4
2.2 Lidhja Elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur
nga rryma.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Sigurohuni që pajisja të instalohet
saktë. Kablloja ose spina e lirë ose e
papërshtatshme elektrike (nëse ka)
mund ta nxehë shumë terminalin.
Përdorni kabllo elektrike të
përshtatshme.
Mos i lini kabllot elektrike të
përdridhen.
Sigurohuni që të jetë instaluar
mbrojtja ndaj goditjeve elektrike.
Përdorni mbërthyesen e lirimit të
tensionit të kabllos.
Sigurohuni që kablloja ose spina
elektrike (nëse ka) të mos prekë
pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të
gatimit, kur e lidhni pajisjen me prizat
që gjenden pranë
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon
elektrike. Kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit ose me një
elektriçist për ndërrimin e kabllos
elektrike të dëmtuar.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me
korrent dhe të izoluara duhet të
shtrëngohet në mënyrë të tillë që të
mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni
spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese:
çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga
mbajtësja), çelësa të humbjeve në
neutral dhe kontaktorë.
Instalimi elektrik duhet të ketë një
pajisje instaluese e cila ju lejon të
shkëpusni pajisjen nga rryma elektrike
në të gjitha polet. Pajisja instaluese
duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh dhe
goditjeje elektrike.
Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe
veshjen mbrojtëse (nëse ka) përpara
përdorimit për herë të parë.
Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
Fikini zonat e gatimit pas çdo
përdorimi.
Mos u mbështesni në detektorin e
tiganëve.
Mos vendosni takëme ose kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato
mund të nxehen.
Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune ose për të mbajtur sende.
Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset,
shkëputeni menjëherë pajisjen nga
rrjeti elektrik. Kjo bëhet për të
parandaluar goditjet elektrike.
Përdoruesit me stimulues kardiak
duhet të mbajnë një distancë
minimale prej 30 cm nga zonat e
gatimit me induksion kur pajisja është
në punë.
Kur e vendosni ushqimin në vaj të
nxehtë, ai mund të spërkasë.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund
të lëshojnë avuj të ndezshëm.
Mbajeni flakën ose objektet e nxehura
SHQIP 5
larg nga yndyrat dhe vajrat kur
gatuani me to.
Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë
mund të shkaktojnë ndezje spontane.
Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Mos mbani enë të nxehta mbi panelin
e kontrollit.
Mos vini enë bosh mbi vatrën e
nxehtë.
Bëni kujdes të mos lini objekte ose
enë gatimi të bien mbi pajisje.
Sipërfaqja mund të dëmtohet.
Mos i aktivizoni zonat e gatimit me
enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
Mos vendosni letër alumini mbi
pajisje.
Enët e gatimit prej gize, alumini ose
enët me fund të dëmtuar mund ta
gërvishtin xhamin/qeramikën prej
xhami. Gjithmonë ngrijini këto objekte
kur duhet t'i vendosni në sipërfaqen e
gatimit.
Kjo pajisje është vetëm për përdorime
gatimi. Ajo nuk duhet të përdoret për
funksione të tjera, për shembull për
ngrohje dhome.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të
ftohet para se ta pastroni.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni
pajisjen nga energjia elektrike.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.5 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj
për t'u informuar mbi mënyrën e
duhur të hedhjes së pajisjes.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamja e sipërfaqes së gatimit
145 mm
180 mm
210 mm
180 mm
1
1
1 1
2
1
Zonë gatimi me induksion
2
Paneli i kontrollit
www.aeg.com6
3.2 Pamja e panelit të kontrollit
1 2 3 4 5 6
89 710
Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet
akustike tregojnë se cilat funksione përdoren.
Fusha
me
sensor
Funksioni Komenti
1
NDEZUR/FIKUR Për të aktivizuar dhe çaktivizuar vatrën.
2
Bllokimi / Mekanizmi i
sigurisë për fëmijët
Për të bllokuar/zhbllokuar panelin e
kontrollit.
3
STOP+GO Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
4
- Ekrani i cilësimit të
nxehtësisë
Për të treguar cilësimin e nxehtësisë.
5
- Treguesit e kohës në zonat
e gatimit
Për të treguar se për cilën zonë po vendosni
kohën.
6
- Ekrani i kohëmatësit Për të treguar kohën në minuta.
7
- Për të zgjedhur zonën e gatimit.
8
/
- Për të shtuar ose pakësuar kohën.
9
/
- Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
10
Funksioni i fuqisë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin.
3.3 Ekranet e cilësimit të nxehtësisë
Ekrani Përshkrimi
Zona e gatimit është e çaktivizuar.
- / -
Zona e gatimit është në punë.
SHQIP 7
Ekrani Përshkrimi
Funksioni STOP+GO është në punë.
Funksioni Nxehja automatike është në punë.
Funksioni i fuqisë funksionon.
+ numri
Ka një keqfunksionim.
Një zonë gatimi është ende e nxehtë (nxehtësi e mbetur).
Funksioni Bllokimi /Mekanizmi i sigurisë për fëmijët funksionon.
Enë gatimi jo e duhur ose shumë e vogël ose mbi zonën e gatimit nuk
ka enë.
Funksioni Fikja automatike është në punë.
3.4 Treguesi i nxehtësisë së
mbetur
PARALAJMËRIM!
Rrezik djegieje nga
nxehtësia e mbetur.
Zonat e gatimit me induksion lëshojnë
nxehtësinë e nevojshme për procesin e
gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e
enës. Qeramika e xhamit nxehet nga
nxehtësia e enës.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
4.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni për 1 sekondë për ta aktivizuar
ose për ta çaktivizuar vatrën e gatimit.
4.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon vatrën
automatikisht nëse:
të gjitha zonat e gatimit janë të
çaktivizuara,
nuk cilësoni nxehtësinë pasi aktivizoni
vatrën e gatimit,
derdhni ose futni diçka në panelin e
kontrollit për më shumë se 10
sekonda, (tavë, leckë, etj.). Bie një
sinjal akustik dhe vatra e gatimit
çaktivizohet. Hiqni objektin ose
pastroni panelin e kontrollit.
vatra nxehet shumë (p.sh. kur mbi
vatër vendoset një tenxhere e
zbrazur). Lëreni zonën e gatimit të
ftohet përpara se ta përdorni vatrën
sërish.
po përdorni një enë të pasaktë.
Simboli ndizet dhe zona e gatimit
çaktivizohet automatikisht pas 2
minutash.
nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose
ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas
pak kohe ndizet dhe vatra
çaktivizohet.
Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë
dhe kohës pas së cilës çaktivizohet
vatra:
Cilësimi i
nxehtësisë
Vatra çaktivizohet
pas
, 1 - 2
6 orësh
www.aeg.com8
Cilësimi i
nxehtësisë
Vatra çaktivizohet
pas
3 - 4 5 orësh
5 4 orësh
6 - 9 1,5 orësh
4.3 Cilësimi i nxehtësisë
Prekni për të ngritur cilësimin e
nxehtësisë. Prekni
për të ulur
cilësimin e nxehtësisë. Prekni dhe
njëkohësisht për ta çaktivizuar zonën
e gatimit.
4.4 Nxehja automatike
Nëse aktivizoni këtë funksion, mund ta
arrini cilësimin e nevojshëm të
nxehtësisë në një kohë më të shkurtër.
Funksioni vendos për pak kohë cilësimin
më të lartë të nxehtësisë dhe më pas
zbret te cilësimi i duhur i nxehtësisë.
Për ta aktivizuar funksionin,
zona e gatimit duhet të jetë e
ftohtë.
Për të aktivizuar funksionin për një
zonë gatimi: prekni ( ndizet).
Prekni menjëherë ( ndizet). Prekni
menjëherë
derisa të aktivizohet
cilësimi i duhur i nxehtësisë. Pas 3
sekondash ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
.
4.5 Funksioni i fuqisë
Ky funksion vë më shumë fuqi në
dispozicion të zonave të gatimit me
induksion. Funksioni mund të aktivizohet
për zonën e gatimit me induksion vetëm
për një periudhë të kufizuar kohe. Pas
kësaj kohe, zona e gatimit me induksion
kthehet automatikisht në cilësimin e
nxehtësisë më të lartë.
Drejtojuni kapitullit "Të
dhëna teknike".
Për të aktivizuar funksionin për një
zonë gatimi: prekni . ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
ose .
4.6 Kohëmatësi
Kohëmatësi me numërim zbritës
Mund ta përdorni këtë funksion për të
caktuar kohëzgjatjen e punës së zonës
së gatimit vetëm për një gatim.
Caktoni fillimisht zonën e gatimit dhe
më pas funksionin. Cilësimin e
nxehtësisë mund ta caktoni para ose
pasi të caktoni funksionin.
Për të caktuar zonën e gatimit: prekni
vazhdimisht derisa treguesi i zonës
së nevojshme të gatimit të ndizet.
Për të aktivizuar funksionin ose për të
ndryshuar orën: prekni
ose e
kohëmatësit për të caktuar kohën (00 -
99 minuta). Kur treguesi i zonës së
gatimit fillon të pulsojë ngadalë, koha
fillon të zbresë.
Për të parë kohën e mbetur: caktoni
zonën e gatimit me
. Treguesi i zonës
së gatimit fillon të pulsojë shpejt. Në
ekran shfaqet koha e mbetur.
Për të çaktivizuar funksionin: vendosni
zonën e gatimit me dhe prekni .
Koha e mbetur numëron mbrapsht deri
00. Treguesi i zonës së gatimit fiket.
Kur koha mbaron, tingulli
aktivizohet dhe pulson 00.
Zona e gatimit çaktivizohet.
Për të ndaluar tingullin: prekni .
Kujtuesi i minutave
Mund ta përdorni këtë funksion si
Kujtues minutash kur vatra aktivizohet
dhe zonat e gatimit nuk funksionojnë
(ekrani i caktimit të nxehtësisë tregon
).
Për të aktivizuar funksionin: prekni .
Prekni ose të kohëmatësit për të
vendosur kohën. Kur koha mbaron,
tingulli aktivizohet dhe 00 pulson.
SHQIP 9
Për të ndaluar tingullin: prekni .
Ky funksion nuk ndikon në
funksionimin e zonave të
gatimit.
4.7 STOP+GO
Ky funksion cakton përzgjedhjen më të
ulët të nxehtësisë për të gjitha zonat e
gatimit.
Kur përdoret ky funksion, cilësimi i
nxehtësisë nuk mund të ndryshohet.
Funksioni nuk i ndalon funksionet e
kohëmatësit.
Për të aktivizuar funksionin: prekni
.
do të ndizet.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
. Do të aktivizohet cilësimi i
mëparshëm i nxehtësisë.
4.8 Bllokimi
Mund ta bllokoni panelin e kontrollit gjatë
funksionimit të zonave të gatimit. Kjo
parandalon ndryshimin aksidental të
cilësimit të nxehtësisë.
Vendosni në fillim cilësimin e
nxehtësisë.
Për të aktivizuar funksionin: prekni
.
ndizet për 4 sekonda.Kohëmatësi
mbetet i ndezur.
Për të çaktivizuar funksionin: prekni
. Do të aktivizohet cilësimi i
mëparshëm i nxehtësisë.
Kur çaktivizoni vatrën,
çaktivizohet edhe ky
funksion.
4.9 Mekanizmi i sigurisë për
fëmijët
Ky funksion parandalon përdorimin
aksidental të vatrës së gatimit.
Për të aktivizuar funksionin: aktivizoni
vatrën me . Mos caktoni cilësimet e
nxehtësisë. Prekni për 4 sekonda.
ndizet. Çaktivizoni vatrën me .
Për të çaktivizuar funksionin: aktivizoni
vatrën me
. Mos caktoni cilësimet e
nxehtësisë. Prekni për 4 sekonda.
ndizeton. Çaktivizoni vatrën me .
Për të anashkaluar funksionin vetëm
për kohë gatimi: aktivizoni vatrën me
. ndizet. Prekni për 4 sekonda.
Caktoni cilësimin e nxehtësisë në 10
sekonda. Ju mund të përdorni vatrën.
Kur e çaktivizoni vatrën me
funksioni
punon sërish.
4.10 Funksioni Menaxhimi i
fuqisë
Zonat e gatimit grupohen sipas
vendndodhjes dhe numrit të fazave në
vatër. Shikoni figurën.
Secila fazë ka ngarkesë maksimale
elektrike prej 3700 W.
Funksioni e ndan fuqinë mes zonave
të gatimit të lidhura me të njëjtën fazë.
Funksioni aktivizohet kur ngarkesa
totale elektrike e zonave të gatimit të
lidhura me një fazë i kalon 3700 W.
Funksioni e ul fuqinë mes zonave në
zonat e tjera të gatimit të lidhura me
të njëjtën fazë.
Afishimi i cilësimit të nxehjes së
zonave të reduktuara alternohet mes
dy niveleve.
www.aeg.com10
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Enët e gatimit
Për zonat e gatimit me
induksion, fusha e fortë
elektromagnetike e krijon
shumë shpejt nxehtësinë në
enën e gatimit.
Përdorini zonat e gatimit me
induksion me enë gatimi të
përshtatshme.
Materialet e enëve të gatimit
i përshtatshëm: hekur i derdhur,
çelik, çelik i smaltuar, inoks, me fund
me shumë shtresa (e cilësuar si e
përshtatshme nga prodhuesi).
i papërshtatshëm: alumini, bakri,
tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një
vatër me induksion nëse:
uji zien shumë shpejt në një zonë të
vendosur në cilësimin më të lartë të
nxehtësisë.
fundi i enës tërhiqet nga një magnet.
Fundi i enëve të gatimit
duhet të jetë sa më i trashë
dhe më i rrafshët që të jetë e
mundur.
Përmasat e enës së gatimit
Zonat e gatimit me induksion i përshtaten
përmasave të bazamentit të enëve
automatikisht deri diku.
Efikasiteti i zonës së gatimit është i lidhur
me diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
Drejtojuni kapitullit "Të
dhëna teknike".
5.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
zhurmë kërcitëse: enët janë të
përbëra nga materiale të ndryshme
(strukturë sanduiç).
tingull fishkëllime: e përdorni zonën e
gatimit me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (struktura sanduiç).
gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë
fuqie.
kërcitje: po ndodh një proces
shkëmbimi elektrik.
fërshëllimë, zukatje: ventilatori po
punon.
Zhurmat janë normale dhe nuk
tregojnë se ka keqfunksionim të
vatrës.
5.3 Shembuj të përdorimeve
për gatim
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë dhe
konsumit të energjisë nga zona e gatimit
nuk është lineare. Kur ju rritni cilësimin e
nxehtësisë, rritja nuk është në proporcion
me rritjen e konsumit të energjisë së
zonës së gatimit. Kjo do të thotë se zona
e gatimit me cilësim mesatar nxehtësie
përdor më pak se gjysmën e fuqisë së
saj.
Të dhënat në tabelë janë
vetëm udhëzuese.
Cilësimi i
nxehtësisë
Përdoreni për: Koha
(minuta
)
Këshilla
- 1
Të mbajtur ngrohtë ushqimet e
gatuara.
sipas
nevojës
Mbulojini enët e gatimit me
kapak.
SHQIP 11
Cilësimi i
nxehtësisë
Përdoreni për: Koha
(minuta
)
Këshilla
1 - 2. Salcë holandeze, shkrirje:
gjalpë, çokollatë, xhelatinë.
5 - 25 Trazojeni herë pas here.
1 - 2. Mpiksje: omëleta të shkrifëta,
vezë të pjekura.
10 - 40 Gatuani me kapak.
2. - 3. Zierje orizi dhe gatesa me
bazë qumështi; ngrohje
ushqimesh të gatshme.
25 - 50 Shtoni të paktën dy herë lëng
se sasia e orizit, trazojini
gatesat me qumësht gjatë
gatimit.
3. - 4. Gatim me avull i perimeve,
peshkut, mishit.
20 - 45 Shtoni disa lugë gjelle lëng.
4. - 5. Gatim i patateve me avull. 20 - 60 Përdorni maksimumi ¼ l ujë
për 750 g patate.
4. - 5. Gatim sasish më të mëdha
ushqimi, mishi me lëng dhe
supash.
60 - 150 Deri në 3 l lëng plus
përbërësit.
5. - 7 Skuqje e lehtë: eskallop, mish
viçi me djathë e proshutë,
kotëleta, qofte, salsiçe, mëlçi,
salcë, vezë, petulla, gjevrek.
sipas
nevojës
Kthejini në gjysmën e kohës.
7 - 8 Skuqje e fortë, të thekura, fileto
mishi, biftekë.
5 - 15 Kthejini në gjysmën e kohës.
9 Zierje uji, gatimin e makaronave, kaurdisje mishi (gulash, mish rosto),
patate të skuqura mirë.
Zierje sasish të mëdha uji. Funksioni i fuqisë aktivizohet.
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Informacione të
përgjithshme
Pastroni vatrën pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament
të pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e vatrës.
Përdorni një pastrues të veçantë që
mund të përdoret për sipërfaqen e
vatrës.
Përdorni kruajtëse të posaçme për
xhamin.
6.2 Pastrimi i vatrës
Hiqni menjëherë: plastmasë të
shkrirë, celofan dhe ushqime me
sheqer. Nëse nuk e bëni, vatra mund
të dëmtohet nga papastërtia.
Vendoseni kruajtësen speciale mbi
sipërfaqen e xhamit në një kënd të
ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
www.aeg.com12
Hiqeni kur vatra të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet e ndritshme metalike.
Pastrojeni vatrën me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent. Pas
pastrimit, thajeni vatrën me një leckë
të butë.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk arrini ta aktivizoni ose ta
vini në punë vatrën.
Vatra nuk është e lidhur me
rrjetin elektrik ose nuk është
lidhur saktë.
Kontrolloni nëse vatra është
lidhur siç duhet me rrjetin
elektrik. Referojuni qarkut të
lidhjes.
Ka rënë siguresa. Sigurohuni që shkaku i
mosfunksionimit është
siguresa. Nëse siguresa
lirohet vazhdimisht,
kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Aktivizojeni vatrën sërish
dhe cilësojeni nxehtësinë në
më pak se 10 sekonda.
Keni prekur njëkohësisht 2
ose më shumë fusha me
sensor.
Prekni vetëm një fushë me
sensor.
Funksioni STOP+GO
funksionon.
Drejtojuni kapitullit
"Përdorimi i përditshëm".
Mbi panelin e kontrollit ka
njolla uji ose njolla yndyre.
Pastroni panelin e kontrollit.
Bie një sinjal akustik dhe
vatra e gatimit çaktivizohet.
Bie një sinjal akustik kur
vatra e gatimit çaktivizohet.
Keni vendosur diçka mbi një
ose më shumë fusha me
sensor.
Hiqni objektin nga fushat me
sensor.
Vatra çaktivizohet. Keni vendosur diçka mbi
fushën me sensor .
Hiqni objektin nga fusha me
sensor.
SHQIP 13
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Treguesi i nxehtësisë së
mbetur nuk ndizet.
Zona nuk është e nxehtë,
sepse ka punuar vetëm për
pak kohë.
Nëse zona ka qëndruar
ndezur mjaftueshëm për të
qenë e nxehtë, flisni me një
qendër të autorizuar
shërbimi.
Funksioni Nxehja automatike
nuk aktivizohet.
Zona është e nxehtë. Lëreni zonën që të ftohet
mjaftueshëm.
Është vendosur cilësimi më i
lartë i nxehtësisë.
Cilësimi më i lartë i
nxehtësisë ka të njëjtën fuqi
me funksionin.
Cilësimi i nxehtësisë
ndryshon midis dy niveleve.
Funksioni Menaxhimi i fuqisë
funksionon.
Drejtojuni kapitullit
"Përdorimi i përditshëm".
Fushat me sensor nxehen. Ena e gatimit është tepër e
madhe ose e keni vendosur
shumë afër butonave
komandues.
Nëse është e mundur,
vendosini enët e mëdha në
zonat e pasme të gatimit.
ndizet.
Fikja automatike funksionon. Çaktivizojeni vatrën dhe
aktivizojeni sërish.
ndizet.
Funksioni Mekanizmi i
sigurisë për fëmijët ose
Bllokimi aktivizohet.
Drejtojuni kapitullit
"Përdorimi i përditshëm".
ndizet.
Nuk ka enë mbi zonën e
gatimit.
Vendosni enë mbi zonën e
gatimit.
Ena është e
papërshtatshme.
Përdorni enë të
përshtatshme.
Drejtojuni kapitullit
"Udhëzime dhe këshilla".
Diametri i bazamentit të
enës është shumë i vogël
për zonën e gatimit.
Përdorni enë gatimi me
përmasa të sakta.
Drejtojuni kapitullit "Të
dhëna teknike".
Afishohet dhe një numër.
Ka një gabim në vatrën e
gatimit.
Shkëputeni vatrën e gatimit
për pak kohë nga rrjeti
elektrik. Hiqni siguresën nga
sistemi elektrik i shtëpisë.
Lidheni sërish. Nëse
ndizet sërish, kontaktoni me
qendrën e autorizuar të
shërbimit.
www.aeg.com14
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
ndizet.
Në vatrën e gatimit ka një
gabim sepse një enë gatimi
është lënë pa ujë. Fikja
automatike dhe mbrojtja nga
mbinxehtësia për zonat e
gatimit vihet në funksion.
Çaktivizoni vatrën e gatimit.
Hiqeni enën e nxehtë. Pas
afro 30 sekondave,
aktivizojeni sërish zonën e
gatimit. Nëse problemi ishte
ena e gatimit, mesazhi i
gabimit fiket. Treguesi i
nxehtësisë së mbetur mund
të vazhdojë të rrijë ndezur.
Lëreni enën e gatimit që të
ftohet mjaftueshëm.
Kontrolloni nëse ena e
gatimit përshtatet me vatrën.
Drejtojuni kapitullit
"Udhëzime dhe këshilla".
7.2 Nëse nuk mund të gjeni
zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose me një
qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të
dhënat nga pllaka e specifikimeve. Jepni
gjithashtu kodin me tre shifra për xhamin
qeramik (ndodhet në qoshe të sipërfaqes
prej qelqi) dhe mesazhin e defektit që
ndizet. Sigurohuni që ta përdorni vatrën
saktë. Nëse jo, servisi nga tekniku i
shërbimit apo shitësi nuk do të jetë falas,
edhe gjatë periudhës së garancisë.
Udhëzimet lidhur me qendrën e shërbimit
dhe kushtet e garancisë janë në
broshurën e garancisë.
8. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni vatrën, shkruani
informacionin e mëposhtëm nga pllaka e
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve
gjendet në pjesën e poshtme të vatrës.
Numri i serisë ...........................
8.2 Vatra inkaso
Vatrat inkaso përdorini vetëm pasi ta
keni montuar vatrën siç duhet në njësitë
inkaso dhe në planin e punës, sipas
standardeve në fuqi.
8.3 Kablloja e lidhjes
Vatra është e pajisur me një kabllo
lidhëse.
Për të zëvendësuar kabllon e
energjisë që është dëmtuar, përdorni
llojin e kabllos së energjisë në vijim
(ose me vlerë më të lartë): H05BB-F
Tmax 90°C. Flisni me qendrën lokale
të shërbimit.
SHQIP 15
8.4 Montimi
min.
50mm
min.
500mm
min.
2mm
min. 2 mm
A
B
A
12 mm
28 mm
38 mm
B
57 mm
41 mm
31 mm
min
30 mm
min. 500 mm
< 20 mm
> 20 mm
min. 2 mm
A
B
A
12 mm
28 mm
38 mm
B
57 mm
41 mm
31 mm
min. 500 mm
R 5mm
min.
55mm
560
+1
mm
490
+1
mm
min.
38 mm
min.
2 mm
www.aeg.com16
min.
12 mm
min.
2 mm
8.5 Kutia mbrojtëse
Nëse përdorni kuti mbrojtëse (aksesor
shtesë), hapësira e përparme e
qarkullimit të ajrit prej 2 mm dhe
dyshemeja mbrojtëse menjëherë poshtë
vatrës nuk janë të nevojshme. Aksesori i
kutisë mbrojtëse mund të mos jetë i
disponueshëm në disa vende. Ju lutemi
kontaktoni shitësin lokal.
Nëse e instaloni vatrën mbi
një furrë, nuk mund të
përdorni kutinë mbrojtëse.
9. TË DHËNA TEKNIKE
9.1 Pllaka e specifikimeve
Modeli HK634200XB PNC 949 595 021 01
Lloji 58 GAD D5 AU 220 - 240 V 50 - 60 Hz
Induksioni 7.4 kW Prodhuar në Gjermani
Nr. i serisë ................. 7.4 kW
AEG
SHQIP 17
9.2 Specifikimi i zonave të gatimit
Zona e gatimit Fuqia
nominale
(cilësimi
maksimal i
nxehtësisë)
[W]
Funksioni i
fuqisë [W]
Kohëzgjatja
maksimale e
Funksioni i
fuqisë [min]
Diametri i enës
së gatimit [mm]
Majtas, përpara 2300 3700 10 180 - 210
Majtas, e
pasme
1800 2800 10 145 - 180
Djathtas,
përpara
1400 2500 4 125 - 145
Djathtas, e
pasme
1800 2800 10 145 - 180
Fuqia e zonave të gatimit mund të jetë
pak më e ndryshme nga të dhënat në
tabelë. Ajo ndryshon në varësi të
materialit dhe të përmasave të enëve të
gatimit.
Për rezultate më të mira gatimi, përdorni
enë gatimi me diametër jo më të madh
se diametri i dhënë në tabelë.
10. EFIKASITETI ENERGJETIK
10.1 Të dhëna rreth produktit sipas EU 66/2014
Identifikimi i modelit HK634200XB
Lloji i vatrës Vatër gatimi
inkaso
Numri i zonave të gatimit 4
Teknologjia e ngrohjes Induksioni
Diametri i zonave të gatimit në formë rrethore
(Ø)
Majtas, përpara
Majtas, e pasme
Djathtas, përpara
Djathtas, e pasme
21,0 cm
18,0 cm
14,5 cm
18,0 cm
Konsumi i energjisë për zonë gatimi (Gatim
ECelectric)
Majtas, përpara
Majtas, e pasme
Djathtas, përpara
Djathtas, e pasme
167,2 Wh/kg
170,5 Wh/kg
178,1 Wh/kg
169,2 Wh/kg
Konsumi i energjisë i vatrës (Vatër ECelectric) 171,2 Wh/kg
EN 60350-2 - Pajisjet elektrike shtëpiake
të gatimit - Pjesa 2: Vatrat - Mënyrat e
vlerësimit të performancës
10.2 Kursimi i energjisë
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të
përditshëm nëse ndiqni këshillat në vijim.
www.aeg.com18
Vendosini enët e gatimit në zonën e
gatimit përpara aktivizimit të saj.
Enët më të vogla vendosini në zonat
më të vogla të gatimit.
Vendosini enët direkt në qendër të
zonës së gatimit.
Kur ngrohni ujë, përdorni vetëm
sasinë e ujit që ju nevojitet.
Nëse është e mundur, vendosni
kapakët mbi enët e gatimit.
Përdoreni nxehtësinë e mbetur për ta
mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta
shkrirë.
11. PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
Ricikloni të gjitha materialet e shënuara
me simbolin . Hidhini të gjitha
materialet ambalazhuese siç kërkohet
dhe ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe
të brezave të ardhshëm. Mos hidhni
pajisjet elektrike të shënuara me simbolin
së bashku me mbetjet e përgjithshme
shtëpiake. Hidhini të gjitha mallrat
elektrike pranë pikave përkatëse të
grumbullimit të autoriteteve lokale, pranë
autoritetit lokal ose pranë qendrave
komerciale të riciklimit.
SHQIP 19
TARTALOM
1. BIZTONSÁGI TUDNIVALÓK............................................................................ 21
2. BIZTONSÁGI UTASÍTÁSOK............................................................................ 22
3. TERMÉKLEÍRÁS.............................................................................................. 25
4. NAPI HASZNÁLAT........................................................................................... 26
5. HASZNOS TANÁCSOK ÉS JAVASLATOK......................................................29
6. ÁPOLÁS ÉS TISZTÍTÁS...................................................................................31
7. HIBAELHÁRÍTÁS............................................................................................. 31
8. ÜZEMBE HELYEZÉS....................................................................................... 33
9. MŰSZAKI INFORMÁCIÓK............................................................................... 35
10. ENERGIAHATÉKONYSÁG............................................................................ 36
AZ ÖN ELÉGEDETTSÉGE ÉRDEKÉBEN
Köszönjük, hogy megvásárolta ezt az AEG készüléket. Termékünk készítésekor
egy olyan beredezést kívántunk létrehozni az Ön számára, amely kifogástalan
teljesítményt nyújt hosszú éveken keresztül, köszönhetően az alkalmazott
innovatív technológiáknak, amelyek az életét jelentősen megkönnyítik – és
amelyeket más készülékeken nem talál meg. Kérjük, szánjon néhány percet az
útmutató végigolvasására, hogy a maximumot hozhassa ki készülékéből.
Látogassa meg a weboldalunkat:
Kezelési tanácsok, kiadványok, hibaelhárító, szerviz információk:
www.aeg.com/webselfservice
További előnyökért regisztrálja készülékét:
www.registeraeg.com
Kiegészítők, segédanyagok és eredeti alkatrészek vásárlása a készülékhez:
www.aeg.com/shop
VÁSÁRLÓI TÁMOGATÁS ÉS SZERVIZ
Kizárólag eredeti alkatrészek használatát javasoljuk.
Ha készülékével a szervizhez fordul, legyenek kéznél az alábbi adatok: Típus,
termékszám, sorozatszám.
Ezek az információk az adattáblán olvashatók.
Figyelmeztetés - Biztonsági információk
Általános információk és hasznos tanácsok
Környezetvédelmi információk
A változtatások jogát fenntartjuk.
www.aeg.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76

Aeg-Electrolux HK634200XB Manual de utilizare

Tip
Manual de utilizare