AEG SCT51800S0 Manual de utilizare

Tip
Manual de utilizare
SCT51800S0
SQ
FRIGORIFER-NGRIRËS UDHËZIMET PËR PËRDORIM
2
BG ХЛАДИЛНИК-ФРИЗЕР РЪКОВОДСТВО ЗА УПОТРЕБА 26
RO FRIGIDER CU CONGELATOR INFORMAŢII PENTRU
UTILIZATOR
51
UK ХОЛОДИЛЬНИК-
МОРОЗИЛЬНИК
ІНСТРУКЦІЯ 75
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt
e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për
shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e
bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund
të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi
kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin
prej këtij produkti.
AKSESORË DHE PJESË KONSUMI
Në dyqanin e AEG në internet mund të gjeni gjithçka që
ju nevojitet që pajisjet AEG të kenë një pamje të pastër e
një funksionim të përkryer. Bashkë me një gamë të gjerë
aksesorësh të modeluar dhe prodhuar sipas standardeve
të larta që ju kërkoni, nga enët speciale të gatimit e deri
te mbajtëset e lugëve, thikave e pirunëve, nga mbajtëset e
shisheve e deri te koshat për rrobat e palara…
Vizitoni dyqanin në internet në adresën
www.aeg.com/shop
2
PËRMBAJTJA
4 Të dhëna për sigurinë
7 Paneli I kontrollit
8 Përdorimi i parë
8 Përdorimi I përditshëm
11 Udhëzime dhe këshilla të
nevojshme
12 Kujdesi dhe pastrimi
14 Si të veprojmë nëse…
16 Të dhëna teknike
16 Instalimi
23 Zhurmat
Në këtë manual përdorimi janë përdorur
simbolet e mëposhtme:
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë tuaj
personale si dhe udhëzime se si të
parandaloni dëmet në pajisje.
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Përmbajtja
3
TË DHËNA PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të
përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të
njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë
që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e
pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi
prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi
të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa
kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë
pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë
ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një
pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që
ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që
pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
PARALAJMËRIM
Mos i bllokoni zgavrat e ventilimit, në pajisje apo në strukturën inkaso.
Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në
këtë broshurë udhëzuese.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e
akullit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për
sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.
Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut
ftohtës të mos dëmtohet.
4 Të dhëna për sigurinë
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt
në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark
të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
PARALAJMËRIM
Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga
një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit për të
shmangur rreziqet.
1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes.
Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik
goditjeje elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës
1)
për ndriçimin e
brendshëm.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.
Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo
mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Llambushkat
2)
në këtë pajisje përdoren llamba të posaçme të përzgjedhura vetëm për
përdorim në pajisje elektro-shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur për
ndriçim dhome.
Përdorimi i përditshëm
Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet
në murin e pasmë.
3)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të
prodhuesit të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri.
Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë
presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën.
2) Nëse parashikohet përdorimi i llambave.
3) Nëse pajisja është Pa formim bryme.
Të dhëna për sigurinë 5
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
plastike.
Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është
e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen.
Në këtë rast, ruajeni paketimin.
Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i
lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do
të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të
shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të
shmangur djegie të mundshme.
Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
4)
Shërbimi
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një
elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit
apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera
qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje
me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në
njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet
e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
janë të riciklueshme.
4) Nëse parashikohet një lidhje me ujin.
6 Të dhëna për sigurinë
PANELI I KONTROLLIT
1 2 3
4 5 6
1. Llambushka e kontrollit
2. Rregullatori i temperaturës
3. Llambushka FROSTMATIC
4. Butoni FROSTMATIC
5. Llambushka DYNAMICAIR
6. Butoni DYNAMICAIR
Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e vendosjes së temperaturës në drejtim orar në një përzgjedhje
mesatare.
Drita treguese do të ndizet.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e Temperaturës në pozicionin "O".
Drita treguese do të fiket.
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të vënë pajisjen në punë, veproni si vijon:
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të përftuar
minimumin e ftohtësisë.
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është përgjithësisht përzgjedhja më e përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të zgjidhet duke mbajtur parasysh se temperatura
brenda në pajisje varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit të depozituar
vendndodhja e pajisjes.
Funksioni FROSTMATIC
Ju mund të aktivizoni funksionin FROSTMATIC duke shtypur butonin FROSTMATIC.
Do të ndizet drita FROSTMATIC.
Paneli I kontrollit
7
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52 orësh.
Është e mundur të çaktivizoni funksionin në çdo kohë duke shtypur butonin FROSTMATIC.
Do të fiket drita FROSTMATIC.
Funksioni DYNAMICAIR
Ju mund të aktivizoni funksionin DYNAMICAIR duke shtypur butonin DYNAMICAIR .
Do të ndizet drita DYNAMICAIR .
Është e mundur të çaktivizoni funksionin në çdo kohë duke shtypur butonin DYNAMICAIR .
Do të fiket drita DYNAMICAIR .
Nëse funksioni aktivizohet automatikisht, treguesi DYNAMICAIR nuk tregohet (referojuni
kapitullit "Përdorimi i përditshëm").
Aktivizimi i funksionit DYNAMICAIR rrit konsumin e energjisë.
PËRDORIMI I PARË
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike
të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Ngrirja e ushqimit të freskët
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni funksionin FROSTMATIC të paktën 24 orë
përpara se të vendosni ushqimin që do të ngrini, në dhomëzën e ngrirësit.
Vendosni ushqimin e freskët që do të ngrini në dhomëzën e poshtme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet për 24 orë përcaktohet në etiketën e
parametrave, një etiketë që ndodhet në pjesën e brendshme të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u ngrirë.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të
lartë.
Nëse ju duhet të fusni në pajisje sasi të mëdha ushqimi, hiqni gjithë sirtarët dhe koshat nga
pajisja dhe vendosni ushqimin mbi raftet e ftohta për të patur rezultate sa më të mira.
8 Përdorimi i parë
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që ushqimet të mos e tejkalojnë ngarkesën maksimale në anë të pjesës së
sipërme (aty ku është e pranishme)
Në rast të një shkrirjeje aksidentale, si për shembull për shkak të ikjes së korrentit, nëse
ushqimi me energji ka zgjatur më shumë se vlera e treguar në tabelën e karakteristikave
teknike në "koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të ringrihet (pasi është ftohur).
Kalendari i ushqimeve të ngrira
Simbolet tregojnë lloje të ndryshme ushqimesh të ngrira.
Numrat tregojnë kohëzgjatjen e ruajtjes në muaj për llojet përkatëse të ushqimeve të ngrira.
Nëse caqet e sipërme dhe të poshtme të kohës së ruajtjes së ushqimit të ngrirë kanë apo jo
vlerë, kjo varet nga cilësia e ushqimit dhe e trajtimit që i është bërë para ngrirjes.
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose në
temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga
ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më shumë kuti të posaçme për prodhimin e kubeve
akullit. Mbushini këto kuti me ujë, më pas futini në dhomëzën e ngrirjes.
Mos përdorni vegla metalike për të hequr kutitë nga ngrirësi.
Akumulatorët e ftohtësisë
Një ose më shumë akumulatorë të ftohtë janë në ngrirës; këto rrisin gjatësinë e kohës që do
të ruhet ushqimi në rast të ikjes së dritave ose defekti.
kjo pajisje është shitur në Francë.
Në përputhje me rregulloret në fuqi në këtë shtet ajo duhet të pajiset me një mekanizëm të
veçantë (shih figurën) që vendoset në ndarjen e poshtme të frigoriferit për të treguar zonën
më të ftohtë të tij.
Përdorimi I përditshëm 9
Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen
sipas dëshirës.
Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakova të ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e dorës mund të
vendosen në lartësi të ndryshme.
Pozicionimi i kutisë rrëshqitëse
Kutia rrëshqitëse mund të vendoset në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon:
1. ngrini raftin me kutinë rrëshqitëse lart
dhe jashtë mbajtësve të derës
2. hiqni kllapën mbajtëse nga drejtuesi nën
raft
3. Bëni të kundërtën e veprimit të
mësipërm për të futur kutinë rrëshqitëse
në një lartësi të ndryshme.
10 Përdorimi I përditshëm
DYNAMICAIR
Kjo dhomëz e frigoriferit është e pajisur me një
pajisje që lejon ftohjen e shpejtë të ushqimeve
dhe një temperaturë më të njëtrajtshme në
dhomëz.
Kjo pajisje vetë-çaktivizohet kur është e
nevojshme, për shembull për rikuperimin e
shpejtë të temperaturës pas hapjes së derës ose
kur temperatura e ajrit është e lartë.
Ajo ju lejon të ndizni pajisjen manualisht kur
nevojitet (referojuni "Funksioni DYNAMICAIR ").
Pajisja DYNAMICAIR ndalon kur dera hapet dhe
rifillon menjëherë pas mbylljes së saj.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Këshilla për kursimin e energjisë
Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë
se ç'duhet.
Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është vendosur
në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë
pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo
gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët për
të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës;
mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë;
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit që
ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen
në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër të
jetë e mundur.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 11
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e
shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në
ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa
këshilla të rëndësishme:
sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e
vlerave;
procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj
periudhe;
ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të
plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;
mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë
hermetik;
mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira,
në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit;
ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të
shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të
pasur parasysh kohën e ruajtjes.
Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet:
të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë
sa më të shkurtër;
të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet;
pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe
ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
12 Kujdesi dhe pastrimi
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
Pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun.
Kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra
dhe nuk kanë papastërti.
Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë erë të mirë
ose pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet dhe mund të lënë një erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me
një furçë. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do të kursejë konsumin e
energjisë.
Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë
lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme e
kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin kryesor.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse
të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në
mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të
parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi
ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e
kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Gjithashtu, dhomëza e ngrirjes në këtë model është e llojit "pa ngricë". Kjo do të thotë se
gjatë procesit të punës nuk krijohet ngricë, as në muret e brendshëm as mbi ushqime.
Kujdesi dhe pastrimi 13
Moskrijimi i ngricës vjen si rezultat i qarkullimit të vazhdueshëm të ajrit të ftohtë brenda
dhomëzës, që vihet në punë nga një ventilator automatik.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata, merrni masat paraprake të mëposhtme:
shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike;
nxirrni jashtë gjithë ushqimet;
shkrirja
5)
dhe pastroni pajisjen dhe të gjithë aksesorët e saj;
lëreni derën/dyert pak hapur për të shmangur formimin e erërave të pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë për të
shmangur prishjen e ushqimit brenda, në rast të luhatjeve elektrike.
SI TË VEPROJMË NËSE…
PARALAJMËRIM
Përpara se të kryeni veprime për mënjanimin e problemeve, hiqeni pajisjen nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me problemet
ose defektet që nuk përshkruhen në këtë manual.
Gjatë përdorimit normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon.
Llambushka nuk
funksionon.
Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur mirë në
prizë.
Futeni spinën mirë në prizë.
Pajisjes nuk i vjen korrent. Në
prizën elektrike nuk kalon
tension.
Lidhni një pajisje tjetër elektrike
në prizë.
Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Llambushka nuk punon. Llambushka është në gatishmëri. Mbyllni dhe hapni derën.
Llambushka është me defekt. Shihni kapitullin "Zëvendësimi i
llambushkës".
Kompresori funksionon
vazhdimisht.
Temperatura nuk është vendosur
si duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Dera është hapur shumë shpesh. Mos e mbani derën hapur më
shumë se ç'duhet.
5) Nëse parashikohet.
14 Si të veprojmë nëse…
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit
të bjerë në temperaturën e
ambientit, përpara se ta lini në
ruajtje.
Temperatura e dhomës është
shumë e lartë.
Ulni temperaturën e dhomës.
Në pllakën e pasme të
frigoriferit rrjedh ujë.
Gjatë procesit automatik të
shkrirjes, bryma shkrin në
pllakën e pasme.
Kjo është normale.
Brenda në frigorifer rrjedh
ujë.
Vrima e daljes së ujit është
bllokuar.
Pastroni vrimën e ujit.
Produktet e pengojnë ujin të
rrjedhë në kolektorin e ujit.
Sigurohuni që produktet të mos
prekin pllakën e pasme.
Uji rrjedh në dysheme. Uji i shkrirë që del jashtë nuk
shkon në tabakanë avulluese që
ndodhet mbi kompresor.
Bashkoni tubin e daljes së ujit të
shkrirë me tabakanë avulluese.
Temperatura në pajisje
është shumë e ulët.
Rregulluesi i temperaturës nuk
është cilësuar si duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Temperatura në pajisje
është shumë e lartë.
Rregulluesi i temperaturës nuk
është cilësuar si duhet.
Vendosni një temperaturë më të
ulët.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit
të bjerë në temperaturën e
ambientit, përpara se ta lini në
ruajtje.
Janë futur shumë produkte
njëkohësisht në pajisje.
Futni më pak produkte
njëkohësisht në pajisje.
Temperatura në frigorifer
është shumë e lartë.
Në pajisje nuk qarkullon ajër i
ftohtë.
Sigurohuni që në pajisje të
qarkullojë ajër i ftohtë.
Temperatura në ngrirës
është shumë e lartë.
Produktet janë shumë afër me
njëri-tjetrin.
Vendosini produktet në mënyrë të
tillë që ajri i ftohtë të mund të
qarkullojë.
Si të veprojmë nëse… 15
Zëvendësimi i llambushkës
1. Fikni pajisjen.
2. Shtypni çengelin e pasmë dhe në të
njëjtën kohë rrëshqisni kapakun në
drejtim të shigjetës.
3. Zëvendësojeni llambushkën me një tjetër
të së njëjtës fuqi dhe të projektuar enkas
për pajisjet elektro-shtëpiake. (fuqia
maksimale tregohet në kapakun e
llambushkës).
4. Instaloni kapakun e llambës duke e
rrëshqitur në pozicionin e tij fillestar.
5. Ndizni pajisjen.
6. Hapni derën. Sigurohuni që llambushka të ndizet.
Mbyllja e derës
1. Pastroni guarnicionin e derës.
2. Nëse është e nevojshme, rregulloni derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni guarnicionet me defekt të derës. Kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit.
TË DHËNA TEKNIKE
Dimensionet e folesë
Lartësia 1780 mm
Gjerësia 560 mm
Thellësia 550 mm
Koha në rritje 21 h
Tensioni 230-240 V
Frekuenca 50 Hz
Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e vlerave që gjendet në anë të majtë brenda pajisjes
dhe në etiketën e energjisë.
INSTALIMI
PARALAJMËRIM
Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për një përdorim
të saktë të pajisjes, përpara se të instaloni atë.
16 Të dhëna teknike
Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit përputhet me klasën e
klimës që tregohet në tabelën e vlerave në pajisje:
Klasa e klimës Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që tregohet në
tabelën e vlerave përputhet me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj.
Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabllos tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt,
pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar, lidheni
pajisjen në një prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi, duke u
këshilluar me një elektriçistelektricist.
Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat paraprake
të mësipërme.
Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. - Direktivat
Ndryshimi i drejtimit të derës
Dera e pajisjes hapet nga e djathta. Nëse doni të hapni derën nga e majta, ndiqni këta hapa
përpara se të instaloni pajisjen:
1. Lironi kunjin e sipërm dhe hiqni
ndarësin.
2. Hiqni mbërtheckën e sipërme dhe derën
e sipërme.
Instalimi 17
3. Zhvidhosni kunjat (B) dhe ndarëset (C).
4. Hiqni derën e poshtme.
5. Lironi kunjin e poshtëm.
Në krahun e kundërt:
1. Vendosni vidhën e poshtme.
2. Montoni derën e poshtme.
3. Rivendosni në vendin e tyre vidhat (B)
dhe ndarëset (C) në menteshën e mesit
të krahut të kundërt.
4. Montoni derën e sipërme.
5. Shtrëngoni ndarësen dhe vidhën e
sipërme.
Nevojat për ventilim
Qarkullimi i ajrit mbrapa pajisjes duhet të jetë i
mjaftueshëm.
Instalimi i pajisjes
KUJDES
Sigurohuni që kablloja kryesore e ushqimit të lëvizë lirshëm.
Ndiqni këto hapa.
B
C
C
50 mm
min.
200 cm
2
min.
200 cm
2
18 Instalimi
1. Nëse është e nevojshme, priteni shiritin
ngjitës dhe më pas aplikojeni në pajisje
siç tregohet në figurë.
2. Hapni vrimë tek mbulesa e menteshës A,
siç është treguar në figurë.
Vendosni mbulesat A dhe A1 (në çantën
e aksesorëve) te mentesha e mesit.
3. Instaloni pajisjen në folenë përkatëse.
Shtyjeni pajisjen në drejtim të shigjetës
(1) derisa kapaku i sipërm të ndalojë pas
dollapit të kuzhinës.
Shtyjeni pajisjen në drejtim të shigjetës
(2) pas dollapit në të kundërt të
menteshës.
x
x
A1A
1
2
Instalimi 19
4. Sistemoni pajisjen në folenë përkatëse.
Sigurohuni që largësia midis pajisjes dhe
pjesës ballore të dollapit të jetë 44 mm.
Kapaku i menteshës së poshtme (në
çantën e aksesorëve) siguron që largësia
midis mobilieve të kuzhinës dhe pajisjes
është e saktë.
Sigurohuni që boshllëku midis pajisjes
dhe pjesës ballore të dollapit të jetë 4
mm.
Hapni derën. Vendoseni kapakun e
menteshës së poshtme në vend.
5. Fiksojeni pajisjen në folenë përkatëse me 4
vidha.
6. Hiqni pjesën e duhur nga kapaku i
menteshës (E). Sigurohuni që të hiqni
pjesën DX, në rast të vendosjes së
menteshës në të djathtë, dhe SX në
rastin e kundërt.
44mm
4mm
I
I
20 Instalimi
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76
  • Page 77 77
  • Page 78 78
  • Page 79 79
  • Page 80 80
  • Page 81 81
  • Page 82 82
  • Page 83 83
  • Page 84 84
  • Page 85 85
  • Page 86 86
  • Page 87 87
  • Page 88 88
  • Page 89 89
  • Page 90 90
  • Page 91 91
  • Page 92 92
  • Page 93 93
  • Page 94 94
  • Page 95 95
  • Page 96 96
  • Page 97 97
  • Page 98 98
  • Page 99 99
  • Page 100 100

AEG SCT51800S0 Manual de utilizare

Tip
Manual de utilizare