TË DHËNA PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të
përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të
njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në
mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për
përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit,
pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me
aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, për sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin
pajisjen nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më
pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të
pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
• Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një
pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni
që ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë
që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
KUJDES
Mos i bllokoni zgavrat e ventilimit.
• Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet
në këtë broshurë udhëzuese.
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen
e akullit.
• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse,
për sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.
• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut
ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
4
Të dhëna për sigurinë